Rreziku i helenizimi grek

0
738
Shqipëria etnike

At Nikolla Marku, Elbasan, Shqipëri, 27 tetor 2018.

Rreziku i helenizimi grek, është një doktrinë e përpunuar në shekuj dhe e asimiluar si ideologji politike e një shteti fqinj të Shqipërisë, e shtetit grek, qysh prej krijimit të tij. Thelbi i tij është shtrirja politike e Greqisë në kufijtë e Perandorisë së dikurshme Bizantine. Kjo doktrine po mundohet te imponohet nepermjet ndikimit te kishes ortodokse greke ne Shqiperi duke cenuar drejtpersedrejti sigurine e shtetit shqiptar dhe territorin e saj.

Vellezer dhe motra, ashtu si te gjithe shqiptaret, edhe kisha ortodokse autoqefale shqiptare Shen Maria ne Elbasan, jemi te shqetesuar per gjendjen e sotme se ceshtjes shqiptare dhe ngrejme zerin tone boterisht te indinjuar.

Para disa ditesh Kocias pranoi se nje pjese e konsiderueshme te parave te sherbimeve sekrete greke ne Shqiperi ka shkuar per kishen ortodokse, drejtuar nga Janullatos ne Shqiperi. Kete fakt e pranoi edhe kryeministri grek Cipras i cili theksoi se kjo politike egziston prej vitesh dhe te gjithe e dine kete gje.

Nderkohe qe parlamenti grek ka filluar punen per zbardhjen dhe transparencen se ku shkojne keto fonde, kush i firmos dhe per cfare perdoren keto fonde ne Shqiperi, qeveria dhe sherbimi informativ shqiptar duhet te beje te njejten gje, jo per qellime te diskutueshme greke por vetem per mbrojtjen e çeshtjes shqiptare e cila cenohet dita dites nga disa shtete dhe jo vetem Greqia.

Kush jane keto shtete ??

Serbia dhe Greqia jane te shqetesuar per territoret shqiptare dhe punojne kundrra çeshtjes shqiptare.
Goditje te uleta po ndodhin rreth cenimit te figurave historike shqiptare, duke nisur qe nga figura me e madhe heroi yne kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu, Nene Tereza, Fan Stilian Noli deri ne egistencen e shqiptareve si rrace ne ballkan.

Kryepeshkopi Irenej serb ne vitin 2014, si shpirti i popullit serb, deklaroi me agresivitet, duke sjelle filozofine e popullit serb, që Pavaresia e shtetit te Kosoves ishte e padrejte, i cili nuk deshiron te pranoje masakrat ne Kosove qe 200 vjet, ku edhe vellai i tij Janullatosi, kryepeshkopi grek ne Shqiperi, i bekon shpaten serbeve ne emer te Zotit, duke e bere me menyre dinake dhe gjuhe te kulturuar.

Fakti qe nuk duhet harruar eshte deklarata e zyres se Janullatosit kur filluan bombardimet ne Serbi :
Hirësia dhe mitropolitët e tij thonë se janë njerëz të Zotit e nuk merren me politikë. E në këtë cilësi, Prof. Janullatos ka përligjur heshtjet e tij, kur në Bosnjë e më tej në Kosovë thereshin dhjetëra e qindra mijëra gra, burra e fëmijë të pafajshëm. Madje një zëdhënës i tij shkoi në manastirin serb të Deçanit, për të deklaruar se “populli ortodoks shqiptar”, i priti me keqardhje bombardimet e NATO-s kundër vëllezërve serbë!

Çdmth. fjala vëllezër kur nderkohe bota ziente per çeshtjen e Kosoves, derisa moren vendim ta bombardojne ate zoti Janullatos ?????

