Dita, 29 prill 2018
Aktorja e famshme izraelite, Gal Gadot, është cilësuar nga revista prestigjioze britanike “For Him Magazine” si femra më seksi e botës.
Revista britanike e rendit atë në krye të listës së 10 femrave më seksi të globit, ku mes tyre renditen edhe emra si Scarlett Johansson, Lais Ribeiro, Emily Ratajkovski, Beyonce e Jennifer Lawrence.
Të hënën, Gal Gadot mbush 33-vjeç. Ajo ka një karrierë të lëvruar në art dhe modë, nisur që nga mosha 18-vjeçare kur u kurorëzua si Mis Izraeli.
Së fundmi, njihet për rolet e saj në filma si “Wonder Woman” dhe “Fast and Furious”.
s.a/dita