REFORMAT DUHET TË NISIN NË DEGËT DHE PIPAT E PARTISË (2)

0
809
Donika Gërvalla - Shefqet Dibrani - Vjosa Osmani

Reformat në LDK (2):

Shkruan: Shefqet DIBRANI, 27 qershor 2017

Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, LDK-në e ka vënë para sfidave të mëdha. Tashmë kaluan mbi dy javë, kurse Isa Mustafa, as nuk ka dhënë dorëheqje dhe as nuk e ka ndërmend ta marrë seriozisht këtë disfatë. Ai dhe kryesia duhet t’i marrin përgjegjësitë politike dhe të shporrën nga LDK-ja e jo të operojnë marrëveshje të cilat do t’i kushtojnë LDK-së.

Duke ia njohur karakterin Isa Mustafës, ai do të bënë çmos për ta gjetur një formulë me të cilën do ta bëjë mashtrimin e radhës. Ai është në gjendje t’i sakrifikoj edhe deputetët e tanishëm, prandaj të shpresojmë se ky legjislacion nuk do ta përsëritin gabimin e kolegëve të tyre nga legjislacioni i kaluar, për t’u bërë pjesë e pazareve të Isa Mustafës.
Tashmë po shihet se Isa Mustafa, ka ardhur me mision për ta shkatërruar partinë e Ibrahim Rugovës, në emrin e të cilit po thirret edhe vet ai, pasi nuk i ha palla as për LDK-në dhe as për Kosovën.

Rezultati i këtyre zgjedhjeve determinon një agjendë tjetër për LDK-në, por ajo nuk po ndodhë?! Humbja e zgjedhjeve detyrimisht e dërgonë LDK-në në reforma të brendshme partiake për të bërë ndryshime të rrënjësishme. Pavarësisht pse ishin zgjedhje për pushtetin qendror, LDK-ja ka shënuar humbje të madhe, rezultat ky që do të duhej t’i shqetësonte strukturat e partisë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të shkojë në zgjedhje të radhës me këtë strukturë.

Kjo gjendje krize është shënuar edhe në Degën e LDK-së në Llap, zonë kjo që njihej për bastion i LDK-së, prandaj Dega e LDK-së në Podujevë duhet ta thërras urgjentisht mbledhjen e strukturave të partisë dhe aty të debatohet për reforma rrënjësore, përndryshe nëse vazhdohet me këtë avaz, në zgjedhjet për pushtetin lokal kjo degë do ta humb primatin e partisë ma të votuar.

Dega e LDK-së në Llap, duhet ta shkarkoj urgjentisht Agim Veliun, për humbjen drastike në këto zgjedhje, dhe ta detyroj atë, në cilësinë e nënkryetarit të LDK-së, t’iu hap udhë reformave në LDK, në të kundërtën Agim Veliun nuk do ta lajë as uji i lumit Llap, prandaj ai duhet të reflektojë pozitivisht, për të mirën e tij, të Llapit dhe të Kosovës.

Dega e LDK-së në Llap, duhet qysh tani ti nis përgatitjet, ndërsa kandidat për kryetar të komunës duhet ta nominojë prof. dr. Shpejtim Bulliqin, i cili është figura ma emblematike për të triumfuar dhe për t’iu prirë reformave në Llap. (Për kandidat të mundshëm të z. Bulliqi për në Llap, kohë më parë në rrjetet sociale e ka propozuar z. Fadil Islami, nga Gjermania), prandaj është obligim i strukturave të LDK-së në Llap që të veprojnë.

Agim Veliut i ka ardhur koha të jap llogari për dëmin që ia ka shkaktuar Llapit dhe përgjithësisht Kosovës. Ai nuk mundet me i ikur përgjegjësisë për humbjen kaq të madhe të LDK-së edhe në Llap, prandaj ai duhet të reflektojë nëse nuk ka qëllim për ta shkatërruar LDK-në.

Agim Veliu, e ka përçarë elitën intelektuale në Llap, duke i shantazhuar prof. dr. Rexhep Gjergjin dhe prof. dr. Zejnullah Rrahmanin. Ai ia ktheu shpinën edhe prof. dr. Fatmir Sejdiut, kurse heqja nga lista për deputet e prof. dr. Shpejtim Bulliqit, ishte kulmi i injorancës që mundte ta bënte ai. Po ashtu ai nuk i bëri mbështetje as rektorin prof. dr. Ramadan Zejnullahu, kurse shkatërrimi i elitës intelektuale në nivelin lokal është me përmasa tragjike, prandaj pasojat e këtij veprimi u dëshmuan në zgjedhjet e fundit edhe në këtë komunë.

Agim Veliu, ka mundësi për të reflektuar pozitivisht edhe në Llap por edhe në Kryesinë e LDK-së. Prandaj do të ishte mirë vet ai të nis iniciativën për ta propozuar për ushtrues detyre të Kryetarit të LDK-së, prof. dr. Rexhep Gjergjin, kurse vet duhet të ndikojë në kryesinë e LDK-së në Prishtinë, të ndikojë tek ato Degë e nëndegë ku ai ka ndikim për ta votuar e përkrahur kandidaturën e prof. dr. Rexhep Gjergjit, për kryetar e kryereformator të LDK-së, se mbase fillimi duhet të fillon dikund.

