Analizë: RËZIKU NGA KTHIMI SERB NË KOSOVË,
(ose një dashuri deri në ngulfatje për Amerikën?!)
(Versioni i plotë)
Nga Shefqet Dibrani, E shkruar, më 31 dhjetor 2017
Prolog:
Kosova, kaloi një vit të rëndë të saj. Të gjitha lëvizjet dhe konfliktet shpien nga dyshimi se një Luftë Speciale Antiamerikane po zhvillohet në rajon dhe brenda vetë Kosovës. Për fat të keq në këto luftëra speciale antiamerikane janë të involvuara edhe struktura parapolitike të sistemuara kudo nëpër partitë politike dhe në institucionet e Kosovës, ndërsa si pararojë e këtyre konflikteve janë mediat për të cilat dyshohet se financohen nga burime të dyshimta, por nuk dihet nëse institucionet e sigurisë së shtetit arrijnë t’i mbajnë nën kontroll.
Në këtë trajtësë do të merremi kryesisht me involvimin e Shërbimit të Fshehtë Serb (BIA), në proceset e brendshme në Kosovë, dhe me “Rrezikun e kthimit serb në Kosovë”, por nuk e kemi fjalën për rikthimin eventual të banorëve të dikurshëm rezident të Kosovës, dhe as me pushtimin ekonomik që po i bëhet Kosovës nga Serbia. Por ka fusha të tjera për operim, të cilat në shumë sfera të jetës publike, për fat të mirë nuk janë zhvilluar ashtu siç i ka pasur mundësitë e veprimit Serbia.
Sikur politika serbe të kishte strategji tjetër, sigurish prezenca serbe në Kosovë do të kishte prekur çdo shtëpi, pasi kultura dhe ekonomia janë hapësira të tjera të cilat vazhdimisht pushtohen nga vendet e zhvilluara dhe ato me kulturë të avancuar. Këto dy sfera do t’i kishin hyrë në shërbim edhe Serbisë, sikur ajo të kishte strategjinë e njëjtë siç e ka ndikimin e saj me mallra, ta bënte edhe me kulturë, pasi në planin ekonomik dhe atë industrial, ajo nuk qëndron keq, ndërsa në sferën e kulturës ka dallime, kurse sfera mediatike është mbase e pushtuar, pasi kryesisht kontrollohet dhe subvencionohet nga Beogradi, drejtpërdrejt ose tërthorazi nuk ka rëndësi?!
Po të mos ishte politika hegjemoniste dhe megalomane e Serbisë, për të hyrë në konflikt të hapur gjeostrategjik me Amerikën, sigurisht gjendja e brendshme në Kosovë moti ishte stabilizuar, kurse marrëdhëniet Kosovë – Serbi, do të ishin në kulmin e dashuriçkave, kurse Prishtina e Beogradi, për çdo ditë do të ishte frekuentuar nga palët e dashuruara këtej e andej kufirit, që do të ishte paradoks i llojit të vet pse e kemi bërë luftën!
Në këtë trajtësë ne do të merremi kryesisht me rrezikun e kthimit serb përmes formave të vrazhdëta të sistemit komunist, përmes disa veprimeve që po bëjnë ato struktura për ta mbajtur në tensione dhe të destabilizuar Kosovën, ku na bëjnë për të dyshuar edhe ma shumë për ndikimin e shërbimeve sekrete dhe formave të kontrollit politik e institucional në Kosovë. E këto vrojtime ne po i trajtojmë, kryesisht nga prizmi i gjendjes në media me përmasa shkatërruese, si dhe situatën brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila si partia e parë demokratike që iu kundërvu sistemit totalitar jugosllav, tash po vuan ingranazhin e atij sistemi.
Dështimet e mëdha institucionale janë pjesë e sabotazhit antiamerikan
Të gjithë strukturat dhe Shoqëria Civile, pa përjashtim, flasin “për një dashuri deri në ngulfatje për Amerikën?!”, ndërsa veprimet e tyre, veprimet e partive politike, veprimet e institucioneve përkatëse nuk kanë dhënë shembull se e duan Amerikën ashtu siç deklarohen?! Ky kaos i përgjithshëm do zgjidhje, e kjo nuk bëhet shpejt e as kollaj, aq më pak nga ndërhyrja e amerikanëve, vendeve të BE-së, ose nga ndërhyrja e KFOR-it e EULEX-it, duke atakuar njërën palë e duke favorizuar palën tjetër, e cila ka dalë po nga i njëjti brumë. Kjo praktikë duhet ndërprerë nëse ne e duam vetveten, nëse e duam BE-në dhe nëse e duam Amerikën dhe po ashtu edhe Ato vende mike, duhet ta ndërpresin lojën e dyfishtë, herë duke i atakuar strukturat e kriminalizuara e herë duke i favorizuar pikërisht ato struktura, pa e marrë asnjë iniciativë konkrete për t’ia ndërprerë avazin këtij degradimi institucional.
Amerikën nuk duhet me dashur ashtu siç po veprojmë Ne, sepse me veprimet tona të njëpasnjëshme vet Ne, jemi duke e ngulfatur dashurinë për të, e nëse dikush ta zëmë se e ka ngulfatur të dashurën a të dashurin e vet, d.m.th. nga dashuria deri në marrëzi, përsëri ky veprim është vepër penale. Në Kosovë, për çdo ditë ndodhin penalizime të këtij lloji, pasi soji politik dhe partitë politike nuk janë reformuar, ato nuk i japin askujt përgjegjësi, kurse zgjedhjet dhe avancimet e brendshme nuk i përcjell askush. Sot partitë politike prodhojnë krim dhe kriminel të cilët me filozofinë e bërrylave vijnë në pushtet për ta zgjeruar veprimin e tyre antikushtetues anti Evropë dhe anti Amerikë, nga lart, nga Qeveria, nga Parlamenti dhe qe besa edhe nga Presidenca!
Edhe pse ne e dimë se gjatë një gjysmë shekullit kemi jetuar nënë konceptin komunist, gjërat nuk i kemi vlerësuar sa duhet, prandaj mentaliteti udhëheqës nuk ka evoluar kah demokracia, kah marrja e përgjegjësisë, kah llogaridhënia. Gjatë sistemit totalitar, në aspektin kulturor dhe në planin e lirive të mendimit kemi qenë më të shtypur se sa sot, por i kemi mbijetuar asaj kohe, falë një kodi të dashurisë për LIRINË, me të cilin askush nuk është marrë për ta studiuar si duhet. Kurse sot në këtë liri të shfrenuar, secili ka mundësi të thotë mendimin e tij të lirë, bile pa pengesa dhe pa u akuzuar nga askush. Po ashtu mjetet e komunikimit publik, sidomos rrjetet sociale nuk kontrollohen nga shteti, prandaj secili mundet, në çdo sekondë, t’i publikojë denoncimet ndaj tjetrit pa u merakosur nga ndëshkimi. Ndërsa nga ana pozitive, rrjetët sociale e kanë mundur censurën dhe diktaturën mbi mediat, prandaj secili ka mundësuar t’i përhap angazhimet kulturore, politike a tjetër fare, duke i avancuar ato vlera në një proces që po evoluon në dobi të shoqërisë.
Për fat të keq në Kosovë, nga shteti nuk kontrollohet asgjë, dhe nuk kemi as kod të kërkimfaljes publike. Shpifja dhe degradimi kundër personaliteteve publike nuk duhet të lejohet të bëhet kështu siç po ndodh tek Ne, pasi vetëm tek Ne po ndodhë të të akuzojnë për gjithçka pa dhënë askush përgjegjësi për shpifjen e cila me asnjë kod të fjalës publike, dhe askund në demokracitë e konsoliduara nuk lejohet. Madje shpifjen dhe akuzën deri në shkallë të veprës penale, e ndeshim vetëm në Kosovë, madje e bërë nga zyrtari politik, qoftë edhe në pozitën e Kryeministrit të vendit, ose kryetarit të partisë, dhe ndaj tij nuk merren masa, nuk hapen procedura ligjore, për të cilat është i obliguar sistemi i drejtësisë, jo gjithmonë individi duhet të merr nisma.
Në Kosovë mund të ndodh kur të gjitha mediumet i shpërndajnë ato akuza, ato shpifje, ato degradime, kundër personalitetit të individit dhe në rast se do të ketë kundërpërgjigje asnjëri nga këto mediume nuk e demanton rastin në fjalë, por e lënë individin të jetojë me damkën e një akuze, të cilën mund t’ia ketë shpifur, ta zëmë Kryeministri i vendit. E theksova këtë rast të cilin e kam përjetuar vet, nga ish Kryeministri i Kosovës dhe nga Partia që ai udhëheq, akuzë që nuk u lejua të demantohet nga asnjëri nga mediumet që e kishin plasuar shpifjen, rrenën dhe akuzën në fjalë, e cila në vendet me demokraci të zhvilluar do të klasifikohej e kualifikohej si vepër e kulluar penale!
Në Kosovë, Televizioni Publik, dhe shumica e televizioneve private që ushtrojnë ndikim të fuqishëm në krijimin e opinioneve, janë të kontrolluar nga bandat e sistemit të kaluar, nga të cilët marrin infuzione të përhershme financiare. Nëpër këto mediume, qofshin ato vizuale, rrjetet sociale ose thjesht gazeta të shtypura, në të folur e kanë gojën përplot Amerikë, në gazeta shkruhet përplot dashuri për Amerikën, sepse ata janë të vetëdijshëm se populli ynë është vlerësuar si populli ma pro amerikan në botë, e në anën tjetër, do sene, e do veprime po bien ndesh me strategjinë Amerikane në Kosovë, me konceptin e demokracisë Evropiane, gjë që veprimi ynë i ka irrituar mekanizmat që përcjellin zhvillimin e demokracisë në Kosovë, madje në raste të caktuara duke i vënë në pikëpyetje raportet e mira me BE-në, po sidomos me SHBA-në.
E gjithë kjo lojë i ka rrënjët tek luftërat e mëdha që bëjnë shërbimet e fshehta antiamerikane, të cilat si duket Kosovën e kanë gjetur si pllajë ku mund t’i eksplorojnë aftësitë e tyre për veprime subversive dhe të dëmshme, duke i matur muskujt me Amerikën?! Ne duhet pasur parasysh se veprimet klasike subversive nuk janë më pjesë e konceptit të luftës speciale. Veprimet e këtyre shërbimeve janë të shumta dhe të llojllojshme, sidomos tashti në kohën e internetit dhe komunikimit masiv i cili në masë të madhe nuk kontrollohet nga askush. E nëse ka përpjekje për kontroll shtetëror, si duket kuadri është tejet i papërgatitur, prandaj kemi nivelin tejet të ulët të vetëdijes shtetformuese, madje, madje jo pak ka konotacione se ne kultivojmë më shumë një vetëdije shtetshkatërruese.
Ndikimi i shërbimit të fshehtë serb
Ndikimi i shërbimit të fshehtë serb në Kosovë është i dukshëm, pasi të gjitha strukturat e UDB-së i kemi aktiv nëpër media, nëpër Organizata Joqeveritare, tek Shoqëria Civile, nëpër Institute përkatëse, ku bëjnë matjen e vetëdijes qytetare, i kishim në Parlament e kështu me radhë. Pastaj këtë ndikim, për të mos thënë këtë kontroll, e kemi në drejtësi me të cilën udhëheqin po të njëjtit prokuror e gjyqtar nga sistemi i kaluar, kemi të involvuar edhe në sistemin e sigurisë, e të sigurinë shtetërore dhe kudo tjetër në institucionet e ndieshme dhe me rëndësi të veçantë. Tashmë në Kosovë, nga struktura të sistemit paraprak, drejtohen borde e asociacione të shumta, nga kjo shkollë ideologjike, janë ekspertët e analistë nëpër media e në televizionin publik dhe ata që matin dhe vlerësojnë opinionin se çfarë mendon ai?! Që do të thotë, se vetëm forma është ndryshuar por jo edhe përmbajtja, përkatësisht veprimi i tyre.
