PUSHTETARË E PARLAMENTARË

0
641
Bajram Bashota

Bajram Bashota

SHPIRTI IM I BARDHË

Shpirti im i bardhë
Kur të fluturojë në qiell
Do të shoqërohet me engjëj
Të ma ngrohë i lumi diell
Se mbi këtë dhe nuk bëra keq
Dhe kujt me gojë nuk i thash dreq
I pastër linda dhe i pastër do shkoj
N’ amshim me engjuj do të jetoj
Njerinë kurrë s’e urreva
Porosinë e zoti në vend e cova
Sepse atij gjithmonë i besova
Edhe n’amshim do jemë besimtarë
Jetën e amshueshme me faqe të bardhë.

PUSHTETARË E PARLAMENTARË

Pushtetarë e parlamentarë
Si n’Kosovë e në Shqipëri, në Preshevë e Maqedoni
N’Çamëri e Mal të Zi kudo që është kjo shqiptari
Folni me një gjuhë he gjuha ju shkurtoftë
Folni me një mendje, mendja ju trubulloftë !
Për këtë atdhe që tjetër s’ kemi
Kur s’jemi bashkë ku n’hamam do vemi
Si nuk ju dhimset gjaku i lirisë
I dëshmorëve që ranë për këtë Dardani ?
Ju pushtetarë e ju parlamentarë
Pse s’folni me një gjuhē s’folni me një fjalë
A zoti ua ka marrë ment apo jeni të marrë ?
Mbrone atdheun, mbrone lirinë
Si s’çani kokën o pushtetarë të mjerë
Mo ju ka marrë koka erë?
Çoniu more prej gjumit çonju
Të gjithë në një besë shtëngonju!
Ta rujajmë këtë Dardani e këtë mëmë Shqipëri
Të mos e shkelë më armiku i zi
Ja sot ja kurrë për Dardani e Çamëri e mëmën Shqipëri
Që me shekuj nën robëri nën këmbë të balozëve t’zi.