Nga Skënder MULLIQI
Gjendja e keqe ekonomike dhe politike është prodhim i kësaj kaste politike.Kësaj radhe do ti përmendi lëshimet politike më të mëdha që iu bënë Serbisë. Ky shtet është duke ngritur institucione paralele në Kosovë, më ndihmën e eksponentëve, të cilët gjatë bisedimeve maratonike nënshkruan krejt çka deshti Serbia, pa kurrfarë kushtesh paraprake. Mbishkrimet në gjuhën serbe ishte hapi i parë drejtë futjës së ndikimit të politikës të Serbisë në Kosovë. Pastaj, kriminelët serb “Rojat e Urës” mbi lumin Iber vunë barrikada duke ndarë Mitrovicën në dy pjesë.
Ky ishte jo vetëm lëshimi që lidhet më statusin politik të Kosovës. Kriminelët serbë rrahen dhe maltretuan shqiptarët por edhe ndërkombëtar, dhe nuk iu mungoj një fije floku .Organizata ushtarake e KFOR-it që është garantuese e kufirit, nuk bëri asgjë që ti largon këto struktura kriminale. Këto struktura kriminale serbe vranë edhe një policë shqiptarë në tentim të vurjës së kontrollit të Prishtinës zyrtare në këto pika kufitare. KFOR-i pas shumë kohësh doli më deklaratë së kjp punë kërkon zgjedhje politike. Në vend të barrikadave me gurë dhe zallë, kriminelët serb vëtem sa ndrruan formën e veprimit.
“Parku i Paqës” është bërë legjitimim i ndarjës së Kosovës të proklamuar edhe nga zyrtarët më të lartë të Serbisë, shumë kohë më parë. Kësaj i shkuan për shtati marrveshja politike e nënshkruar në Bruksel midis Prishtinës zyrtare dhe Beogradit zyrtarë për “Zajednicën” siq po quhet Asociacioni i Komunave Serbe dhe Demarkacioni i nënshkruar në Vjenë për kufirin më Malin e Zi. Më këtë formë të ”Zajednicës” legjitimohet federalizimi i Kosovës.
Së kjo marrveshje ishte e dëmshme e vërtetoi edhe Kushtetuesja e vendit. Këto dy lëshime edhe u bënë mollë sherri midis Pozitës dhe Opozitës, ku vendi u përfshi në valën dhunës në Kuvendin e Kosovës dhe vala e protestave masovike në rrugët e kryeqytetit të organizuara nga Opozita, si forma të kundërshtimit të marveshjeve të firmosëra nga Qeveria binomiale Thaçi-Mustafa. Edhe më parë më rastin e nënshkrimit të marrveshjeve në fjalë, opinioni i gjerë shumë pak ishte i informuar.
Hashim Thaçi as më rastin e Fusnotës famoze, nuk kishte bërë ate transparente. Edita Tahiri si protagoniste e saj kishte thënë së Fusnota është fluskë sapuni në përfaqësimet rajonale të Kosovës, e nuk doli ashtu. Nga Lista Serbe e dirigjuar nga Begradi u varë edhe zgjedhja e presidentit të Kosovës në gjendje të shtetrrethimit. Mbetet të shihet në vazhdim së çfarë loje e politike na u servua kur Thaçi kur u zgjodh president me votat e Listës Serbe. Me vendimet tona të dëmshme politike po i mundësohet Serbisë të inkuadrohet në BE. Qëllimi i Serbisë është që përpos ndikimit ekonomik, ta fut edhe ndikimin politik në Kosovë.
Pa Listën Serbe nuk po kemi mundësi të merren vendime politike siç është formimi i Ushtrisë, e vendime të tjera. Po flitet së do të kemi edhe një komunë të re serbe, qe do te ishte edhe një grusht tjetër karshi Kosovës dhe të ardhmës politike të saj. Nga kjo kastë politike e na erdhi edhe formimi i Gjykatës Speciale e cila i ka vu në siklet të madh komandantet e UÇK-së, të cilët kan filluar më grindjet dhe akuzat e ndërsjella ndër më të rëndat . Mos funksionimi i shtetit ligjor erdhi natyrisht si pasojë e oligarkisë politiko-finanaciare në pushtet, të cilët Republikën dhe popullin e kan vu në sprova të mëdha…