Sot gazetarët e caktuar janë bërë si prokuror, ata ekzekutojnë kë të duan, me fakte e pa to, me dokumente e pa to, me përgjime e përçmime prej ma të ndryshmeve, të cilat në asnjë rast nuk është dashtë të bëhen publike, e aq më pak të bëhen ekzekutime të tilla pa qenë prokuror fare.
Po ashtu ne e dimë se në një familje, mund të formohet një kriminel pa lejen e prindërve, gruas e fëmijëve, prandaj shoqëria jonë nuk duhet të bëhet kaq kriminale për t’i ekzekutuar të pafajshmit, duke ua publikuar bisedat e videot e ndryshme, të cilët ua zezojnë jetën anëtarëve të familjes përkatëse, pa qenë të implikuara dhe të involvuara në krim e kriminalitet?! Por si duket ky ndëshkim po bëhet me interesa të porositura dhe për interesa të klaneve e klikave të caktuara. Edhe më shqetësuese është e dhëna kur publikisht detaje për të cilat thuhet se “dokumentet përkatëse”, paskan dal nga policia, nga sigurimi i shtetit (AKI), nga EULEX, nga KFOR e nga Ambasada e këtij dhe atij vendi, dhe me rekomandime(?!), me ato dokumente, pastaj tallen palaço gazetar ose gazetar në mision të caktuar, të cilët do të duhej të prangoseshin më parë se i akuzuari?!
Ta zëmë se gjërat e rëndësisë së veçantë publikohen pa lejen e askujt?! Në rast të tilla kur publikohen gjëra të rëndësishme për hetuesinë, për prokurorinë, ose dokumente sekrete për interesin Amerikan ose të mekanizmave të Bashkimit Evropian, ndoshta nuk bëhet nami, por nami i madh po bëhet pasi këta mekanizma po heshtin?! Në këto raste, pa asnjë dilemë, sistemi policor, sistemi i sigurimit shtetëror, prokurori i shtetit dhe mekanizma të tjerë, duhet të veprojnë duke e sekuestruar materialin dhe duke vënë gjoba ndëshkuese për publikimin e fshehtësive, dhe në raste të caktuara, pse jo, të nisin procedura penale ndaj të gjithë atyre që kanë pasur guxim t’i publikojnë.
Në Kosovë, sidomos në këto rrethana, nuk do të duhej të funksiononte jashtë kontrollit shtetëror asnjë portal, asnjë gazetë elektronike. Madje në këto rrethana të shtetndërtimit, (po sikur ta kishim më seriozisht shtetndërtimin e Kosovës), AKI – Agjencia Kosovare e Inteligjencës, do të duhej të kishte të punësuar me mijëra punëtorë të cilët do të merreshin me kontrollimin e shpifjeve, akuzave dhe atakimeve të shumta që bëhen nëpër rrjetet sociale, sepse vetëm duke kontrolluar e duke vënë gjoba për shpifësit do të emancipohej shoqëria, e cila si në rastin tonë, vlerën morale e ka degraduar, prandaj me këtë tempo janë shkuar drejt çoroditjes masive.
Në kohën e sotme, falë rrjeteve sociale, dhe falë përvetësimit të teknikës së falsifikimit, epror dhe bashkëpunëtor të sistemit të kaluar, qoftë në polici, në ushtri ose shërbimin e fshehtë federativ UDB-a, janë bërë patriot, të cilët sikur kanë vënë një monopol, edhe mbi vetëdijen e frekuentuesve dhe lundruesve në rrjetet sociale të cilët po i përkrahin me shumicë dërmuese.
Fatkeqësisht po ndodhë që me mburrje, por të mbështetur nga mediat, vrasësit e porositur nëpër shërbime të caktuara, (e kam fjalën për ata që vet e kanë pranuar se kanë qenë vrasës), përzgjidhen si analist nëpër gazeta të caktuara, ndonëse nga niveli i ulët arsimor, nuk janë në gjendje ta shkruajnë asnjë fjali të thjesht pa gabime të rënda logjike e drejtshkrimore, por gazeta e gazetarë servil, edhe më tutje po i trajtojnë me prioritet mendimet e tyre.
Sot nëpër rrjetet sociale dhe në mediume të caktuara, pseudoanalistët i kemi me dy fytyra:
1. Fytyra e analistit të respektuar në gazetë ku kryesisht kemi mendimin e gazetarit që e pyet dhe të redaktorit e lektorit që duhet me ua përmirësuar aq shumë mendimet e thëna, dhe
2. Fytyrën e tyre reale nëpër rrjetet sociale ku saktësisht e dëshmojnë nivelin e tyre edukativo arsimor, që nuk mund ta kalojnë testin PISA, as atë të nivelit fillor.
Kjo gjendje e mjeruar duket edhe nga iks autorë të cilët ndryshe shkruajnë në rrjetet sociale, e krejt tjetër nivel e hasim në librat e tyre kulturor, letrar apo profesional. Në këtë gjendje reale, kur secili bëhet gazetar, kur secili bëhet autor, kur secili bëhet analist, shërbimi i fshehtë serb, e ka pasur të lehtë me operuar, ku përmes sistemit të mediave të vejë kontroll mbi Kosovën.
E duke e shtrirë kontrollin mbi Kosovën, ai shërbim, në masë të madhe kontrollon aparatin e shtetit, dhe marrin njohje të shumta edhe për gjëra të ndjeshme në EULEX, në KFOR dhe nëpër të gjitha Ambasadat e huaja në Kosovë, ku administratën e tyre e përbëjnë edhe shqiptarët vendor. Ndërsa skandalet publike që bëhen kryesisht nga mediat e kontrolluara nga këto shërbime, e bëjnë gjendjen edhe ma të nderë, ndërsa mekanizmat shtetëror për siguri deri më tash nuk kanë reaguar fare, ose nëse ka pasur ndëshkime, opinioni publik nuk di gjë për ndeshkimin, as për ndjekjen a për penalizim të mundshëm, të personave dhe shërbimeve që e paskan pjellë dezinformatën, ose kur e kanë nxjerrë një sekret jashtë institucionit përkatës.
Këtë kaos e kanë krijuar mediat…
Tashmë këto shërbime, bashkë me mediat e shumta në Kosovë, kanë krijuar një kaos dhe një rrëmujë deri në çmendi. Askush nuk mundet me besuar se e gjithë lufta speciale në Kosovë po bëhet për ta sjell, President të Kosovës, Veton Surroin?! Për ta bërë Ministër të Punëve të Jashtme, Baton Haxhiun, ndërsa për Ministër të Punëve të Brendshëm, dihet, të birin e Mehmet Maliqit – Shkëlzenin. Sa i përket postit për Kryeministër, do të lihet për të orkestruar demokracinë, të cilën e orkestrojnë qe 18 vite, strukturat e kontrolluara nga treshja e theksuar më lartë, e cila mund të zgjerohet në një listë jo ma shumë se 30 veta, për të parë se si dhe ku janë vendosur, për ta kontrolluar kudo dhe në çdo kohë, aparatin e shtetit.
Padyshim kjo treshe ushtron ndikimin ma të madh në Kosovë, ndërsa gazetar e analist që kanë dalë nga shkolla e tyre, sot i kemi të sistemuar në RTK në TV21, ndërsa në KTV e Klan Kosova, administrohen nga vëllezërit Siamez, Baton Haxhiu e Veton Surroin, të cilët i ndau vetëm deklarata e Slobodan Milošević-it në Hagë, kur kasapi i Ballkanit publikisht e demaskoi Baton Haxhiun si bashkëpunëtor të shërbimit sekret serb.
Në vend se ai vet të izolohej, ose Sigurimi Shtetëror i Kosovës ta izolonte, atij si ha palla, prandaj po e bënë politikën në Kosovë lëmsh, duke diskredituar kë të dojë pa dhënë asnjë përgjegjësi. Që të dytë janë bërë të pasur, ndoshta edhe milioner, pa pasur fabrika që prodhojnë e gjenerojnë paranë. Secili konflikt i mundshëm me ta, do të rezultojë me bllokimin zinxhiror nga të gjitha mediave satelite të cilat ose janë vartëse të tyre për të krijuar mozaik, ose janë të krijuara nga burime e shërbime të ngjashme për ta ruajtur interesin serb në Kosovë, në rast të dështimit, komprometimit a të ndëshkimit të të parëve.
Se janë të kontrolluara nga Beogradi edhe një varg Organizatash Joqeveritare, Institute të caktuara, Forume të shumta, Drejtori e Borde, që askush nuk e di çfarë detyre e misioni kanë, s’ka dyshim. Mjafton një hulumtim i thjesht në internet për të parë ngjashmëritë e njëllojshmërinë me simotrat e tyre nga Beogradi deri në Rusi. Por jo pak kemi edhe aso Fondacionesh, që vijnë diku nga Evropa ose nga Amerika, për të cilat flitet se janë Fonde e Fondacione të kontrolluara nga Kryqëzatat Ortodokse të Kremlinit. Në rastin e Kosovës, për të qenë veprimi i tyre sa më i maskuar dhe për tu pranuar më kollaj nga popullata shqiptare e cila ka avarsion ndaj elementit sllavo ortodoks!
Ndikimi serb në Kosovë, është bërë ma i dukshëm e shumë ma i zhurmshëm, sidomos pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, kur është krijuar përçarja e madhe në LDK, veçmas pasi u sistemua në strukturat e LDK-së Isa Mustafa, pa qenë kurrë anëtarë i kësaj partie. Sipas asaj që ka vepruar deri më tani, Isa Mustafa, duhej të ishte në duart e këtyre shërbimeve, kurse treshja e famshme, me dashtë edhe tash munden me e kthyer Isa Mustafën, Kryeministër të Kosovës?!
Në këto luftëra për pushtet, asnjërit nga kjo treshe dhe as shërbimet serbe nuk do t’i pengonte sikur në vendet udhëheqëse të emëroheshin kushdo nga “palaçot e luftës” ose dikush nga “analfabetët e paqes”, të cilët kollaj mund të dirigjohen, përmes shantazhimeve të krimeve të hershme ose nga korrupsioni i mundshëm i këtyre të paqes, të cilët janë bërë edhe doktor shkence pa e frekuentuar kurrë institucionin përkatës.
Në poste të rëndësishme, nuk janë zgjedhur dhe nuk do të kthehen kurrë Luftëtarët e vërtetë të UÇK-së, as Komandantët e Luftës të cilët me dinjitet e profesionalizëm kanë luftuar, dhe asnjëri nga Profesorët Universitar, të cilët kanë punuar me devotshmëri për shkatërrimin e LKJ-së, punë që e kanë bërë kryesisht përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lufta Speciale kundër klerit Katolik
Në këtë Luftë Speciale kundër Kosovës dhe kundër Amerikës, ka pësuar më së shumti Kleri Katolik Shqiptar i Kosovës, i cili vazhdimisht po sulmohet nga qarqe proserbe, nga organizatat radikale islamike, të cilat jo pak e kanë mbërthyer Klerin Katolik Shqiptar të Kosovës, qoftë atëherë për rastin e ndërtimit të Katedrales në Prishtinë, më pas e kanë gozhduar don Anton Kçirën, e tash së fundi edhe Don Shan Zefin, ku e bënë të çartë se lufta speciale është shtrirë e zgjeruar në shumë fushëveprime.
