Rakip Suli, Kryebashkiaku që synon të rilind Kamzën dhe t’ua kthejë banorëve të saj…

0
422
Bekim Puci

Në foto: Autori i shkrimit Bekim Puci

Nga Bekim F. Puci

Bashkia e Kamzës, më në fund, po merr frymë lirisht dhe është çliruar nga fryma e bajraktarizmit dhe jakobinizmit politik, që i ndante banorët e saj në “përkrahës” dhe “kundërshtarë” të Oborrit Blu. Aty ku ndasitë partiake vlonin dhe gjithçka bëhej vetëm për përkrahësit e PD-së, duke e lënë pjesën tjetër të zbuluar ndaj çdo nevoje të përditshmërisë, sot ka nisur një erë tjetër, ku konsiderohen të huaja favoret partiake dhe kjo falë drejtimit të ri të kësaj bashkie, nga një grup njerëzish me vizion, më në krye kryebashkiakun socialist Rakip Suli.

Kamza, siç thotë me të drejtë kryebashkiaku socialist Rakip Suli, “nuk është më në dorën e bajraktarëve”, siç i quan ai demokratët, të cilët e patën kthyer Kamzën në një geto problematike, ku sundonin një grusht oligarkësh dhe partiakësh.

Shndërrimi ka nisur dhe po ndodh me shpejtësi, duke filluar nga ujësjellësi i ri, që do të mbulojë krejt territorin me ujë të bollshëm, kopshtet, çerdhet, shkollat, mjedisi urban, deri tek shërbimi ndaj qytetarëve, që po çlirohet hap pas hapi dhe me këmbëngulje nga ngërçet e trashëguara të klaneve blu.

Vetëm nëse i referohemi, bie fjala, pastrimit të Kamzës, do të vëmë re një shndërrim cilësor, një përkushtim konstant të kryetarit Suli dhe stafit të tij, gjer tek punëtorët në terren, që kanë dhënë rezultate konkrete dhe që janë të prekshme për çdo banor të Kamzës.

Ka nisur të projektohet dhe të realizohet ëndrra e madhe për ndryshim që ishte zgjuar në Kamëz midis qytetarëve pa dallim partiak, që kur garoi për herë të parë Rakip Suli në zgjdhjet e vitit 2011, por vota e lirë e qytetarëve u nëpërkëmb nga hajdutët e votave, që sot thërrasin në kor: “Kapjeni hajdutin”!…

Ato që po shfaqen si suprizuese dhe model që po bën një përshtypje mjaft të mirë tek qytetarët janë mosndëshkimet politike, që vetëm para më pak se dy viteve kanë qenë kthyer në një “traditë” agresive nga bajraktarët e PD-së dhe që sot, falë intuitës largpamëse të kryetarit Suli më nuk ekzistojnë dhe mjafton të kujtojnë që shumica dërmuese e ish aparatit ekzistues të kohës kur bashkinë e kishte PD-ja janë në punë aty ku kanë qenë. Është fakt se asnjë femër, qoftë në drejtim, qoftë në sektorë të ndryshëm, nuk është hequr nga puna dhe kjo ishte një nga fjalëmbajtjet e shumta të kryetarit të ri të bashkisë Rakip Suli.

Më në fund, pas viteve të tërë të një “rrethimi blu”, ku rrugët dhe bulaverdët gjysëm të rrënuar dhe të zhytur në pluhur e pisllëk, mbajnë emra të ndritur ikonash të politikës botërore, tanimë Kamza vërtetë po rilind, po kthehet tek vetvetja, tek hallët e përditshme të qytetarëve, tek përballja me nevojat e përditshmërisë, larg presioneve politike dhe çdo forme tjetër trysnie partiake dhe kjo falë një kryebashkiaku si Rakip Sula, që vështron përtej vetes, përtej intersdave partiake. Unë vetë jam pjesë e stafit të tij të ndryshimit dhe vij nga një shtresë e persekutuar politike, me stërgjyshin tim Cen Selmani të pushkatuar nga Diktatura dhe kryetari Suli me stafin e tij të drejtimit të bashkisë Kamzë nuk më kanë paragjykuar, përkundrazi më kanë ndihmuar në punën time.

Qytetarët e Kamzës po e shikojnë dhe prekin me dorën e tyre çdo ditë ndryshimin, kanë nisur investimet në të gjithë sektorët e jetës dhe ekonomisë, po jetësohet plani i rindërtimit mund të themi meplot gojën se sot Bashkia Kamëz është e qytetarëve, të cilët dëgjohen dhe i jepet përgjigje çdo qytetari. Ata janë vendimmarrës dhe përbejnë forcën shtytëse të zhvillimeve të mëdha që po ndodhin cdo ditë e më shumë në Kamzën që po rilind.