Ndërsa Dega e LDK-së në Podujevë, duhet ta propozojë prof. dr. Shpejtim Bulliqin, për kandidat të LDK-së, për kryetar të Komunës në Podujevë. Natyrisht prof. dr. Shpejtim Bulliqi, duhet të jetë pjesë e ekipit për reforma edhe në LDK, kurse vet personalisht duhet të angazhohet në mbështetje të prof. dr. Rexhep Gjergjit dhe në strukturat partiake.
Janë shumë arsye pse i bëjmë thirrje publike Agim Veliut, që të deklarohet publikisht se do t’iu hap udhë reformave në LDK, ku bashkë me prof. dr. Fatmir Sejdiun, do të ishte mirë të deklaroheshin publikisht se do ta mbështesin prof. dr. Rexhep Gjergjin për kryetar të LDK-së, dhe do t’u japin kahe pozitive proceseve dhe reformave në LDK.

Në mbështetje morale të kandidaturës së prof. dr. Rexhep Gjergjit duhet të solidarizohet edhe prof. dr. Sabri Hamiti, për mikun që e ka ndihmuar në krizat më të mëdha të jetës së tij (veçmas ai duhet ta kujton momentin e plagosjes nga Leninkat).

Fushatën mobilizuese në Llap duhet ta përkrah edhe prof. dr. Muhamet Hamiti, një kuadër dhe personalitet me ndikim, i cili ishte për kohë të gjata këshilltar i Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, pastaj Berianë Mustafa, gazetare, (e bija e Xhemail Mustafës), e ndonjë intelektuale tjetër e kësaj ane!

Në fushatën zgjedhore në Llap dhe për reformat e brendshme në LDK, duhet të ngritët në këmbë i tërë Llapi. Por mbështetja për prof. dr. Rexhep Gjergjit, për kryetar të LDK-së, duhet të shndërrohet në kauzë. Në këtë fazë Dega e LDK-së në Llap duhet ta nis iniciativën zyrtare, kurse personalitete të shquara siç është prof. dr. Zejnullah Rrahmani, do të duhej të aktivizohej, e pse jo të aktivizohej edhe prof. dr. Ramadan Zejnullahu, dr. Safet Zejnullahu, Ejup Visoka, e ndonjë veprimtarë tjetër i nivelit lokal dhe shumë personalitete të tjera me autoritet në këto anë, të cilët nuk mundem t’i njohë të gjithë, veçmas nuk e njohë brezin e mesëm dhe gjeneratën e re, që duhet të jenë bartëse e ndryshimeve rrënjësore në Degën e LDK-së në Llap.

Jo vetëm këta emra që i përmenda të cilët mund ta bëjnë një ekip, dhe që kanë ndikim të fuqishëm në mbështetje të prof. dr. Shpejtim Bulliqin, për kryetar komune, kurse prof. dr. Rexhep Gjergjin për kryetar të LDK-së.

Prandaj i bëjë thirrje publike Agim Veliut, që të reflektojë pozitivisht, dhe t’iu hap udhë reformave në LDK, nëse dëshiron të bëhet shembulli i një reformatori, ndërsa fitorja e radhës në Llap është shpërblim më i madh për të. Në të kundërtën ai ka përgjegjësi për shkatërrimin e LDK-së.

Agim Veliu, duhet të ketë maturi, nëse dëshiron të mos i kthehet bumerang revanshizmi brenda LDK-së. Ai duhet ta pranon humbjen, e bashkë me të edhe përgjegjësinë, por mundet me ndikuar për mobilizim të mirë, i cili do të reflektohej edhe në komunat tjera. E ky veprim nuk mund të kapërdihet nëse Agim Veliu nuk e pranon dështimin dhe humbjen e madhe në LDK, dhe sidomos rënia e ndikimit të fuqishëm që kishte LDK-ja në Llap është shqetësuese. Çdo përpjekje për t’i mbuluar humbjet do t’i kushtoj atij, LDK-së, Llapit dhe Kosovës.

Agim Veliu, duhet të kuptojë se autori i këtij shkrimi, vazhdimisht ka bërë thirrje për reforma. Në këtë plan i ka pas bërë thirrje miqësore edhe prof. dr. Fatmir Sejdiut, për t’i zbatuar reformat dhe për t’i bërë disa përmirësime në qeverisjen shtetërore të cilat nuk ndodhën kurrë. Prandaj këtë thirrje ai duhet ta pranojë si ftesë të një mërgimtari që e do Kosovën, të një militanti të LDK-së, të një njohësi mjaftë të sakt të zhvillimeve politike në LDK, si dhe të një miku i cili nuk mundet ta shohë pozitën e Agim Veliut dhe të LDK-së në gjendje kaq të rënd, sepse kambanat e alarmit që moti kanë rënë!

Uroj që kjo thirrje publike ta prek ndërgjegjen e Agim Veliut për t’iu hapur udhë reformave të rrënjësishme në LDK dhe përgjithësisht në Kosovë!

St. Gallen, 27.06.2017