Në planin strategjik, Katedralja Katolike në qendër të Prishtinës i ka penguar edhe Kryqëzatat Ortodokse edhe Organizatat Radikale Islamike të cilat nuk duan që ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe në Graçanicë të zbehet karshi Shkëlqimit të Katedrales Shqiptare në Prishtinë. Po ashtu këto shërbime duan ta prishin harmoninë e feve ndër shqiptarët, pasi ndikimi i Klerit Katolik Shqiptar, edhe pse si komunitet pakicë në Kosovë, për pavarësimin e Kosovës ka qenë ndikues dhe shumë i madh. Por, shpifja kundër don Shan Zefit, lidhet direkt me veprimtarinë e tij patriotike në pavarësimin e Kosovës, pasi dihet se ai ishte personaliteti i Kishës Katolike të Kosovës, që ia pat hapur dyer dr. Ibrahim Rugovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan, për ta takuar Papa Gjon Palin e Dytë, ndërsa ndikimi i Papës në pavarësinë e Kosovës është i njohur.
Por, Shërbimi i Sigurisë Shtetërore, është dashur ta hulumtojë, se kush e lanësojë, cilat mediume e kanë publikuar dhe cilët individ i frynin zjarrit të përçarjes e diskreditimit, jo vetëm të një kleriku, por tanë Kishën Katolike të Kosovës e futën në një thes, sepse Lufta Speciale kundër Klerit Katolik Shqiptar, nuk është e re, prandaj bëhet me të vetmin qëllim për ta irrituar Amerikën dhe Evropën që të heqin dorë nga Kosova, ose për të mos u marrë aq seriozisht me shtetformimin e Kosovës.
Komunistët po kthehen
Komunistët po kthehen, ashtu siç janë kthyer gati në të gjitha vendet e lindjes. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve edhe pse Kosovën e kontrollon Amerika?! Nëse nuk kthehen pikërisht ata që i njihnim si komunistë, si dhunues dhe si pushkatues të lirisë, po kthehet ideologjia e tyre antishqiptare, përmes bijve të tyre të bërë milioner. Fatkeqësisht askush nuk i atakon, as nuk ua përmendin milionat atyre që i kanë përfituar pa pasur fabrika! Ata kanë të drejtë të etiketojnë secilin përmes mediave të cilat vet i kontrollojnë, të shpifin dhe të akuzojnë këdo, por për veten e tyre, të paktën deri më tash, nuk kanë lejuar me fol si duhet?! Prandaj me të drejtë dyshohet, se as Gjykata Speciale, ata nuk do t’i trazon!
Nuk i trazon pasi kjo shtresë ka bërë dosje për secilin qytetar, për secilin intelektual dhe për të gjitha personalitetet që nuk i përkasin kastës së tyre ideologjike. Të mos futemi në panik, por duhet ta kemi parasysh se kjo shtresë, me kohë i ka sistemuar, kudo nëpër parti njerëzit e vet, dhe mund të krijon dridhje, përçarje dhe përplasje sa herë të dojë. Një të tillë e ka provuar dikur LDK-ja, që ia pa sherrin Kosova, kurse pas suksesit në zgjedhjet e “11 Qershorit”, kjo shkollë e përçarjes u bart tek Lëvizja Vetëvendosje, ku ndikimi dhe intrigat e mediave “të pavarura?!”, e kryen misionin e vet, për t’ia bërë bajat Amerikës se me shqiptarët nuk mund të merresh vesh?!
Kasta intelektuale, është mbyllur brenda vetvetes, sepse lufta kundër tyre po zhvillohen në rrjetet sociale, duke e degraduar secilin që guxon të flas publikisht e të angazhohet për reforma të brendshme partiake, ose për demarkacionin sidomos ekipi që tha: “Kulla dhe Çakorri”, janë tërësi territoriale e Kosovës. Janë këto media që kanë bërë përpjekje për t’ua nëpërkëmbur dinjitetin intelektual, pikërisht këtyre personaliteteve.
Këto shkelje kaq flagrante mbi liritë dhe dinjitetin e intelektualit, nuk janë përdhosur, deri në këtë shkallë, as në sistemin komunist, por sot të drejtat e njeriut, kontrolli mbi të drejtat e shoqërisë, si dhe kontrollin mbi ekonominë dhe tregun e lirë, e kanë gllabëruar Kryqëzatat Ortodokse dhe ato Islamike, të cilat po i diktojnë edhe shumë procese të tjera, të cilat e kanë vrarë perspektivën në Kosovë.
Si duket, vendet e Bashkimit Evropian, bashkë me Amerikën, Australinë, Japoninë e disa vende të tjera, edhe pse menduan se po e avancojnë demokracinë në Kosovë, kanë rënë në grackën e këtyre mashtrimeve, prandaj proceset kanë ngecur, demokracia është lënduar dhe perspektiva në Kosovë është vrarë, madje duket sikur këto dy Superfuqi (Evropa dhe Amerika), janë shantazhuar nga Kryqëzatat Antiamerikane, që po drejtohen nga militant partiak dhe epror të BIA-s, kudo nëpër institucionet publike në Kosovë dhe aty këtu po ndihmohen nga grupe të radikalizmit islam i cili është në ofensivë.
Këtë konstatim për çdo ditë po na e dëshmojnë analistë e gazetar udbash që janë të njëjtit, dhe e njëjta ideologji që kur e mallkonin rinin kosovare, pse bëri kryengritje në vitin 1981. Pikërisht këta kameleon e kanë bërë jetën e padurueshme në Kosovë, e këtyre bosëve që mund të jenë pak, iu kanë shtuar edhe një gjeneratë, e cila nuk mund të akuzohet aq shumë për të kaluarën e tyre, por mund të thuhet se kanë rënë pre e interesave personale të cilët po shantazhojnë në emër të “shefave”, çdo veprim të mirë, çdo politikan të ndërgjegjshëm, çdo intelektual të vyeshëm, madje kanë arritur ta izolojnë e ta fusin në karantinë tërë shtresën intelektuale dhe atë akademike e cila është e pafuqishme për tu përballur me një gjeneratë injorantësh.
Edhe pse Kosova i shënoi tri dekada nga shkëputja e mentalitetit Titist, të asaj vetëqeverisjes jugosllave, në të cilën u rritën, u shkolluan dhe u emancipuan Isa Mustafa, Veton Surroi, Baton Haxhiu, Shkëlzen Maliqi e shumë të tjerë, Kosova, edhe sot e kësaj dite po vuan nga ingranazhet e këtij brezi, të cilët edhe para syve të Amerikës duken se janë duke e bërë punën e djallit?! Gjendja është para kolapsit, pasi mediat e shumta (pushteti i tretë), janë të pushtuara nga mentaliteti i asaj kohe, kurse LDK-ja ka rënë në fund të pusit?!
Ofensiva për rikthimin serb në Kosovë, nuk është ajo që thuhet për minoritetin sllav dhe as Kishat e tyre, por është bërë një rikthim i tejdukshme i mentalitetit që udhëhiqet nga trinomi a kuarteti, i theksuar më lartë. Tashmë askush nuk guxon të flas dhe askush nuk guxon të veprojë, pasi ndëshkimi publik i pret si dosje e kompletuar nga kjo strukturë, nga kjo ideologji, të gjithë ata që guxojnë?! Madje askush nga Shoqëria “e pavarur” Civile dhe as nga drejtësia në Kosovë, nuk kanë bërë hetime kundër kësaj gjenerate, kundër veprimit të tyre i cili po reflektohet edhe tek deputetët në Parlamentin e Kosovës, të cilët nuk do të votojnë, për tu hetuar edhe veprimet e SHIK-ut, e le më veprimet e Shërbimit Sekret Serb, (BIA), dhe as nuk lejohet për t’u hapur dosjet e sistemit komunist në Kosovë, pasi drejtpërdrejt do të preket interesi i këtyre emrave që i përmendëm më lart, dhe i një zinxhiri komandues i shtrirë kudo, veçmas supozohet në sistemin e drejtësisë, sigurisë dhe të sigurisë shtetërore.
Sot i kemi aktiv edhe në televizionet e tyre private por edhe në televizionin publik, pikërisht këtë strukturë, e nëse këta mungojnë po defilojnë pseudoanalist të cilët dikur e gjykonin edhe “Pranverën Kosovare të vitit 1981”, dhe çdo lëvizje progresive në Kosovë, duke përfshirë edhe Luftën e UÇK-në, pastaj e akuzojnë SHIK-un, PDK-në, LVV, e më pak LDK-në, sepse aty e kanë Isa Mustafën, por sipas zhvillimeve ata po shkatërrojnë secilin intelektual që do ta mbrojë Kosovën, qoftë edhe tërësinë e saj territoriale. Ne, asnjëherë nuk kemi dëgjuar nga këto media të kenë thënë një fjalë të vetme për ndikimin e fuqishëm të BIA-s serbe në Kosovë. Madje kemi dëgjuar nga iks udbashi, sloganin: “Kam qenë në LDK, jam në LDK dhe do të mbetëm në LDK”, por e vërteta e tij, dhe shumë si ai, është se në këtë parti kanë aderuar me kapjen e saj nga Isa Mustafa, duke shtuar dyshimin se bashkë me Shefin e Partisë në LDK, ka shtrirje të sistemit informativ serb, përndryshe kjo parti nuk do të ishte gllabëruar kaq kollaj nga një komunist sado i regjur i atij sistemi të ishte.
Nëse zgjerohen hulumtimet, do të shihet se nga sistemi paraprak në postet komanduese kemi gjyqtar e prokuror, në polici dhe në Sigurimin e Shtetit, nëpër borde të ndryshme, ku nga aty me lehtësi kontrollojnë Kosovën. Nëse e kemi të përparuar Kosovën, ata le të krenohen se është meritë e tyre, e nëse Kosova është në buzë greminës ose duke shkuar drejt anarkisë, përsëri merita bie mbi ta, të cilët edhe në planin ekonomik janë bërë shumë të pasur, madje milioner, ndonëse nuk kanë pasur as fabrika dhe firma prodhuese.
U dashtë të ndodhte vdekja e dr. Rugovës
U dashtë të ndodhte vdekja e hershme e dr. Ibrahim Rugovës, (e cila shikuar nga ky prizëm duhet të konsiderohet si vdekje e porositur)?! Ende pa e varrosur, u lëshuan në ofensivë për ta gllabëruar LDK-në. Këtë luftë klanesh e fitoi Fatmir Sejdiu, sigurisht i ndihmua nga këto grupe për të cilat po flasim. Degradimi i LDK-së fillon falë paaftësisë politike të prof. dr. Fatmir Sejdiut, i cili në kabinetin presidencial pat angazhuar: Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Korab Sejdiun, Xhefer Tahirin, Teuta Sahatçiun e disa të tjerë, të cilit nuk ishin struktura të partisë, por si duket u sollën aty me porosinë e dikujt, të cilëve edhe vet Fatmir Sejdiu, do t’ua shohë sherrin?!
Këta më pas u sistemuan si struktura të LDK-së, pa qenë kurrë anëtarë të partisë. Ky paradoks rrënoi përtokë rëndësinë me qenë veprimtar partiak, kur në vendet kyçe dhe në kryesinë e LDK-së, emëroheshin kundërshtarët e demokracisë, ose individ të marrë nga udha, të cilët tashmë kanë epitetin e strukturave shkatërruese në parti.
Kjo gjeneratë, si duket kanë ardhur me mision për ta shkatërruar LDK-në?! Pas presidencës në të cilën në atë kohë ishte i sistemuar vetëm Naim Jerliu nga strukturat partiake të LDK-së, gjendja u bartë në komunën e Prishtinës, kur u bë Kryetar i saj Isa Mustafa, i cili edhe vet pa qenë as anëtarë i LDK-së u dekorua me pupla të demokracisë. Ai në stafin teknik të Komunës solli komplet struktura nga Riinvesti, por jo nga LDK-ja, të tillë janë: Abdullah Hoti, Arben Gashi, Vlora Dumoshi, Arban Abrashi e shumë të tjerë, duke krijuar një opozitë të fuqishme kundër Fatmir Sejdiut, i cili asaj kohe ishte “hamë President e hamë Kryetar i LDK-së”.
