Rrëfimi për liritë dhe për zhvillimin?!

0
94
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Qytetarët janë lodhur për shumë vite, nga politikat ditore, janë lodhur nga lufta që po bëhët për fotelje …të lodhur gjithashtu nga demagogjitë dhe demagogët, nepotizmi e klinetelizmi. Qytetarët po dëshirojnë paga më të larta dhe jetë më të mirë, që janë kërkesa normale për një shtet normal. Klasa politike u përcaktua për politika retrograde, për koncepte politike të cilat stopojnë proceset. Politikat tona krijuan njerëz të privilegjuar, krijuan monopole, korrupcion dhe kriminalitete të ndryshme.

Njerëzit tanë të politikës u përcaktuan që mos të japin llogaridhënje edhe nese këtij vendi i delë flaka për të katër anët! Nuk i pranoje kush deri më sot fajet për gjendjen e krijuar jo të mirë politike dhe të rrjedhave ekonomike dhe sociale në Kosovë. Kjo kastë politike gabimet që i bën u munduan t’i mbulojnë më shumë më fjalë së sa më vepra. Këto gabime në politikëbërje i kushtuan shumë Kosovës dhe qytetarëve të saj. Madje, ju kushtun edhe me liritë elementare njerëzore.

Nuk po dëshirojnë të kuptojnë së rrota historike nuk kthehet mbrapa. Kritika si postulat i demokracisë na mëson dhe na motivon që të punojmë në interes të vendit, jo ta bëjmë të kundertën e saj. Imperativ i demokracisë është rritja e pagave dhe përmirësimi i standardit jetësor të dobët që e kemi aktualisht. Si para kusht për një Kosovë të fuqishme janë edhe individet e përgatitur profesionalisht dhe moralisht.

Mos vendosmëria e jonë ka bërë që këta të sillën krejtw në mwnyrë komode, sikur gjithqka është duke shkuar mirë në këtë vend. Kjo qeveri mos të rrinë duar kryq, por mirë të përvjelë mënget që punët të vihen në binarë normal. Është koha që të gjithë qytetarët të gëzojnë të drejtat që ju takojnë. Vëtem kur kemi një shoqëri të lirë dhe demokratike, mund të flasim për shtet ligjor e funksional…!