Feja dhe politika jane dy komponente te rendesishem per bashkejetesen dhe paqen sociale ne vend. Goditjet e shteteve fqinje fillojnë pikerisht aty ne dobesimin e marrdhenieve te lirise fetare dhe shtetit shqiptar, duke u munduar t’i ndaje me filozofite e tyre te huaja dashakeqe dhe duke humbur filozofine e shpirtit shqiptar, testamentin shqiptar, egzistencen e shqiptareve.

Kjo goditje ka filluar edhe me shitlblerjen e disa mediave shqiptare qe sjellin informacionin e pare te besueshem ne popull, dhe kjo sjell destabilitet, mosbesim, shkelje e te drejtave te njeriut, duke realizuar testamentin shpirteror greko-serb ne shpirtin e shqiptareve me imponim ne menyre te kulturuar dhe te pakuptuar.

Fakte të tjera:

1- Kisha ortodokse ne Tirane ka kushtuar mbi 55 milion euro
2- Priferinjte shqiptare paguhen nga kisha e Janullatosit
3- Propagande mediatike kundra kishes autoqefale ortodokse shqiptare dhe besimit ortodoks shqiptar, duke fshire historine e popullit shqiptar dhe identitetin e kishes ortodokse shqiptare

4- Gjithe kjo lufte ka prapavije politike te qarte me – nacionalizem ekstremist per te krijuar perandori me synime territoriale dhe rezikuar çeshtjen shqiptare ne rajon
5- Ndarjen veri-jug te Shqiperise, rritjen e minoritetit “GREK” ne menyre artificiale, dmth. kthimin e nje numri te konsideruar shqiptaresh ne “GREK” sa me shume te jete e mundur, pra asimilimi i shqiptareve si komb

6- Ndryshimi i testamentit ne kishes ortodokse, Kushtetutes te kishes ortodokse krijuar nga Noli, kryepeshkopi i Shqiperise, nga kisha greke. Te gjitha ligjet fetare jane ndryshuar dhe per kete duhet hapur nje investigim i mirefillte nga vete shqiptaret.

7- Futjen e ideologjise ne Shqiperi se identiteti dhe gjuha jane thjesht nje rol jo i rendesishem perpara besimit fetar , ku sipas tyre besimi fetar vendos per nji komb dhe egzistencen e tij. Kjo reprezalje behet per te helmuar shpirtin shqiptar , per te ndare shqiptaret nga njeri tjetri, per te sjell percarje dhe per ta pasur me te lehte zhdukjen e nje kombi, ate te kombit shqiptar.

8- Shfuqizimi i Ligjit te Luftes me greqine ,me dekret mbreteror qe ne vitin 1940 ka mbetur i pazgjidhur 9-Kontributi dhe te drejtat e shqiptareve ne Greqi i pazgjidhur 10-Problemi i varrezave greke ne Shqiperi, nje fakt qe duhet investiguar per pretendimet greke.

11- Çështja e genocidit grek ndaj populit shqiptar te Camerise, e pazgjidhur dhe e papranueshme nga politika greke edhe sot

12- Marreveshja per kufirin tokesor midis greqise dhe Shqiperise e pazgjidhur edhe sot qe nga viti 1925 13-Shtremberimi dhe zhdukja e realiteti te historise Shqiptare ne tekstet shkollore

Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare Shen Maria Elbasan, i drejtohet qeverise shqiptare qe te hape nje grup investikimi te mirefillte qe te zbulohen me dokumenta te gjitha agjenturat e huaja greke, te cilet kane hyre ne Shqiperi dhe po punojne kundra çeshtjes shqiptare, kundrra kombit dhe popullit shqiptar, financuar nga vete shteti Grek, ashtu sikurse ato e pranuan vete.

Shteti shqiptar eshte pergjejges per te qene transparent perpara popullit te tij, i cili e votoi dhe e besoi fjalen e tij, dhe te zbuloje çdo fakt qe cenon fatin e kombit te tij.

Shteti shqiptar ka per detyre te mbroje interesat e popullit te tij deri ne fund pa asnje kusht.