Logjika e emërtimeve jashtë radhëve të LDK-së, është zgjeruar edhe me tipat si Gazmend Muhaxheri, Muharrem Sfarqa, Bajram Gecaj, Valon Murtezi e shumë të tjerë, ndikimi i të cilëve tashmë kishte zbehur vullnetin për të vepruar në LDK, ndërsa rëndësinë e të qenit në strukturat e LDK-së u rrënua për tokë. Demokracia e çoroditur në LDK, është rezultat i strukturave parazitë që fituan shumë nga LDK-ja, por ata LDK-së i dhuruan vetëm “LIDHJEN” e cila ka synim të jetë edhe si parti e modifikuar si pasardhësja e LDK-së?!
Kjo aventurë e veprimeve subversive, është zgjeruar kudo nëpër Degët e LDK-së, në Kosovë dhe në Diasporë, qofshin si struktura të sistemit të kaluar UDB-ës ose në cilësinë e eprorëve të tashëm në shërbim të BIA-s. Por është Isa Mustafës që rëndonte si kob i asaj kohe, prandaj në legjislacionin e kaluar, Parlamentit të Kosovës ia pat kthyer, edhe dy-tre deputet të asaj garniture famëkeqe. Pjesa tjetër e militantëve të zëshëm, janë struktura të “Fondit Trepërqindëshit”, të Unionit të Fondeve UFORK, struktura të FARK-ut që kontrollohej nga Bujar Bukoshi, duke realizuar kështu një platformë antidemokratike për LDK-në, që do të ndikoj edhe në raportet e kësaj partie me ShBA-të.
Ne jemi të vetëdijshëm, se nuk është gjendja hiq më mirë nëpër partitë tjera, pasi edhe atje janë të shantazhuar kryesisht me akuzat për krime politike dhe për marrje të mitos ose gradave të larta akademike jashtë kritereve të lejueshme, por brenda LDK-së ka ndodhur një katrahurë?! Ky fenomen është i dukshëm, kur kemi të bëjmë me avancime politike të atyre që nuk kanë qenë kurrë në strukturat e LDK-së, dhe nuk kanë bërë asnjë aktivitet në Aktive të LDK-së, as në Nëndegë e Degët e Partisë, që i bie sikur të jesh doktor shkence pa pasur as shkollën fillore, as të mesme dhe as fakultetin. Përndryshe motivi për tu avancuar në politikë, sipas meritave dhe veprimtarisë, qysh moti brenda LDK-së, është degraduar deri në pafundësi, por boja i doli kur në Listën Zgjedhore u futën Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanaj, të cilët tashmë janë bërë militant, por kur flasin për LDK-në bëhen tepër qesharak?!
LDK-në e pushtuan nga brenda shërbimet e nëntokës
Posti i pamerituar që iu dhurua Isa Mustafës, si këshilltarë i Presidentit Fatmir Sejdiu dhe pastaj edhe posti Kryetar i Prishtinës, ende pa qenë anëtarë i LDK-së, ishte fatale për vet Fatmir Sejdiun, për LDK-në dhe për Kosovën. Në këto poste zakonisht avancohen trukturat e partisë, por jo nga Shoqëria Civile as nga interesat e ngushta personale siç pat vepruar Fatmir Sejdiu, i cili asnjëherë nuk pat kuraje për të shpjeguar e për tu sqaruar. Arsyetimin “më mashtruan” dhe “më tradhtuan”, nuk e mbulon, kur ai ka qenë i vetëdijshëm se këtë veprim po e bënë me mashtrues dhe tradhtarë perfid, prandaj Fatmir Sejdiu detyrimisht ka heshtur. E keqja tjetër është se a nuk i ka dëgjuar miqtë e tij, të cilët me kohë i kanë treguar se koha tij ka mbaruar, pasi rikthimi i tij prodhon revanshizëm dhe armiqësi, i cili është i dëmshëm për demokracinë e brishtë Kosovare. Fatmir Sejdiu, do të ik nga kjo botë me sindromin e naivitetit në shpirt, duke ndikuar edhe ai (në mënyrë indirekte), në suksesin për shkatërrim, që Isa Mustafa ia bëri LDK-së dhe Kosovës.
Isa Mustafa, mirësinë e Fatmirë Sejdiut e ka keqpërdorur për interesa të grupeve që synonin për ta destabilizuar Kosovën. Kësaj tenxhereje, për fat të keq i ka rënë edhe Vjosa Osmani, e cila si këshilltare juridike e Fatmir Sejdiut, si duket paska luajtur një rol tejet mashtrues i cili tashmë po i zbulohet me afrinë që e krijoi sivjet me Isa Mustafën dhe shkatërruesit e LDK-së. Por tupanxhinjët e hallakamës në LDK, pa dyshim janë Baton Haxhiu dhe Veton Surroi, ata i kanë bizneset jetësore me Serbinë, dhe çdo gjë që e bëjnë për ta shkatërruar LDK-në është hakmarrje pse kjo parti ua prishi rehatllëkun e vëllazërim – bashkimit. Një ngjashmëri të këtij veprimi e kemi përjetuar edhe me përçarjen e madhe brenda Lëvizjes Vetëvendosje, pasojat e të cilës ka me i bartur vet Kosova.
S’ka dyshim Isa Mustafa, arriti ta ngriti në doktrinë qëndrimin e tij armiqësor kundër dr. Ibrahim Rugovës. Fillimisht strukturat e Bujar Bukoshit, ia shantazhuan Familjen, dhe kjo ka të ngjarë se këtë e kanë bërë disa struktura të FARK-ut, në saje të milionave që janë shpenzuar nga Bujar Bukoshi?! Ndërsa historia e “bosëve me syze të zeza” dhe me “xhipa të zi”, janë një storie e dhunës psikologjike që e kanë ushtruar nëpër Degët e LDK-së në Prishtinë. Në anën tjetër Isa Mustafës, iu dha rasti për t’u hakmarrë kundër dy Degëve të LDK-së në Diasporë, me të cilat ai ka pasur konflikte të shumta, sidomos atëherë kur këto Degë, udhëhiqeshin nga Hafiz Gagica në Gjermani dhe Hajdar Sadrija në Zvicër, të cilët janë dëshmitarë të gjallë të atyre konflikteve.
Mosinteresimi, për Degët e Diasporës, do ta thellon krizën në LDK, e cila partisë do t’i hakmerret në zgjedhjet e sivjetme, por balotazhi në Prishtinë, dhe qendra të tjera do ta bënë përgjegjës Isa Mustafën, për rënën e dukshme, qoftë në Zgjedhjet Parlamentare, si dhe në ato për pushtetin Lokal. Por, Isa Mustafa, me çdo çmim nuk ka lënë gurë pa lëvizur për t’i dobësuar Degët e LDK-së në Diasporë, të cilave ai u ka borxhe të mëdha financiare. Parë nga ky prizëm përgjegjësia e madhe bie mbi Fatmir Sejdiun, i cili për të gjitha zhvillimet e më pastajme në LDK, bart mëkatin mbi supet e veta, duke nisur me konfliktin fatal me Akademik Nexhat Dacin, me që rast vet Fatmir Sejdiu, is futi pykën çarëse LDK-së, duke e bërë partinë pikë e pesë.
Më vonë, Fatmir Sejdiu, vazhdoi aventurën e tij duke eliminuar kuadro të afta siç ishin, Prof. dr. Rexhep Gjergji e prof. dr. Zejnullah Rrahmanin e shumë të tjerë, kurse autoritetin e tyre intelektual u plotësonte me kuadro të zonave rurale siç ishin: Lutfi Haziri, Agim Veliu, Ismet Beqiri dhe Haki Rugova dhe të tjerë, por kryesisht zgjidheshin ata që gjithmonë kanë qenë më afër Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës, pasi lufta ideologjike tashmë ishte kundër LDK-së dhe filozofisë politike të Ibrahim Rugovës. Kjo gjë u dëshmua, sidomos kur “Këshilltarët e tij në kabinetin presidencial”, pabesisht e mashtruan edhe Fatmir Sejdiun, ndërsa e keqja ma e madhe e atyre proceseve ishte Isa Mustafa, pasoja këto të asaj kohe që nuk riparohen kollaj.
Futja e strukturave të sistemit të kaluar komunist përmes OJQ-së “ORA”
Gabim i radhës i z. Fatmir Sejdiu, ishte veprimi për ta rehabilituar Organizatës Joqeveritare “ORA”, të cilën e udhëhiqte Veton Surroi, në kuadër të së cilës kanë qenë të rreshtuar ish struktura të sistemit komunist ose fëmijët e këtyre familjarëve të atij sistemi, të cilët shtireshin si një kastë më e privilegjuar, por zgjedhjet e asaj kohe i sinjalizuan UJDI-stat jugosllav, se ndikimi serb po bie në Kosovë, por me ardhjen e amerikanëve krejtësisht ka përfunduar.
Ai “Grusht i Popullit”, i vetëdijeson, Veton Surroin, Baton Haxhiun, Shkëlzen Maliqin e të tjerë si ata, për të ndryshuar strategjinë e veprimit karshi LDK-së, kalanë e së cilës tashmë e kishin sigurua se kanë për ta pushtuar. Prandaj janë këto arsye pse Veton Surroi, në dukjen e parë mbante duart larg LDK-së, në njërën anë, e në anën tjetër, këto grupe i futën në lëvizje strukturat e Bujar Bukoshit, duke orkestruar një lloj konflikti në mes Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës, gjë që ishte një skenar për të fituar pastaj Isa Mustafa në garën kundër Fatmir Sejdiut.
Veprimtarët e LDK-së, nëpër Degët e Prishtinës, mund të flasin për kërcënimet që i kanë pasur gjatë asaj kohe nga “bosët me syze të zeza” dhe ata mund të tregojnë edhe për zhurmën që e bënin edhe “Jeep e Zi”, që krijonin situatë të nderë me urdhër të Bujar Bukoshit. Tash ata mund të flasin se çfarë dhune dhe presioni psikologjik kanë përjetuar gjatë asaj kohe, për t’i marrë Degët e LDK-së nëpër Prishtinë, pikërisht ata që kurrë më parë s’kanë qenë në LDK, dhe aty këtu edhe “povratnikat” në shtëpinë e vjetër?!
Me zhurmën e tenxhereve, që Prishtinës ia la amanet Veton Surroi, erdh në krye të LDK-së edhe Njeriu i Tyre, i cili vinte nga shkolla komuniste e Kumrovcit, dhe ishte i brumosur me ideologji të Titizmit jugosllav, prandaj si strukturë e atij regjimi, sado që ai fliste kundër PDK-së, kundër UÇK-së dhe kundër Hashim Thaçit, ishte vetëm strategji taktike për ta mashtruar elektoratin e LDK-së, ashtu siç e mashtroi, pasi ai në këtë parti ka ardhur me mision të caktuar për ta shkatërruar e tjetërsuar nga LDK në LIDHJA.
Përveç ndihmës dhe propagandës përmes mediave, Veton Surroi, Baton Haxhiu dhe të tjerë, në logjistikën e nëntokës do t’i kenë ndihmuar mikut të tyre që po vinte në krye të LDK-së. Ata qëndronin larg Isa Mustafës, bile e kritikonin kur e donte nevoja, dhe kjo bëhej si strategji, për të mos rënë në sytë e elektoratit Rugovian e të LDK-së, nga i cili frikësoheshin edhe ata se mund të rebeloheshin. Koha do ta dëshmojë se Isa Mustafa, nuk arriti të shkëputej nga e kaluara e tij komuniste. Ai zgjeroi shantazhin brenda LDK-së, ku tashmë çdo gjë demokratike është degjeneruar tej mase, sidomos me emërimet me njerëz të besueshëm të tij. Me deklarata falso dhe me premtime mashtruese se kurrë më me PDK-në, ai brohoriste se e do Amerikën. Tashmë po shihet se koha e Isa Mustafës ka përfunduar, por pasojat do t’i bartë LDK-ja, Kosova dhe vet Amerika, e cila është dashur të jetë ma pragmatike, kur ka parë se po rikthehet në Kosovë Titizmi e komunizmi jugosllav?!
