PUNO N’DAÇ ME PASË

0
2439

AV. XHABIR ZEJNUNI.

Shkon çdo dit nji soj demelit,
n’Kish i shkreti veç me u qetsue,
tuj e lut Zotin me e pasunue,
kurr nji dit ai tuj mos punue.

Porsa punën e kish krye,
n’Kish shkon edhe puntori,
me u lut siç asht zakoni,
edhe shpirtin fort me e qetsue.

E prej lutjes i lehtsuem,
del prej Kishet ma i frymzuem,
edhe nji kacidhe si ofert,
priftit n’dor ai tuj ja lshue.

Del demeli i zymt prej Kishet,
veç me vedin tuj murmurue,
si nuk mujta njiher i mjeri,
priftit nji kacidhe me ja ofrue,

Shkoi dita edhe nata,
tuj ju lut Zotit me t’madhe,
m’jep diça o Zot ti mue,
priftit n’Kish un me ja çue.

E ndigjoi i madhi Zot,
demelin veç tuj u ankue,
ma n’fund s’mujt me durue,
dy fjal atij pa ja numrue.

Ndigjo dy fjal mor njeri i mir,
shko e ban ti ndonji pun,
ashtu siç ban tan shoqnija,
dit e nat veç tuj punue.

Se po punove ti për vedi,
rri i qet se ka me t’mjaftue.
familjen tande me e ndihmue,
edhe priftit diça me i ofrue.

Se po t’jet me u pasunue,
veç me lutje tuj m’u drejtue,
asnji dit tuj mos punue
ty me priftin un s’jam tuj t’ndrrue.