RAMAZANI NUK ËSHTË FESTË, POR….

2
1932

Më vjen keq; por jemi popull që nuk dallojmë erërat (nga aromatê)…
Nuk dimë kur hyjmë e kur dalim nga festat fushatat e ndryshme!
Nuk dimë çka është festa e çka parapërgaditja e saj, çka është personale e çka shoqërore, çka është shpirtërore e çka materiale… gjithë jeta jonë duket dyftyrësi, dhe siç thuhet; gjithçka bëjmë sa për sy e faqe!

Ka humbë ndjenja e të qenurit vetvetja-njeri. Ta marrim një shembull konkret të ditëve tona ku thuhet; Sot fillon fushata?! Qesharake.

Pastaj, në pyetje vjen Ramazani.
Unë çmoj çdo besimtar, çdo njeri të mirë, të arsyeshëm, jo hilexhi, koprac, materialist… Respektoj vullnetin e lirë e të mirë të çdo njeriu, por shqetësohem e pyes; a nuk është tepruar me Ramazan, a nuk duket imponin (apo edhe mosdije), a nuk është kjo “diktaturë” (psikike) e llojit të vet? Linçim psikik?!

Njëherë e përgjithmonë duhet kuptuar së pari hoxhallarët (nuk êshtë ok veç të dalim në tv…) e pastaj masmediat gazetat, portalet e në veçanti tv e radio se; RAMAZANI NUK ËSHTË FESTË por kohë parapërgaditore, kohë e përgaditjes shpirtërore dhe plotësisht personale për një kremtje që vjen pas, pra kohë përgaditore për BAJRAM.

A nuk e tepruan me vite tv e radio tona me imponime? Mendojeni, (përveç se ndërrohen skemat programore) po sa të futësh në tv o radio, pyetja e parë e moderatorit është; A je tu nënu (agjëru)?! Sa qesharake e budallaqe?! A me të tregua edhe çka ha pastaj? Ja në çfarë pozite të sjellin, pra a nuk është ky linçim publik? Sepse, “kush guxon” të mos agjërojë (së paku mos të thotë se agjëron e të sillët agjërueshëm) në vende publike deshi apo nuk deshi, vetëm e vetëm për të mos qenë i vulosur – etiketuar ndoshta edhe si kaur?! Kështuqë i tërë shteti deshti apo jo “Eshtê në Ramazan-agjèrim”, në dyftyrësi.

Mos të harrojmē se edhe në Krishterizëm (katolicizëm) egziston një “ramazan” pra Krezhmet apo kohë e përgaditjes, e kthimit, pendesës, faljes, agjërimit… Kohë e meditimit dhe lutjes, kohë kur përgaditesh për Pashkë, ku njêriu paraprakisht së paku gjashtë javë shkëputet nga gjërat tokësore për ato Hyjnore, por a e din ndonjë tv e radio për këtë, e mos të them të bllokoj në orë të caktuar e për çdo ditë programin siç po ndodhê me “FESTËN” e Ramazanit?!

Jo, lidhje me krezhme nuk trumbetohet, as propagandohet as glorifikohet as që urohet e as festohet më tepêr se çdo festë tjetër, sepse koha e Krezhmeve nuk është festê, por kohë pregaditjeje për festë, dhe e gjitha duhet të ndodhë pa zhurmë, pa haluçiacione, pa ekstazë, por gjithçka në modesti, përvujtëri, dashamirësi, butësi, bëmirësi pa zhurmë…

Mos harroni se Ramazani e Krezhmet janë e duhet të jenë kohë parapërgaditore dhe shumë personale dmth. UNË – ZOTI (ana shpirtërore) dhe ZOTI – UNË – NJÊRIU (për të bërë mirë dhe për tu dashur mes veti). POR ÇKA JEP E MAJTA MOS TA DIJ E DJATHTA.

Gjithë themi: Feja është çështje personale (apo private), dakord, por aq më tepër është e duhet të jetë personale Ramazani e Krezhmet, për cilën rrallë din kush (dhe kështu duhet të jetë). Apo ndoshta edhe pas më tepêr se 300-400 vite ende nuk e mësuan vëllezërit e mi shqiptarë se çka është Ramazani ose për çdo vit ndryshon ai (nuk e besoj) kêshtuqë duhet aq propagandë?!

Respekt për gjithë ata që agjërojnë me bindje e për të mirë, Zoti i shpërbleftë.

Marjan Sebaj-Sopi
Rostock
31.05.2017

Shënim: Mendoj se shqiptarët nuk duhet të agjërojnë fare, që të ulim numrin e të marrëve në shoqërinë tonë! /AÇ

2 KOMENTE

  1. Ramazani eshte kurth i Islamit, sepse ligjerimet e hordhive Muslimane, apo otomanoarabike… ne kohen e Ramazanit jane me te shpeshta per te vetmen arsye: njerezit kur jane te uritur kane prirje me te madhe te besojne ne propaganden qe ua servojne propaganduesit Islamikë.
    Pastaj kur vjen koha e Iftarit, njerezit jane te lumtur sepse pas abstenimit tereditor… jane te lumtur… dhe keshtu 30 dite, dhe njerezit e respektojne Iftarin… dhe ne fund vjen festa e Kurban Bajramit… dmth sakrifices së rrejshme, dhe njerezit mendojne apo iluzojne se bene nje veper te mire, duke i dhuruar te varferit nje kocke!!! JOOOOOO. Ndihme eshte kur e puneson nje te varfer …e jo kur ti dhuron ashtin apo kocken… gjate Ramazanit nje Euro e dhuruar kthehet 32 here me shume ne parajse!!! Sipas BIK-ut…

    Arben Çokaj,
    Un ne jeten time nuk kam pa asnje SHQIPTAR te agjeroje… te gjithe ata qe un i kam pa duke agjeruar kane qene, jane dhe do te jene Muslimanë… ndersa SHQIPTARI e feston 28 Nentorin, vitin e ri, Veren, Dimrin, edhe çdo dite tjeter. Ushqimi gjate nates e jo gjate dites eshte ritual otomanoarabik… e jo SHQIPTAR.

    OSE JE SHQIPTAR ose musliman! Pikë!

Komentet janë mbyllur.