Rroftë Amerika
Edhe pse LDK-ja është larg interesit Amerikan, strukturat shkatërruese, vazhdimisht brohorasin Rroftë Amerika, madje Isa Mustafa ka thënë disa herë se ai nuk vendos gjë për fatin e Kosovës, pa pëlqimin e Ambasadës Amerikane dhe të Amerikës?! Por degjenerimi demokratik në LDK e thotë të kundërtën. Ai e ka shkatërruar demokracinë e brendshme, ai e ka mbytur dialogun e brendshëm, ai ka përjashtuar e shkatërruar kë ka dashur, pa e çelur gojën askush. Ka instaluar logjikën e bërrylave, ka rritur nepotizmin, ka stimuluar banditizmin në parti dhe vazhdimisht ai brohoret Rroftë Amerika?! Këto veprime bien ndesh edhe me platformën e dikurshme politike të LDK-së, në kohën e dr. Ibrahim Rugovës dhe Fehmi Aganit, por më shumë me interesin Amerikanë për të ngadhënjyer demokracia edhe në Kosovë.
Tashmë shihej se ai vet kishte një qëndrimin të sofistikuar por të ashpër antiamerikan, pasi veprimet e tij nisin me shantazhimin e Familjes Rugova, me shkatërrimin e dy Degëve të LDK-së në Diasporë, dhe futjen në karantinë të themeluesve të LDK-së, të cilët në popull njihen si “Brezi i Traditës Demokratike”. Isa Mustafa, arriti ta qes LDK-në përtokë, kurse në Zgjedhjet Nacionale dhe në Zgjedhjet për Pushtet Lokal, që u mbajtën gjatë vitit 2017, kjo parti pësoi rënie rapide duke u radhitur si partia e tretë me ndikim në vend, por ai nuk pendohet dhe as nuk e ka ndërmend të dorëhiqet.
Çuditërisht Isa Mustafa, në përvjetorin e partisë tha se LDK-ja është Partia Shqiptare që ka fituar ma së shumti Komuna në nivel Kosove, por nuk tha sa komuna i ka më pak se sa herën e kaluar? Ky falsifikim është bërë edhe me rënien e LDK-së në vendin e tretë, ku i ka humbur 1/3 e deputetëve. Por mashtrimi i tij shkonte deri në marrëzi me kalkulimet e tija ekonomike se LDK-ja, paska fituar “Votën Popullore”, se i paska 200 vota ma shumë se sa PDK-ja, 150 vota më shumë se sa LVV-ja, dhe gjëra të tjera qesharake, madje duke e konsideruar fitoren në Istog arritje historike, edhe pse në raundin e tretë, edhe pse në bastionin dhe vendlindjen e dr. Ibrahim Rugovës, dhe saktësisht fitorja u shënua me vetëm 14 vota epërsi nga kandidati i AAK-së. Po ashtu ai e lavdëronte pa masë fitoren e Xhafer Tahirit, përmes komunitetit serb të Plemetinit e atij çerkez në Stanoc të Vushtrrisë.
Një tallje ma e madhe me Amerikën se sa ky qëndrim i Isa Mustafës nuk ka?! Nuk ka antiamerikanizëm ma të madh se sa me e lënduar demokracinë, me ia shkatërruar strukturën një partie proamerikane siç ishte LDK-ja, dhe me shua rëndësinë e të qenit aktivist në LDK. Tash çfarë mund të flasin “došlacit” dhe muhaxhirët e Shoqërisë Civile të emëruar si “drejtorët e dhunshëm” në LDK?! Për çfarë demokracie flasin ata që mashtruan popullin dhe elektoratin se janë kundër qëndrimeve teknokrate të Isa Mustafës, e nën rrogoz paskan qenë struktura të tij mashtruese për ta shpëtuar titizmin jugosllav. Si duket të konvertuar në shërbim të BIA-s serbe paskan qenë edhe më shumë se sa kemi menduar. Kjo logjikë antidemokratike me veprimet e disave duket se është futur thellë në LDK, pastaj duke ia shkatërruar demokracinë LDK-së, nuk është njerëzore të brohoritin “Rroftë Amerika”?!
Amerikanët nuk iu kanë besuar kurrë të majtëve, e aq më pak komunistëve, po pse iu besuan strukturave të komunizmit serb në Kosovë, mbetet për tu studiuar, për tu hulumtuar?! Po ashtu nuk dihet pse në Kosovë nuk u penguan këto struktura as nga Evropianët, madje në Kosovë kanë pasur hapësirë për të vepruar pa u penguar fare, jo vetëm Kryqëzatat Ortodokse por edhe Gjysmë Hënat e Islamit Radikal.
Një kthjellje (e cila ka pak shpresa se do të ndodh) brenda LDK-së, është domosdoshmëri e kohës, por në të gjitha trajtat duket si çështje e pamundshme. Tashmë shtrirja e rrjetit të nëntokës, po vepron nën siglën “LIDHJA”. Kjo Lidhje po ia jep grushtin e fundit LDK-së, ndërsa marshi i tyre drejt Kryqëzatave Ortodokse, ka qëllimin për ta zhbërë Kosovën përmes veprimeve antishtetërore e qe besa antiamerikane në Parlamentin e Kosovës, siç u tentua të zhbëhej edhe Ligji për Gjykatën Speciale, veprime këto që nuk duhet parë ndaras me zhvillimet e brendshme antidemokratike në LDK, as me përçarjen që ia krijuan LVV-së këtë shërbime.
“Grupi për Reforma” të brendshme në LDK dhe strategjia e mashtrimit
Për të qenë i suksesshëm Isa Mustafa, do ta shkatërrojë fillimisht Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), për të cilën u vra Enver Maloku. Në të vërtetë Isa Mustafa, financiarisht pat bërë përpjekje për ta shkatërruar QIK-un edhe për të gjallë të Enver Malokut?! Tash e bija e Enver Malokut, bëhet marionetë e politikave antidemokratike të Isa Mustafës, dhe në cilësinë e mercenares do të udhëtojë për në Zvicër, për ta shkatërruar edhe Degën e LDK-së, për ta vrarë mikun e babit e gazetarin e QIK-ut?!
Për njohësit e rrethanave dhe zhvillimeve në LDK, gjesti i Doruntinë E. Maloku ishte e pafalshëm, ashtu siç janë kualifikuar kërcënimet vulgare e perverse të Armend Zemajt, ose qëndrimi antidemokratik i Anto Qunit, Salih Morines, Sokol Halitit dhe një suite e mercenarëve vullnetar që gozhduan zgjedhjet demokratike në Degën e LDK-së në Zvicër.
Janë këta deputet servil që orkestruan kundërshtime për zgjedhjen e Hashim Thaçin President i Kosovës, ndonëse në opinion u përpoqën ta shesin të kundërtën. Kjo klasë politike, me këtë moral të dyfishtë janë marionetë e Isa Mustafës, janë struktura e veprimeve antidemokratike në LDK dhe kanë qëndrim të theksuar antiamerikan.
Në gazetën “Kosova Sot”, të datës 04 prill 2014, ia pata tërhequr vërejtjen Vjosa Osmanit, se “karriera politike nuk bëhet duke i mbrojtur dështakët”, e sa u përket votave të tashme, me të cilat ajo po mburret, qysh në atë shkrim ia pata tërhequr vërejtjen se për njerëzit e shërbimeve të caktuara ato mund të rregullohen. Po askush nuk mundet me mohuar se 65 mijë votat e saj ia zgjatën jetën politike Isa Mustafës në krye të LDK-së, por asgjë për të mirë nuk i vlejtën kësaj partie. S’ka dyshim, Vjosa Osmani e mashtroi elektoratin e LDK-së, ajo e vrau shpresën për reforma duke u bërë vet marionetë e Isa Mustafës. Tashmë Vjosa Osmani s’ka më si arsyetohet, vetëm duhet të tregojë haptas në cilin mision, në cilën detyrë paska shkuar në Presidencë te Fatmir Sejdiu dhe nga aty paska ardhur edhe në LDK?!
Edhe deklaratat dhe qëndrimet e saj politike bien ndesh me politikat e brendshme në LDK, me interesin nacional dhe me interesin amerikan. Nuk duhet të pinë ujë, as shkollimi i saj në Amerikë me të cilin ajo po mburret, pasi bota e qytetëruar ka shembuj të shumtë, ku kriminel dhe diktatorë të shumtë, janë shkolluar në Evropë ose në Amerikë, por për vendet e tyre kanë bërë diktatura e tradhti të mëdha.
Elektorati i LDK-së është mashtruar nga Vjosa Osmani, e cila nuk është ajo “Zonja e Hekurt”, as ajo profesoresha e shkolluar në Amerikë, që do t’iu prijë reformave në LDK?! Ajo u dëshmua se paska qenë në mision për ta shpëtuar Isa Mustafën nga rënia e sigurt. Me këtë veprim të saj, ajo e vrau shpresën për reforma, pasi në saje të obstruksioneve që bënte u shkatërrua “Grupi për Reforma”. Po ashtu ajo e eliminoi nga skena politike Donikë Gërvallën, nuk i hëngër palla për Degën e LDK-së në Zvicër, por e fshehtë dhe fshehtas bashkë me Isa Mustafën e shndërruan LDK-në në LIDHJA.
Tash Vjosa Osmani, në cilësinë e juristes duhet të flet mbi cilat rregulla dhe në cilën demokraci e paska gjetur epitafin për ta eliminuar “Brezin e Vjetër”, ata që quhen themeluesit e LDK-së, dhe ata që ia shkatërruan: Isa Mustafës, Veton Surroit e Baton Haxhiut, Lidhjen Komuniste, dhe ua shkatërruan edhe Jugosllavinë e AVNOJ-it.
Mbi cilën demokraci u futën në Listat Zgjedhore, pa qenë anëtarë të LDK-së, Lumir Abdixhiku e Driton Selmanaj, pastaj mbi cilën rrugë paska ardhur në LDK edhe vet Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Arban Abrashi e shumë të tjerë.
Këto veprime antidemokratike, janë edhe veprime të kulluara antiamerikane, prandaj pa u evituar ky defekt, asnjëherë Amerika të mos shpresoj se partitë politike, veçmas LDK-ja do ta prodhojë një gjeneratë me dinjitet dhe të aftë, pasi të gjithë sojnikët e Isa Mustafës, duket se janë në shërbim të politikave që mund të dirigjohen nga BIA serbe, dhe shërbimet e ngjashme në Kosovë. Pa asnjë dyshim, përgjegjësi historike për shkatërrimin e LDK-së, bie mbi këtë gjeneratë e cila vrau shpresën për reforma të brendshme në LDK, andaj nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë as Vjosa Osmanin, e cila tashmë publikisht shihet se është në funksion të politikave antidemokratike të Isa Mustafës, për ta shkatërruar LDK-në, duke e bartur fatin e kësaj partie te një gjeneratë, të cilën asgjë, përveç mafiozitetit me Isa Mustafën, nuk e lidh gjë tjetër me LDK-në.
