Salih Ramë Kelmendi, nacionalist dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare

0
114
Salih Ramë Kelmendi

Skënder MULLIQI

Salih Ramë Kelmendi u lind më 1917 në Ruhot të Pejës në një familje me prejardhje nga Rugova, e njohur për tradita kombëtare… Që në moshë të re, në vitin 1944, Salihu ishte pjesëmarrës në luftë me komunistët malazias nën komanden e Petko Dapqeviçit, te livadhet e bukura, apo siç quhen ndryshe “rovat”, ku edhe do te plagoset në mbrojtje të Rugovës, e që në këtë përballje luftarake i vritet kushëriri i tij Isuf Halili.

Salih Rama që në rininë e tij ishte i brumosur me nacionalizëm, por më vonë do të jetë një veprimtar i devotshëm i atdhetarizmës për çështjen kombëtare, duke bashkëpunuar kêshtu me shumë veprimtarë e atdhetarë të kohës, kryesisht të Rrafshit të Dukagjinit, sikundër ishin Sami Peja nga Peja, Sylë Mehmeti nga Rugova, Bekë Tafili nga Staradorani, Sylë Pajazit Shala nga Lybeniqi, Rashit Goran nga Peja, Ramë Haradinaj nga Lybenqi, Sylë R. Mulliqi nga Raushiqi, Selman Kadria nga Cerca e Istogut, Mustafë Qeta nga Trubuhovci, si endesheisti më i ri në moshë, e shumë veprimtarë të tjerë anekënd trojeve shqiptare.

Veprintarinë atdhetare Salih Rama bashkë me shokët e atdhetarizmës e zhvillonin kryessht përnes Partisë Nacionale Demokratike Shqiptare, që ishte e shtrirë gjthandej në Kosovë. Motivi i veprimtarisë së tyre atdhetare ishte qëllimi dhe përpjekja për bashkimin kombëtar, pra bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë dhe trojeve etnike shqiptare.

Në vitin 1950 Salih Rama arrestohet nga UDB-ja me shumë të tjerë bashkëveprimtarë të nacionalzmës shqiptare, dhe po këtë vit në Prishtinë gjykohen nga pushteti i atëhershëm serbosllav për verimtarinë atdhetare. Salih Rama dënohet me 6 vite burg të rëndë, kush tjetër 7 vjet, 9 vjet, 10 vjet e kështu me radhë. Të gjithë dërgohen në vuajtje të dënimit në burgun e Nishit, por Salih Rama do të qëndronte i paepur në kazamatet serbosllave edhe përkundër torturave që ushtronte pushteti ndaj tij dhe të tjerëve gjatë viteve të burgut.

Edhe pas vuajtjes së dënimit prej 6 vite në burgun e Nishit, menjëherë pas disa kohësh, UDB-ja do ta arrestonin sërish, duke e burgosur kështu në burgun famëkeq të Ozdrimit. Këtu, për disa muaj rresht, do të ushtronin mbi të torturat më çnjerëzore sikur dhe ndaj shumë shqiptarëve të tjerë në këtë burg. Në këtë burg e mbajnë për disa muaj, por si gjithmonë Salih Rama mbetet i pathyeshëm përballë të gjitha torturave të UDB-së. Në vitin 1961 ai do të vritet mizorisht në një pritë të organizuar.