QEVERIA E KOSOVËS PRAPË ME SERBË…

0
476
Qeveria Kurti
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

As kësaj here, Isa Mustafa me Agim Veliun nuk e pranuan koalicionin me Albinin, pa e marrë edhe Listën Srbska në qeveri – kështu serbët kanë tani 3 ministri në qeverinë e re… Sa shkoi Albini dhe u takua me Listën Srbska, Isa Mustafa e LDK ndezën dritën jeshile, hapën rrugë, qeveria u bë!

Kemi kështu koalicionin LVV+LDK+Lista Srbska! Pa serbë, e parandjenja, nuk bëhet qeveri në Kosovë, por nuk kisha guxim me e thanë hapur, nga frika se po më thonë tradhëtar si Ramës, edhe pse e përmenda në ndonjë rast në FB. 3 muaj diskutime, kot më kot, ku qëndron problemi? Duhet me marrë edhe serbët, se ndryshe nuk bën! Çelësi janë serbët. Nuk bëhet qeveri pa ta në Kosovë, jo! Pika që nuk u bjen! Me llapë ata, mbahen pra edhe për patriota… Shani Ramën tani!

Asnjë i Shqipërisë në qeveri, pse? Sepse kosovarët ende i besojnë serbëve më shumë se shqiptarëve të Shqipërisë…

Këtë fenomen destruktiv e vetë-shkatërrues fatkeq shqiptar e vëren edhe në raste të tjera dhe këtu po përmendi dy prej tyre, ku dy miq të mi nga Kosova edhe pse intelektualë bien edhe ata viktimë e pavetëdijshme e vlerësimit të serbit, ma shumë se të shqiptarit – gjykojnë pra, po kështu si koalicioni i qeverisë së re të Kosovës, që pa serbë nuk bëhet:

1. Shefqet Dibrani e nxjerrë Alma Lamën rrenacake në një shkrim më 2016-n “Kur zonja Lama e bën arsyetimin lëmë“, se gjoja ajo ka votuar për Hashim Thaçin president, edhe pse ajo faktikisht nuk ka votuar për të, edhe pse ka hyrë në sallë. Unë i disponoj faktet për këtë, kam votimin e Almës të pavlefshëm, por nuk mund ta bëj publik. E pse atëherë miku im Shefqet patrioti mendon kështu? Sepse e urren Isa Mustafën e LDK-në e tij, apo sepse Lista Srbska ka thënë se “nuk kanë votuar” për Hashën? Më duket se është kjo e dyta ma shumë. Kjo i mjafton tani atij si fakt, për t’u bindur se Alma ka gënjyer, pasi serbët nuk rrejnë.

Ky është absurdi këtu, se shqiptarët e Kosovës në përgjithësi, i marrin serbët ende si autoritet, e po jua the këtë, u vjen edhe keq, se ata instiktivisht i besojnë serbit më shumë se shqiptarit dhe kjo nuk është e lehtë me ua heqë si ves. Është organike, u ka hyrë në pavetëdije! E respektojnë ende serbin nga frika… edhe pse e dinë nga akademikët serbë, se “gënjeshtra është në themel të filozofisë politike serbe”, që kur ata kanë ardhur dhe na i kanë zënë këta troje në Gadishullin Ilirik.

2. Rasi i dytë është, kur Bajram Kabashi i referohet Vulinit, ministrit serb, dhe nxjerrë gënjeshtar Ramën. Pra, i duket Vulini më i besueshëm se Rama, ose ashtu ka dëshirë Bajrami me e paraqitë këtë, pa e enë i qartë për mesazhin, që përcjellë ai si gazetar me përvojë, me këtë gjë që bën. E shpeshherë jam ndeshë me fenomene të tilla të vlerësimit të pavetëdijshëm, prandaj për ta thjeshtësuar kuptimin e kësaj qe ndodh¨në këto raste, kam thëne se këto fenomene janë shprehje me bark, e jo me tru…

Ka edhe raste të tjera, që mund t’i përfshijmë këtu, por këto dy raste i mora si shembull për ilustrim, duke qenë i vetëdijshëm, se edhe miqtë e mi, mund të preken nga kjo mënyrë trajtimi që po bëj. Por si të vijmë pra deri te e vërteta, deri te interesi jonë? Si ta pastrojmë veten? Një president amerikan, më duket se Reagan ka thënë: “Kurrë nuk e mësova një gjë të re nga ata që menduan si unë“… Vetëm nga ata që më kundërshtuan. E kundërshtia nuk na pëlqen ne shqiptarëve edhe aq, nuk jemi mësuar ende me demokraci, dhe na duket se edhe kur e kemi keq, kemi të drejtë. Pra, kemi dëshirë që barku jonë të kënaqet, “e thashë bukur?!“, jo interesat tona të përbashkëta…

Shikojeni qeverinë e Kosovës, koalicion me serbë, asnjë të Shqipërisë nuk e kanë ministër, ne kemi 2 ministra nga Kosova, pra, po del se Shqipëria e Ramës realisht është më kombëtare dhe patriotike se këta patriotat e Kosovës… A po u duket fals ky patriotizëm i tyre?! Apo e kam gabim? Si thotë Driton Smakaj, komentoni pa sharje e fyerje, por me argumente, se frikë nuk e kemi askënd!

Unë i uroj qeverisë së Kosovës punë të mbarë, mrekulli nuk priten, por shpresoj se më mirë se deri sot mundet të ecë. Të shohim… Serbët i kemi fqinjë, deri dje pushtues të Kosovës, nuk i kemi zgjedhur me dëshirë, por duhet me i pranua prej zorit, por duke ruajtur interesat tona… A do mundemi vallë?

Me luftë me serbët kemi humbë më shumë ne, territore e njerëz, më mirë për të gjitha palët me paqe e bashkëpunim, si dhe me zhvllim ekonomik…

Miratohet qeveria e re, Albin Kurti zyrtarisht kryeministër i Kosovës