Tutorizmi nuk është demokraci
Në LDK nuk ka demokraci të brendshme, por ka tutorizëm, në LDK nuk ka vlera por ka tendenca shkatërruese. Në LDK ka një luftë brezash të cilës po i prinë i ashtuquajturi “Brezi i Republikës”, që sikurse Isa Mustafa, po luftojnë elitën intelektuale dhe Brezin e Vjetër, të cilët janë themeluesit e LDK-së. Sot ky brez dhe kjo elitë në vend se të falënderohen, po luftohen dhe janë lënë jashtë strukturave, për fajin e tyre të vetëm se ishin ata që e shkatërruan sistemin e komunizmit jugosllav në Kosovë.
Në LDK s’ka demokraci të brendshme, por ka luftë klasash, dhe njëra nga këto luftërat e ashpra, llogaritet ajo me Degët e LDK-së në Diasporë, veçmas me atë në Zvicër. Kjo luftë tashmë është bërë publike, pasojat u panë në zgjedhjet e sivjetme, sidomos në ato komuna ku beteja për fitore varej nga votat e diasporës. Por Isa Mustafa nuk merakosej për rënien e LDK-së, pasi misioni i tij ishte shkatërrimi i kësaj partie të cilën si duket e bënë me porosinë e strukturave të nëntokës, për të cilat flitet se kanë fushëveprim edhe në Kosovë. Por, pse i tradhtuan idealet për këto reforma edhe Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, Naser Rugova dhe mjaftë të tjerë si këta, duhet të flasin pa ekuivokë, por le ta dinë se votat i kanë fituar duke orkestruar konflikt të pa qenë me Isa Mustafës.
Lufta e pa kompromis e strukturave shkatërruese në LDK, ishte dhe ka qenë lufta kundër elitës intelektuale, pasi indiferenca ndaj intelektualëve tashmë është e tejdukshme. Si mund të flasin për LDK-në pseudoanalistët, Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanaj, si dhe sojnikët e Isa Mustafës, të cilët nëpër debate televizive u bënë horë, sidomos kur meritat për LDK-në po i bartin vetëm tek “Brezi i Ri”, me tipat si Lumirin e Dritonin dhe tek “Brezi i Mesëm”, me sojnikët e Isa Mustafës, siç janë Vjosa, Haxhiu, Abdullahi dhe të tillët si këta?! D.m.th. LDK-ja është bërë strehë e karrieristëve, prandaj kurrë këta karrieristë nuk do të bëjnë reforma sepse lufta e bërrylave, lufta e nëntokës, intrigat dhe mashtrimi sikur janë shndërruar në mani të tyre.
I ashtuquajtur “Brezi i Mesëm”, në LDK do të duhej të bëhej nga veprimtar të devotshëm që për vite të tëra kanë bërë aktivitet në LDK, jo nga ata që vijnë nga Shoqëria Civile, nga rruga dhe nga Riinvesti, ndërsa “Brezin e Ri”, duhej ta përfaqësonin ata që janë nën moshën 27 vjeçare, por jo dyzet e pesëdhjetëvjeçaret e emëruar “si drejtorët e dhunshëm”, nga vet Isa Mustafa.
Tash mund të shtrohet pyetja nëse është e mundur të gjitha këto shkelje juridike të mos i ketë parë Vjosa Osmani?! Tashmë, ajo për interesa të Isa Mustafës dhe Agim Veliut e kundërshton pa principe ish kolegun e vet ish deputetin prof. dr. Shpejtim Bulliqin, dhe pasi e ka gozhduar Donikë Gërvallën, edhe asaj ia ka kthyer shpinën. Po këtë veprim Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli, e kanë bërë kur i mashtruan aktivistët e Nëndegës në Ulpiana, dhe të disa nëndegëve të tjera në Prishtinë dhe nëpër Kosovë, disa prej të cilëve të dëshpëruar me qëndrimet e “Grupit për Reforma”, u larguan nga LDK-ja, siç janë: Petrit Bicaj, Ferki Çitaku, Bilbil Kastarti etj, për të cilët ne nuk kemi lexuar ndonjë keqardhje, madje këtë nuk e kanë bërë as në grupin e mbyllur pjesë e të cilit ishte edhe autori i kësaj analize, i cili më herët e ka përjetuar injorimin e “Grupit për Reforma”, kur ndodhën vendime antidemokratike në Degën e LDK-së në Zvicër.
Servilizmi nuk është mjetë i disidentëve
Disidentët nuk formohet me metodat e servilizmit dhe të nënshtrimit përpara diktaturës dhe diktatorëve. Disidentët formohen, vetëm duke i kundërshtuar diktatorët. Disidentët kanë mbajtur edhe burg, por kanë triumfuar në proceset dhe zhvillimet e mëvonshme. Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, bashkë me Naser Rugovën nuk janë disident, aq më pak disa pseudo reformator që dje kanë ardhur në LDK, as ata që janë pjesë e strukturave të Riinvestit. Kjo gjeneratë është në mision shkatërrues të LDK-së, prandaj është zhvilluar gjithë kjo luftë kundër filozofisë politike të dr. Ibrahim Rugovës¨, e kundër LDK-së si parti shtetformuese.
Lidhja Demokratike e Kosovës, patjetër duhet t’iu nënshtrohet reformave. Dhe nëse Amerika dëshiron me vendos demokracinë në Kosovë duhet t’i monitorojë zgjedhjet e brendshme partiake, dhe duhet t’i largojë të gjithë ata që janë futur në LDK, përmes rrugëve antidemokratike, nëpërmes Riinvestit dhe përmes Shoqërisë Civile, pa pasur asnjë ditë stazh politik, i domosdoshëm në demokracitë e konsoliduar nëpër vendet e Evropës Perëndimore dhe në Amerikë. Rizgjedhja e mundshme në mënyrë antistatutare, klandestine dhe me misione për ta shkatërruar LDK-në, do t’i hakmerret edhe vet Amerikës dhe kauzës së tyre për t’i zgjeruar kufijtë e demokracisë edhe në Kosovën tonë të përvuajtur.
Reformat në LDK dhe në partitë tjera patjetër duhet të vëzhgohën nga amerikanët, sepse vetëm ata janë garanci e besueshme për t’ia nxjerr vendit një gjeneratë tjetër politike e cila mundet me u përballur me të gjitha vështirësitë dhe krizat që e kanë futur vendin struktura të dyshimta dhe me porosi të shërbimeve antiamerikane për të cilat flitet se operojnë në Kosovë.
Reformat në LDK, por edhe në partitë tjera në Kosovë nuk munden me i bërë njerëzit që i caktojnë kryetarët që sillen si diktator. Partitë politike dhe as LDK-ja nuk duhet ta kopjojnë diktatorin e Venezuelës për të mashtruar popullin me reforma që i bëjnë të emëruarit e tij.
Isizmi i kundërvihet Rugovizmit
Filozofia politike dhe intelektuale e dr. Ibrahim Rugovës, ka ndikuar në vetëdijen shtetformuese të Kosovës, e njohur me nocionin “Rugovizëm”. E kundërta e këtij koncepti është veprimi i Isa Mustafës, i cili si doktrinë të veprimit është antivlerë e demokracisë, është koncept përçarës e përjashtues dhe mënyrë ma perfide e shtetrrënimit, veprime këto që po i aplikon diktatori dhe klientela antidemokratike përreth tij. Nocioni për formën shtetrrënuese mund të pagëzohet si “Isizëm”, që ka kuptimin e të gjitha përpjekjeve për ta shkatërruar LDK-në si parti, dhe “Rugovizmin” si koncept politik e filozofik, jo vetëm si nocion por edhe si kuptim i vlerës intelektuale dhe i përpjekjeve shtetformuese.
Nocioni “Rugovizëm”, ka kuptimin e përpjekjeve për ta ruajtur partinë nga shthurja dhe intrigat, ka kuptimin për ta ruajtur LDK-në nga shkatërrimi dhe tjetërsimi. E kundërta e këtij koncepti është “Isizmi”, i cili si mision ka shkatërrimin e LDK-së.
LDK-ja si parti politike ka synim doktrinën e shtetformimit dhe të institucionalizimit. “LIDHJA”, është mënyra e veprimit që po bënë Isa Mustafa dhe përkrahësit e tij, ndërsa veprimet e tyre qojnë drejt shtetrrënimit dhe mbjelljes së urrejtjes, e të gjithëve kundër të gjithëve. Me një fjalë “Isizmi”, është thika pas shpine dhe hakmarrja e vazhdueshme të cilën po e bënë Isa Mustafa dhe vartësit e tij. Po ashtu në këtë doktrinë futet edhe injorimi dhe përjashtimi, që kjo udhëheqje po ia bënë elitës intelektuale të cilët ishin themeluesit e LDK-së, dhe përjashtimin e Diasporës që ka bërë shumë për Lirinë e Kosovës dhe vet LDK-në.
“Rugovizëm” është fjala e lënë peng, për të cilës duhet me u sakrifikua të gjithë. “Isizmi” është nënshtrimi pa kushte tek diktatori, është premtimi i rrejshëm para elektoratit se kurrë më me PDK-në, po ashtu “Isizëm”, është edhe veprimi i “Grupit për Reforma”, të cilët e tradhtuan elektoratin e tyre.
“Rugovizmi”, ka kuptimin e fisnikërisë demokratike, ndërsa “Isizmi”, ka si doktrinë veprimi, teknokratizmin, tutorizmin dhe format tjera te vrazhda që i bënë përkrahësit dhe vartësit e tij të vuajnë dhe të sillen me servilizmi dhe fudullëku në raport me diktatorin.
“Rugovizëm” është gjithpërfshirja, sepse në LDK e kanë vendin edhe “Brezi i Traditës”, edhe “Themeluesit e LDK-së”, edhe Diaspora, bashkë me gjithë elektoratin e kësaj partie.
“Isizmi”, është forma e përjashtimit siç e kanë bërë vartësit dhe mbështetësit e diktatorit, prandaj LDK-ja i ka punët shumë keq?!
LDK-ja po pëson nga misionarët e LKJ-së
LDK-ja do të pësoj edhe më tej nga misionarët e LKJ-së, që tashmë veprojnë sikur të ishin struktura të BIA-s serbe. Prandaj elektorati i LDK-së dhe strukturat e partisë nëpër Nëndegë dhe Degë, nëse e duan LDK-në, duhet të veprojnë sepse në këto humbje të vazhdueshme deri më tash kanë pësuar vetëm strukturat komuniste të LKJ-së, integralistët jugosllavë, zvarranikët, hipokritët dhe injorantët e shumtë të cilët si ushejza (rriqra), në LDK janë kooptuar në mënyrë antidemokratike.
LDK-në e kanë mbërthyer “Kryqëzatat Ortodokse”, të cilat janë në ofensivë për të devalvuar çdo vlerë demokratike, për të shantazhuar çdo intelektual. Këto kryqëzata janë në luftë me këdo dhe janë kundër të gjithëve. Këta janë me duar të lara e palara, me shkollë e pa të, vetëm e vetëm për ta “RYQËZUAR”, si duhet LDK-në. Pse jo, për ta sjell President të Kosovës, Veton Surroin, Ministër për Punë të Jashtme – Baton Haxhiu, ndërsa në vend të babait për ta vazhduar politikën shtypëse në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Shkëlzen Maliqi, të cilët do përkrahën nga gazetarë udbash të njohur që nga viti 1981. Sigurisht në përforcime kësaj kategorie, për ta imituar mozaikun demokratik, do të angazhohen ekipe të tëra nga shkolla e Baton Haxhiut ose nga ajo e Veton Surroit!
Një fenomen në rritje e sipër ka dal në pah, kur militant e aktivist të “LIDHJES”, po merren kryesisht me punët e partive të tjera, prandaj të gjithë ata që lëshojnë deklarata kundër partive tjera, pa e parë dhe pa e kritikuar gjendjen e brendshme në LDK, ose nuk duan ta shohin realitetin shkatërrues brenda LDK-së, ose janë në misin për ta shkatërruar LDK-në. Edhe deklaratat në mbrojtje të Isa Mustafës aq sa janë bërë të mërzitshme, po aq shpjegojnë se deklaruesit nuk kanë lidhje me politikën, prandaj përkrahin shkatërruesin e LDK-së.
