RAMUSHI ËSHTË BËRË SI PËR GJYNAH

0
276
Çakorr - Ramushi me shkëmb

Nga Binak MAXHARRAJ

Më të ardhë jo vetem keq por edhe gjynah se në çfarë gjendje ka rëne Kryetari i AAK Ramush Harajdinaj. Ky njeri qe doli i lavdishëm nga lufta duke flijuar edhe anëtarët e failjës për lirin e Kosovës, tashti në paqë hiq nuk po mujë gjendet si duhet.

Gjatë gjithë këtyre viteve në liri, në transicion është bërë lypsar i madh dhe gjuetar i posteve te ndryshme politike dhe shteterore të cilat nuk i fiton me meritë por prêt të bën sebep ndonjë parti për te ia dhuruar ndonjë post. Kështu ky njeri bëhët patericë e partive tjera gadi pas çdo zgjedhjeve nacionale. Ishte i madherishëm kur për tri vite me dinjitet, me protesta e mbrojti Çakorrin, por e mashtuan apo u mashtrua nuk e di por posa ia dhanë postin e Kryeministritu Çakorri humbi sod e kësaj dite nuk është i yni por i Malit të Zi i bijve të Mark Milanit, i cili kurr gjatë histories nuk mundi me luftë me e marrë sepse ate e mbronin kreshniket e Rugovës.

Ramushi duke vrapuar pas posteve e ka harruar Partinë e vetë, dhe se ka harruar se vetem Paria e tijë zhvillimi i sajë, rritja e sajë mund t’i sjellë poste politike e shteterore. Duke vrapuar si lypsar i posteve ai edhe e pergjysmot partin e tij e cila ra në vetem 8 deputet ose 7%, për këtë renje drastike të AAK ai është dështë të jepë përgjegjesi para parties se vetë.

Por se di prapë vemendjën dhe aktivitetin e tijë po e drejton për me u ba President i Kosovës, nuk la gur pa rratullu qe gjysmë viti për tu bërë President, të gjithëpo e mashtrojnë, ky sikur ka harruar se kaçiku i partisë se tij është shumë i vogën ne skenën politike për me ia mundësu për me u bërë Presdident.

Por, nuk çkapët thotë dua gjithësesi me u bërë Presidenti i vendit. Por me fitorën e koalicionit LVV dhe Lista “Beso” me 50,28% iu këputën definitivishtë shpresat për postin e presidentit sepse presidenti i takon këtij koalicioni fitues të zgjedhjeve, ose thane ndryshe Vjosa Osmanit për te cilën votuan mbi 300 mijë votues, pra e vetme mori 2,5 gjysmë vota se sa PDK, LDK dhe AAK. Kështu qe posti i presidentit i takon asaj dhe vetm asaj sepse kështu votoi sovrani.

Por këto parti qe i denoi sovrani për keq menagjimin e pushtetit duke e vjedhë e plaçkitë, duke u pasurua ne korriz te popullit secila më shumë se tjera, këto ditë në vend se te turpërohën për humbjet e tyre katastrofale, dhe të ulën dhe te gjykojnë vetvehtën sepse u ndodhi kështu, ato janë bërë tokë për të penguar formimin e institucioneve shteterore sipas votes se sovranit. Të gjitha si ne kor deklarohën me shumë nga inati se nuk do ta votojnë Vjosa Osmanin për Preseidente, nuk do te ia bëjnë kourumin.

I pari ia nisi Isa Mustafa para zgjedhjeve ne LDK së nga inati që Vjosa e përplasi LDK për tokë duke e përgjysmuar ate. Thue se këtij krroçanit i ka fajë Vjosa, se i kanë fajë votuesit qe e votuan duke ia dhënë mbi 300 mijë vota, duke i harrtua i gjori prapaskenat bizarre qe ia bëri LDK për dhjetë vite duke i anashkaluar qendrimet dhe parimet e LDK ne përçafim të PDK, SHIK-ut dhe Hashim Thaçit.

Kësaj loje bizare iu është bashkuar edhe PDK e gjorë e cila ka mbet qe as era mos me i ardhë parti e cila gjatë këtyre 20 viteve në emer te UÇK nuk la për fytyrë tokë pa bërë në drejtim të shkaterrimit te shtetit duke e vjedhë dhe plaqkitë, dhe me të drejtë e quajnë edhe parti te hajnave, sepse krimi i organizuar korrupcioni e kanë burimin ne këtë Pronto parti. Edhe këta ne vend se të ulën të këqyrën ne pasqyrë vetëvehën se ku janë, pse erdhën ne këtë situate të mjerueshme me humbje katastrofale në zgjedhjte e fundit.

Në vend se të ulin kokën nga deshprimi këta prapë ne stilin e tyre se kush jemi na, qesin shkelma anash dhe pengojnë me çdo kushtë formimin e institucioneve të shtetit sipas verdiktit të popullit, duke qitë ndërskamca se nuk e votojmë Vjosa Osmanin për president, gjoja sipas tyre nuk qenka unifikuese, kurse Hashim Thaçi i tyre ishte kryesisht përqarës i skenës politike, e jo unifikues, kjo tregon se askush nga partit nuk ia shkelte pragun e deres në Presidencëe tash na shesin mend e kokorizën se bashku me atë Enver Hoxhaj, i cili akcidentalisht i ra hise të jetë përkohësishtë U/D të PDK.

Por shumë e çuditeshme dhe irituese është deklarata e ish-kryeministrit Ramush Harajdinajt, kur deklaroi se AAK nuk ka vote për Vjosa Osmanin, bile theksoi edhe se nuk do te ia bëjnë kuorumin për zgjedhjën e Osmanit.

Pra, një bojkotë intesh i opozitës në zgjedhjën e organeve te pushtetit sipas votes së popullit. Janë mesuar kët te gjorët institucionet me i formu me pazare te ndryshme mes vete, por tashti populli i qiti jashtë lojës dhe kanë mbetë si pulat e lagëta pa krye.

Dihet se këta të gjorë nuk pyetën për formimine Qeverisë Kurti II e cila do te formohet te hanën qe vjenë, sepse ky koalicion LVV-Lista “Beso” i kanë votat e mjaftueshme për formimine qeverisë. Por këta siç theksova po nxjerrin spica rreth zgjedhjës së preisdentit te vendit duke mos e dhënë as votën e duke mos e bërë kuorumin mbi 80 deputet të pranishëm ne sale.

Por, kjo është veç një lojë e tyre politike për ta terheqë vemendjen nga humbjet e tyre katastrofale. Ata e din mire se Kushtetuta e Kosovës i obligon deputetet qe te jenë të pranishëm ne salle për ta bërë kuorumin. Se ata duhet te qendroj ne sale është edhe vendim i SHBA mikut tone të madh qe na e dha lirin se bashku me UÇK.

Matthew Palmer nga Departamenti i Shtetit të Amerikës special qendroi këto ditë në Korovë dhe ua beri më dije te gjithë liderve politik veç e veç se duhet te qendrojnë ne sale kur votohet presidenti. Pra, luaje mace kryet e bullit, sepse SHBA don përmbylljën e rezultetit te zgjedhjeve me formimin e inetiticioneve te shtetit jo të merrët me budallakit e liderve tanë. Ata nuk done qe Kosova të shkojë përseri ne zgjedhje. Këtë e dijnë edhe vetë liderët tanë se shkuarja ne zgjedhje do te jetë edhe fundi i tyre politik sepse votuesit e tyre do te përgjsmohëshin duke i rrezikuar këto parti të zhdukën.