REFLEKTIM “VIRTUAL”!

0
803

AV. XHABIR ZEJNUNI

Komunikimi virtual, është bërë sot një modë, apo një mjet shumë i nevojshëm, i domosdoshëm dhe efikas për shumë arsye, të cilat tashmë dihen dhe nuk është nevoja që të përmenden këtu.

Ky komunikim, bëhet në forma të ndryshme, si me anë aplikacioneve, portaleve, gazetave on line, faqeve, apo grupeve (të hapura ose të mbyllura).

Këtu, personat që marrin pjesë, shprehin idetë, apo preferenat e tyre nga më të ndryshmet. Por, edhe adminat që i administrojë ato, kanë pikëpamjet, interesat dhe preferncat e tyre, të cilat mund të përkojnë apo jo me ato të personave që marrin pjesë në komente. Më se normale. Si rrjedhojë, adminat mbajnë edhe qëndrimet e tyre, që mund të jenë asnjanëse, në dakordësi apo në kundërshtim. Adminat po ashtu, mund të jenë persona realë. Por, më shumë ata preferojnë që të jenë falco! Dihet edhe këtu arsyeja!

Në rastin e fundit, ndodh që opozitarët (i referohem atyre seriozë dhe jo atyre banalë) të masakrohen në radhë të parë nga adminët, me forma të ndryshme, siç janë ofendimet me familjje, kërcënimet e deri në BLLOKIM të personave gjoja shumë “problematikë”.

Një ndër këto faqe publike, është edhe “Monella Vagabonda”, e cila edhe pse duhet vlerësuar për shumë shkrime që ajo hedh në faqen e saj të hapur (ose të mbyllur për të bllokuarit!), hedh edhe shkrime të tjera me gusto dhe etikë shumë të ulët qytetare dhe intelektuale. Kur dikush kundërshton linjën e mendimit (dhe veprimit!) të kësaj faqeje, atëherë adminët intelektuHALE të kësaj faqe, sulen me profilet e tyre falco ndaj opozitarit të tyre të radhës në një sulm frontal dhe total. Dhe kur masakrimi nuk bën efekt, atëherë merret masa më “ekstreme”, ose BLLOKIMI i opozitarit, i cili nga ana e tij mund të lexojë vetëm se çfarë shkruhet aty, por nuk mund të shkruajë më!

Një ndër këtë persona të bllokuar nga kjo faqe, jam edhe unë. Pasi u sulmova nga adminet intelektuHALE të kësaj faqe me shpifjet më të ulëta ndaj meje dhe familjes sime – duke qenë se nuk isha dakord me disa shkrime aty -, ata më bënë BLLOK. Nuk e pata problem. Edhe pse i njoh ata tashmë se kush janë, unë i fala sipas thënies së Krishtit “Fali o Zot se ata nuk dijnë se çfarë bëjnë”. Të jem korrekt, e ndjeku përsëri atë faqe dhe nuk e mohoj se me ndonjë shkrim aty, jam shumë dakord.

Por, rastësisht dje lexova aty “sihariqin” e madh se kjo faqe kishte krijuar edhe grupin e saj të mbyllur “Monella Group”, ku mund të regjistrohej kushdo dhe më pas të hidhte edhe statuse aty. Të them të drejtën më pelqeu kjo ide dhe u regjistrova menjëherë, me mendimin që vetëm të lexoj aty, por të mos komentoj fare. Pata idenë se në këtë rast, adminët e kësaj faqeje do rrinin asnjanës kësaj radhe dhe nuk do përziheshin me diskutimet e tyre. Pasi ndryshon shumë një faqe ku shkruajnë adminët e saj nga një grup ku mund të shkruajë çdo anëtar i tij.

Por, u gabova shumë.
Në një status të djeshëm, një Zonjë dhe gazetare shkodrane u ankua në lidhje me profilet falco, të cilët kishin më shumë hapësirë për të shkruar dhe për të ofenduar të tjerët. Një admin i këtij Grupi me emër falco(!), ndërhyri menjëherë duke thënë se “~mNë komentet tona, ne do jemi persona realë”.

Dhe konferma nuk vonoi të vinte se sa realë do ishin ata. Në një status më pas, një admin/e falco i/e këtij grupi me emrin IRIS VISHNJA shkruajti kështu “Grupit po i mungonte intelektualizmi, derisa erdhi Xhabir Zejnuni. Mirë se erdhe Avokat”. Siç e don “zakoni” në raste të tilla, i bëra një SCREEN SCHOT këstij statusi dhe i shkrova privatisht këtij profili falco, ku nuk u tregova aq i sjellshëm sa duhej me atë! Komenti, as që u lexua. Helbete, pasi personi që fshihet pas këtij profili, ka edhe disa profile të tjera falco. Përfshirë edhe “origjinalin”!

Nuk më interesoi më tej ky grup, pasi kuptova se personat që fshihen pas faqes “Monella Vagabonda” apo grupit “Monella Group”, nuk ndryshojnë mendësinë e tyre, e cila mbështetet në parimin marksist-leninist “Nëse nuk je me mua, atëherë je kundër meje. Dhe si rezultat, të luftoj dhe të denigroj”.

Për fat të keq, bishti i qenit mbetet bisht qeni, pavarësisht nëse atij i ndërrojnë disa kolibe.

Amen.