Kreu i “LIDHJES”, dhe sojnikët rreth tij, janë bllokues të të gjitha proceseve, partiake e institucionale, sepse duke sjell anarkinë ata shpresojnë se po e rikthejnë ndikimin e logjikës serbe në Kosovë. LDK-ja por edhe Kosova kurrë s’kanë qenë më keq se sa prej se Isa Mustafa e ka pushtuar kreun e partisë. Prej ardhjes së tij në krye të LDK-së, kjo parti ka pësuar vetëm rënie, por ai nuk dorëheqet sepse ka mision për ta shkatërruar deri në fund LDK-në.
Janë këto disa nga arsyet pse ai humbjen e shet për fitore, madje kështu na ka kujtuar mitin serb mbi Betejën e Kosovës në të cilin Kryqëzatat Ortodokse e kanë humbur atë betejë, ndërsa Kosova është lodhur me ato Kryqëzata të cilat për çdo vit po valëvitin në Gazimestan, për ta shënuar si fitore tragjiken e humbjes?!
Kryqëzatat Ortodokse në ofensivë kundër prezencës amerikane në Kosovë
Kjo filozofi e mashtrimit është devalvimi i një koncepti politik, është abuzim me demokracinë dhe lirinë e Kosovës, andaj alibia për bunkerizim të “LIDHJES”, se qenka e rrezikuar, nga armiku i jashtëm, na sjell në mendje metodologjinë e Enver Hoxhës, në kohën kur i ndërtonte bunkerët. Edhe Isa Mustafa shprehet si diktatori Enver Hoxha: Se LDK-ja nuk paska nevojë me bërë reforma, është një filozofi mashtruese që bazament ka logjikën e “Kryqëzatave Ortodokse”, për ta shkatërruar LDK-në si parti shtetformuese, dhe filozofinë “Rugoviane”, si koncepti më i pranueshëm Euro Perëndimor! Kjo luftë kaq e ashpër po bëhet kundër Lirisë së Kosovës, por edhe kundër prezencës Amerikane në Kosovë, prandaj Kryqëzatat, janë në funksion të politikave antiamerikane për ta rikthyer ndikimin serb në Kosovë?!
Kryesia e “LIDHJES”, e ka legjitimitetin e kontestuar, të gjithë vartësit e diktatorit gjithashtu, prandaj ata duhet të largohen nga LDK-ja, për t’iu hapur udhë reformave në parti. Sigurisht edhe tendenca për ta zhbërë “Gjykatën Speciale” i ka rrënjët tek veprimet e shërbimeve të fshehta, qofshin ato të BIA-s serbe a të tjera, por siç u orkestrua loja në Parlamentin e Kosovës, dhe mburrja e Isa Mustafës dhe sojnikëve të tij, se ata e shpëtuan Kosovën nga “Puçi”, nuk është gjë tjetër vetëm një lojë dashakeqe që e kanë kundër Amerikës, gjersa ta ngulfasin qëllimin e tyre të mirë.
Si mund të quhet “Puçi kundër Vetvetes”, përpjekja e shërbimeve të fshehta për ta zhytur zyrtarisht Kosovën në batak dhe për të krijuar hendekun e madh me Amerikën, të një populli i cili njihet si më Pro-Amerikan në botë. Andaj përpjekja zyrtare për ta zhbërë një vendim që vet e kanë miratuar dhe e kanë nënshkruar është tregues i qartë se testi “PISA”, ka qenë i saktë kur dijen dhe arsimin në Kosovë e ka vlerësuar shumë keq.
Mendoj se me këto përpjekje, ma të ashpra antiamerikane, duhet të merret edhe Gjykata Speciale, sikurse që duhet të merret edhe me milioneret e shumtë, me gazetarët milioner dhe me të gjitha vdekjet e porositura gjerë në ditët e sotme! Nga ky kontest, mendojmë se një hulumtim për “puçin” politik që ka ndodhur brenda LDK-së, është me interes për të ditur sa janë implikuar shërbimt dhe grupet radikale antiamerikane, të cilat tashti imitojnë dashuri deri në ngulfatje për Amerikën.
Tashmë në Kosovë, demokracia po dhunohet në sytë e ndërkombëtarëve. Kosova dhe kosovarët duan mbështetje e përkrahje për ta rikthyer demokracinë nga kapsit e gjithfarshëm, prandaj i bëjmë thirrje SHBA-s, veçmas Ambasadorit të Amerikës në Kosovë dhe atij të Mbretërisë së Bashkuar, që t’iu shmangen retorikave në deklaratat e tyre, por le ta rikthejnë pragmatizmin e veprimit, duke e ndryshuar kursin e tyre ndaj elitës së korruptuar politike, ndaj atyre që janë haptas e ku fshehtas kundër Lirisë, Demokracisë dhe kundër interesave gjeostrategjike Amerikane në Kosovë.
Amerika duhet të ndryshojë kursin kundër gjithë elitës politike e cila nuk i ka zbatuar rregullat e brendshme demokratike për tu avancuar në funksione partiake e nga aty jo vetëm që e kanë dhunuar demokracinë në sytë e Bashkësisë Ndërkombëtare, por i kanë dërguar emisarët e tyre në vendet udhëheqëse ku nga lart po luajnë me demokracinë dhe po tallen jo vetëm me Kosovën, por po tallen edhe me vet Amerikën, me Gjykatën Speciale dhe me rendin e Demokracisë Botërore!
Janë këto dhe shumë argumente të tjera pse mund të konkludojmë se “LIDHJA”, ka përmbysur demokracinë brenda LDK-së, më qëllime të porositura, ndërsa i ashtuquajtur “Grupi për Reforma” të brendshme në LDK, duket të kenë qenë strukturë e fshehtë që kanë orkestruar demokraci të imituar, por me paramendimin e studiuar mirë, nëse diktatori nuk mundet, ata duhet ta vazhdojnë misionin për ta shkatërruar sa ma shumë LDK-në dhe Rugovizmin, si koncept politik dhe filozofik!
Frika nga SHIK-u dhe përçarja në LVV
Frika nga SHIK-u dhe akuza kundër SHIK-ut e kanë mbuluar skemën politike dhe mediatike të Kosovës. Frika nga kjo Organizatë ua ka kallë strallin të gjithëve. Akuzat e shumta dhe tejet shqetësuese e kanë mbuluar skemën mediatike të Kosovës. Vazhdimisht struktura e LDK-së, veçmas Isa Mustafa ka akuzuar SHIK-un, madje edhe në pushtet ka ardhur duke akuzuar SHIK-un si vrasës, dhe pat garantuar elektoratin e LDK-së, se nëse ai vjen në pushtet, dhe nëse ai do të bëhet Kryeministër i Kosovës, do t’i zbardh të gjitha vrasjet politike.
Por në fakt, ai fitoi dhe u bë Kryeministër i Kosovës, kurse gjatë mandatit të tij nuk pat asnjë iniciativë për t’i hetuar këto raste. Paradoksi i gjithë kësaj loje është bërë kur as disa nga familjarët e viktimave nuk patën interes për tu hetuar dhe zbardhur rastet në fjalë, kurse iniciativën e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, për ta hetuar SHIK-un, nuk u përkrahën deputetët e LDK-së, për kundrazi e kanë bllokuar këtë nismë të tyre. Madje këta deputet e këto struktura, duke e përfshirë edhe Isa Mustafën, nuk e shpjeguan kurrë pse heshtën.
Por menjëherë pas rrëzimit të Isa Mustafës nga posti i kryeministrit, edhe vet ai, por edhe vartësit e tij Abdullah Hoti, Arban Abrashi dhe të tjerë i shpeshtuan zërat duke e akuzuar SHIK-un si fajtore për vrasjet politike në Kosovë, gjë që ka irrituar elektoratin e LDK-së, pasi Isa Mustafa dhe suita e tij politikisht kanë bërë vrasje të dytë duke i harruar nëpër tribunat në fushata zgjedhore, në të cilat strukturat e LIDHJES, abuzonin me të gjitha proceset demokratike e morale që i ka kultivar LDK-ja në kohën e Ibrahim Rugovës.
Mos hetimi i SHIK-ut, dhe veçmas mosgatishmëria e LDK-së për tu hetuar kjo organizatë, sidomos “defatorja”, që është juriste, e arsyetoi me gjoja falsifikimin e së vërtetës së mundshme, pasi ato komisione hetuese parlamentare në shumicë qenkan nga radhët e PDK-së. Por indikacionet e shumta shpien nga involvimi i mundshëm i Shërbimit Sekret Serb – BIA, në këto vrasje të cilat ka mundësi të jenë bërë në emër të SHIK-ut, për ta tensionuar klimën edhe ashtu përplot tensione në Kosovën e pasluftës në njërën anë, dhe në anën tjetër, për ta dobësuar sa ma shumë ndikimin e LDK-së në skenën politike të Kosovës. Mosgatishmëria e LDK-së për ta hetuar SHIK-un ka të bëjë vetëm me implikimet e BIA-s serbe në këto procese dhe asgjë ma shumë, sepse ndaj familjeve të tyre dhe familjeve të heronjve, LDK-ja është sjellë në mënyrë kriminale, pa u merakosur se ky përjashtim po bëhet sipas planimetrisë së shërbimeve serbe, të cilat nuk do të mundet me i arsyetuar LDK-ja kurrë.
Zgjedhjet Nacionale, të 11 qershorit 2017, e nxorën LVV, partinë ma të madhe në Kosovë, sado që kundrejt dy koalicioneve ajo mbeti në vendin e dytë. Rritjes së LVV, nuk iu gëzua as PDK-ja por as LDK-ja, të cilat qartë e panë rënien e ndikimit të tyre në Kosovë.
Tash nëse nga ky prizëm iu rikthehemi atyre zhvillimeve do të shohim një lëvizje marramendëse e mediave në Kosovë, analistëve dhe gazetarëve udbash, të cilët krijuan hendekun në mes LVV dhe PAN, pasi interesi i tyre sigurisht përkonte edhe me interesin e Serbisë, i cili ishte që të mos e krijojnë një parlament të fuqishëm shqiptarët, ku do ta hiqnin nga ndikimin Listën Serbe. I gjithë skenari i mediave kosovare, i analistëve të shumtë përfundoi duke e bërë të pamundur LVV të jetë pjesë e qeverisë së Kosovës, dhe më pas për ta përçarë sikur dikur LDK-në, gjë që haptas është shprehur nga të gjitha qarqet pro serbe e filoserbe që flasin shqip në Kosovë.
Në zgjedhjet për Pushtetin Lokal u pa një rënie e dukshme e LVV-së, por jo deri në atë shkallë sa e kanë dëshiruar qarqet filoserbe në Kosovë, prandaj do ta bëjnë skenarin e përçarjes e cila nuk ka mundur të ndodhë pa ndikimin e fuqishëm pikërisht të mediave dhe “ekspertëve filoserb” të cilët Kosovën e kanë sjell buzë kolapsit, për t’i thënë Amerikës se investimi i tyre në Kosovë ka qen i gabuar dhe për ta zbehur sa ma shumë ndikimin amerikan në Kosovë.
Por SHIK-u duhet parë edhe nga një prizëm tjetër i cili na bënë për të dyshuar edhe ma shumë nëse vërtetë kjo organizatë i ka bërë të gjitha vrasjet vet, apo janë bërë nën maskën e SHIK-ut. Si duket, vrasje me motive politike ka bërë edhe Shërbimi Sekret Serb – BIA, përndryshe nuk ka kuptim bllokimi i iniciativës së LVV-së për tu hetuar SHIK-u?!
Për vrasje publike është akuzuar vazhdimisht SHIK-u, kurse si urdhërdhënës Kadri Veseli, i cili ka pasuar Hashim Thaçin si kryetar i PDK-së. Në Zgjedhjet Nacionale, koalicioni PAN nuk i korri rezultatet e pritura, kurse ndikimi i PDK-së në atë koalicion ka rënë edhe ma keq se sa në vitin 2000. Tash shtrohet pyetja logjike, si ka mundësi SHIK-u i Kadri Veselit të mos i ndihmonte Shefit të vet?! Kjo gjendje shqetësuese për fatin e PDK-së, u pa edhe në zgjedhjet për Pushtetin Lokal të 22 tetorit 2017, në të cilat qartë u dëshmua rënia e PDK-së të cilës i printe Kadri Veseli. Grotesku i këtyre zhvillimeve u thellua në raundin e dytë për balotazh, ku PDK-ja nuk e fitoi Prizrenin, por e humbi edhe Mitrovicën, vendlindjen e Bosit, Babait, Shefit dhe urdhërdhënësit të SHIK-ut e kështu me radhë. E SHIK-u i tij, edhe kësaj radhe qëndroi duarkryq, nuk shpërndau grushte e as shuplak ndaj militantëve të LVV-së, as nuk vrau askënd por e la në mëshirën e fatit shefin e vet i cili ka pësuar humbje të thellë dhe shqetësuese në zgjedhjet e vitit 2017.
Një pyetje logjike duhet të shtrohet dhe të kihet parasysh në hetimet e ma vonshme: Ka apo s’ka SHIK?! Këtë dyshim për mua e kanë shtuar zërat agresiv që vijnë nga LIDHJA e Isa Mustafës dhe do farë individësh të cilët vazhdimisht llomotitin nëpër rrjetet sociale. Pastaj mos gatishmëria e deputetëve të LDK-së për tu hetuar SHIK, e shton dyshimin, po më shumë mos interesimi i vet Isa Mustafës për t’i hetuar vrasjet e karakterit politik sa ishte Kryeministër i Kosovës.
Kadri Veseli dhe vet PDK-ja, janë deklaruar diku në vitin 2008 se SHIK-u është shpërbërë?! Tashmë ka ardhur koha për t’u bërë një hetim i nivelit të lartë dhe më profesional, për të parë nëse kanë pas dorë në vrasjet politike përveç SHIK-ut edhe Shërbimi Sekret Serb, dhe sa janë të implikuar edhe strukturat mediatike dhe ato politike, të cilat po errësojnë Lirinë e Kosovës.
Dorëheqjet zinxhirore dhe marrja e përgjegjësive për dështimin e LDK-së
Janari i Vitit 2018, duhet ta gjen LDK-në në dorëheqje zinxhirore, sepse Isa Mustafa është në mision shkatërrues, çdo veprim i tij është hakmarrje kundër LDK-së, e cila atij ia prishi punët me “vëllazërinë serbe”, prandaj partia e dr. Ibrahim Rugovës, e cila me sukses e shkatërroi Jugosllavinë, tash po shkatërrohet nga komplotisti komunist, Isa Mustafa, i cili është në krye të misionit. Tashmë ai ka shkelur të gjithë, edhe “Grupin për Reforma” të brendshme, të cilët tashmë po tregohen më të ashpër dhe më të egër se sa shefi i tyre, gjë që shpresat për t’u reformuar LDK-ja nga ky “Grup shkatërrues”, tashmë janë fikur.
Iniciativa dhe guximi mungon, kudo nëpër Degë dhe Nëndegë s’ka asnjë lëvizje. Si duket shërbimet rrënuese kanë prekur çdo pore të LDK-së, prandaj Viti 2018, nuk do të jetë viti i mbarë për Kosovën e as për LDK-në, e aq më pak i reformave të partisë, të cilës po i prijnë struktura të kalbura nga sistemi i titizmit jugosllav. Kjo logjikë e shtetrrënimit po dëshmohet se ka aftësi për t’i stagnuar proceset dhe për ta ngatërruar Kosovën në të gjitha zhvillimet e saj, me interesat amerikane në Kosovë!
Mashtrimi si parim komunist dhe demagogjia për reforma i përmbysen idealet për një LDK ma të mirë, të fortë e shtetformuese. Këto veprime antidemokratike nuk janë arritur pa përkrahës të shumtë dhe të gjithanshëm. Sidomos përgjegjësia bie mbi “Grupin për Reforma” të brendshme në LDK, i cili ka ndikuar në këto deformime në LDK. Pastaj janë militantët nga Fondi i Trepërqindshit dhe nga Fondi i “Huas Popullore”, bashkë me një pjesë të mediave dhe disa gazetar udbsh, të njohur që nga viti 1981, për politikat e tyre diskredituese. Ky rrjet i “Isizmit”, i ka deputetët e vet në Parlamentin e Kosovës, të cilët ngritin dorë e nënshkruajnë secilin dokument që ua dikton Isa Mustafa, prandaj ata nuk përfaqësojnë filozofie politike të LDK-së. Është edhe një garniturë tjetër të cilët vetën e konsiderojnë si “Oficer për çështje të sigurisë”, të cilët merren me shpifje e shantazhime që i kanë pranuar publikisht. Kjo gjendje është shqetësuese, kur në Kosovë ka përkrahës pa pagesë, të cilët si duket nëpër gjenet e tyre e kanë sindromen e shkatërrimit dhe shtetrrënimit, prandaj hë për hë Reformat në LDK, kanë mbetur në mëshirën e Zotit!…
Epilogu:
Epilogu i këtyre trajtesave ka të bëjë me filozofinë e pastrimit të vetvetes, pastrimit të shtëpisë dhe oborrit të vet. Ndërsa për mua shtëpi dhe oborr është LDK-ja, këtë përpjekje filozofike e kam zhvilluar mjaftë, do të ishte fat nëse edhe të tjerë pasi të merren me oborrin e fqinjit ta shikojnë gjendjen në oborrin e vet, po kështu duhet të veprojnë politikanët e LDK-së të cilëve nuk iu ka bash hije të përqeshin të tjerët kur maskarallëku e ka mbuluar LDK-në e cila duhet pastruar!
Ndërsa epilogu i kësaj trajtese lidhet me gjendjen faktike, si rezultat i dështimit të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë në shkallë kombëtare. Shkalla kaq e lartë e korrupsionit, nepotizmit, servilizmit dhe vobektësia ka shndërruar Kosovën në një vend ku prodhon pasiguri totale, ku ikin investitorët gjigant, ku rinia fizikisht është në Kosovë por me mendje, si ta gjej udhën për ta braktisur sa ma parë Kosovën. Po këtë mendje e ndajnë edhe shtresa intelektuale e cila mëton për t’i zhvilluar hulumtimet dhe eksploruar dijet e tyre në vende ku iu hapin horizonte për karrierë e hulumtime.
Në këto rrethana të dështimit të drejtësisë dhe sigurisë, funksionalizimi sa më i shpejtë i Gjykatës Speciale është domosdoshmëri si nevojë urgjente për ta shpëtuar Kosovën. Por kjo gjykatë hetimet e saj duhet t’i zgjerojë edhe në fushëveprimin në sferën e korrupsionit dhe spiunazhit masiv, për të dhënë sinjale se në këtë vend, ma në fund do të fillon funksionimi i ligjit para të cilit të gjithë janë të barabartë, kurse përgjegjësia për fjalën publike do të kontrollohet ma shumë. Do të ishte me interes që zyrtarët e korruptuar të gjykohen jo vetëm për gjërat e vjedhura, por edhe për dështimet masive, siç është rasti i Isa Mustafës i cili e ka sjell LDK-në në ketë gjendje, me paramendimin për ta dështuar Kosovën në të gjitha proceset integruese në BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare në njërën anë, dhe në anën tjetër për t’ia vështirësuar Amerikës që t’i zgjerojë kufijtë e demokracisë edhe në Kosovën tonë dhe përgjithësisht në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor!
E shkruar, më 31 dhjetor 2017
* * *
Analiza iu është dërguar këtyre mediave dhe institucioneve:
Von: Shefqet Dibrani [mailto:shefqet.dibrani@bluewin.ch]
Gesendet: Mittwoch, 3. Januar 2018 23:38
An: ‘Ambasada e Amerikës:’ <PaPristina@state.gov>; ‘Ambasada e Brtanisë së Madhe:’ <britishembassy.pristina@fco.gov.uk>; ‘Ambasada Gjermane:’ <Sprach-1@pris.auswaertiges-amt.de>; ‘European Union Kosovo:’ <delegation-kosovo@eeas.europa.eu>; ‘EULEX-Kosovë:’ <info@eulex-kosovo.eu>; ‘EULEX-Zyra për media:’ <press@eulex-kosovo.eu>; ‘Gazeta 55:’ <gazeta55mail@yahoo.com>; ‘Gazeta Blic:’ <info@gazetablic.com>; ‘Gazeta 55:’ <info@gazeta55.al>; ‘Gazeta e Re:’ <info@gazetaere.com>; ‘Gazeta Epoka e re:’ <epokaere_mm@hotmail.com>; ‘Gazeta Epoka e re:’ <mm_epokaere@yahoo.com>; ‘Gazeta Express:’ <info@gazetaexpress.com>; ‘Gazeta Express:’ <info@gazetaexpress.com>; ‘Gazeta Info Press:’ <info@gazetainfopress.com>; ‘Gazeta Koha ditore:’ <redaksia@kohaditore.com>; ‘Gazeta Koha Ditore:’ <info@koha.net>; ‘Gazeta Kosova sot:’ <redaksia@kosova-sot.info>; ‘Gazeta Lajm:’ <redaksia@gazetalajm.info>; ‘Gazeta Nacional:’ <bucpapaj@yahooo.com>; ‘Gazeta Newborn:’ <gazetanewborn@gmail.com>; ‘Gazeta Telegrafi:’ <info@telegrafi.com>; ‘Gazeta Zeri:’ <redaksia@zeri.info>; ‘Gazeta Illyria:’ <nfo@illyriapress.com>; ‘Portal FILOLET:’ <info@filolet.com>; ‘Portal Iliria News Agency:’ <info@ina-online.net>; ‘Portal Indeksonline:’ <info@indeksonline.net>; ‘Portal Kosova Press:’ <opinione@kosovapress.com>; ‘Portal Sovrani.info:’ <sovrani.info@gmail.com>; ‘Portal Shkoder Net:’ <info@shkoder.net>; ‘Portal Te Sheshi:’ <info@tesheshi.com>; ‘Portal Vizioni.info:’ <info@vizioni.info>; ‘Portal Vizioni.info:’ <opinione@vizioni.info>; ‘TV Deutsch Welle:’ <albanian@dw.de>; ‘TV Evropa e Lire – Arton Konushevci:’ <KonushevciA@rferl.org>; ‘TV Evropa e Lire – Zijadin Gashi:’ <GashiZ@rferl.org>; ‘TV Klan Kosova:’ <info@klankosova.com>; ‘TV Koha Vision:’ <lajmet@kohavision.net>; ‘TV RTK:’ <lajme@rtklive.com>; ‘TV Rrokum:’ <info@rrokum.tv>; ‘TV Rrokum:’ <office@rrokum.tv>; ‘TV Top Channel:’ <shqip@top-channel.tv>; ‘TV Zëri i Amerikes VOA:’ <shqip@voanews.com>; ‘TV21:’ <lajmet@rtv21.tv>
Analiza në fjalë është publikuar në profilin e autorit në Facebook:
https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/analiz%C3%AB-r%C3%ABziku-nga-kthimi-serb-n%C3%AB-kosov%C3%AB-ose-nj%C3%AB-dashuri-deri-n%C3%AB-ngulfatje-p%C3%ABr-a/10156115048802386/