Sekretet e qytetit tim

0
2237
Gjin Lazer Marku

ERVJON CARA

Sot kam ndermend te kthej të vdekurit në mes të të gjallëve. Për inat të atyre që janë gjallë dhe gëzojnë pa e merituar çfarë nuk i takon. Do filloj me historine e jetes se Aleksander Kondos dhe dramen e familje sime, që kishte krushqi me të. Tezja ime Viktoria ishte e fejuara e tij. Pasi ai u arratis, tezja ime Viki u tradhetua nga familja e saj, duke vene firmen qe ajo te denohet edhe me vdekje, po te jete nevoja, mjafton qe atyre te mos i bejne asgje te keqe. Njeriu qe erdhi ta marri ishte i shoqeruar nga im atë, maloku i peshtire Preng Cara dhe ai quhej Gjin Lazer Marku dhe ishte me pozite ne SHIK-un e kohes se Enverit. Nje tjeter kokerr maloku edhe ai.

Nje malok, qe edhe pas 40 vjetesh ne Tirane akoma flet si malok dhe sillet gjithashtu si nje malok i vertete brutal e grotesk. Tezes iu be gjyq me megafone ne shtepine e partise se lagjes ne Kombinat. E denuan duke i hequr femijen nga barku me dhune pa anestezi. Kam qene prezent kur te gjith vune firmen dhe me qe pane, qe un u tmerrova, me pas me moren edhe mua me dhune dhe me çuan ta shoh se çfarë po kalonte ajo, qe te amplifikojne dhune psikike te situates.

Kur e pashë se si e kishin lidhur ne nje krevat dhe ajo ulerinte e perpiqej te rrezistonte gati sa nuk u çmenda. Ishte e kote. Ajo ishte vetem nje vajze 17 vjeçe, e lidhur me rripa ne nje krevat dhe i kishin hequr pa anestezi femijen e kampionit te botes ne peshengritje Aleksander Kondos, kurse unë nje femije qe po me benin deshmimtar te nje akti te dhunshem mizorie, per te me treguar se sa katile mund te behen njerezit qe te kane sjellen ne jete, nese nuk pranon te konsiderosh veten tende prone te familjes dhe jo qenie te gjalle me mish e me shpirt.

Me pas fotot qe i kishin bere teksa e torturonin dhe i merrnin jeten e jetes se saj Gjin Marku qeshte me nje embrion femije te shkerrmoqur me nje mjet si dare qe thyen arrat e fotot ja derguan Aleksander Kondos ne Amerike dhe ai u rrenua krejtesisht shpirterisht. Njeriu qe i kishte qendruar afer ato dite tregon ne dokumentarin me poshtë, se si atij krejt papritur i binte te fiket ne mes te rruges pa asnje shkak. Zeri i Amerikes e kishte transformuar ne nje hero dhe ata doni qe ta rrenonin dhe ne fakt ja arriten ta rrenonin. E shkaterruan plotesisht. Totalisht. Perfundimisht. Nje njeri mund te jete nje perbindesh fizikisht, por kjo nuk do te thote qe nuk eshte njeri me ndjenja. Me pas e vrane.

Dhe jo vetem kaq por u kujdesen edhe qe ajo te behej trofeja e nje pjesetari te ri te bandes kriminale i cili sapo kishte hyre ne boten e krimit, duke nisur te merret me falsifikime fillimisht gjerash qesharake si pulla poste e kartolina te printuara fshehtas shefave qe shiteshin rrugeve te Tiranes e me pas duke kaluar ne gjera gjithnje e me te rrezikshem si bileta sporti te falsifikuara e bileta autobuzesh, derisa kaloi tek gjerat e renda fare. Tek pashaportat. Ishte pikerisht sherbimi informativ i Enver Hoxhes nen urdhrat e Ramiz Alise dhe Nexhmie Hoxhes qe vendosen kalvaret qe do te kalonim pasi familjet tona ishin te nderthurura me krushqira ne te cilat perfshihet edhe ai qe sot kemi ne krye te Sherbimit Informativ.

Intriga pa fund. Vrasje 13 vjeçaresh me snajper me urdher te shtetit pera deres se punes se tezes tjeter tinzare qe na solli peshqesh per here te pare George Sorrosin qe te na e beje jeten ferr edhe sot e keaj dite. Mbyllje ne çmendine femijesh kriminelesh, qe jetuan e vdiqen me lavdi pashallaresh dhe e tere kjo mizori, vetem sepse nuk rrinin dot pa uleritur fjalet O BIR KURVE, sa here qe shoku i ngushte i babait te tij Fatmir Gjates, naltmadhnia e tij, Enver Hoxha, bente ndonje shfaqje qesharake te tipit “Gju me gju” me shoket artiste e shkrimtare tek Kafe Flora. Vellavrasje dhe tradhetira mizore prinderish kundra femijeve te tyre. Motra qe vrasin femijen e motres ne bark vetem e vetem qe njera te mos kete asnje shans te ngjitet me lart ne rangun e njohjeve dhe miqesirave te rrangut me te larte te mundshem.

Çudia eshte se edhe sot e kesaj dite pavaresisht dhunes dhe presioneve te jashtzakonshme per te qene nje nga te dyja, …ose pjese e klanit superkriminal te rrangut me te larte te mundshem …ose pjese e te vdekurve qe ecin si te gjalle mes te gjalleve te vdekur … njekohesisht kur dikush i kalon limitet e te shqetesuarit tone… pra te te burgosurve per se gjalli te familjes katile… here pas here ashtu si krejtesisht pa u marre aspak vesh se si, kur dhe perse… mesohet se “shqetesuesit” vetevriten ose pesojne “aksidente” krejtesisht perfekte dhe teper te pa besueshme per te qene veper e nje dore tinzare qe i ben te tera.

Keta njerez kerkojne me çdo kusht qe çfarë eshte prone e familjes te jete e pa prekshme dhe elimonojne me menyra perfekte cdokend qe tenton te na shqetesoje edhe pse shpesh here tentojne te na e marrin jeten edhe vet me duart e tyre. Te ankohesh eshte e pa mundur. Shumë e veshtire qe te te besoje kush se prapa te tera ketyre gjerave te habitshme qendrojne njerez qe luajne litaret e kllouneve me te medhenj te qeverive qe vijne e qe ikin, siç vijne e ikin kllounet. Kam pare plot prej tyre te nisin e te besojne edhe vet se jane vertet zoter te ketij vendi. Keta nuk e kane fare idene, se cilet jane zoterit e vertete.

Zoterit e ketij vendi jane disa qenie humanoide me shpirt kazem, qe e drejtojne kete vend me thika pas shpine. Qendrojne sa me poshtë qe te jete e mundur qe te duken sa me pak e te te vrasin qe nga aty ku ke vene kembet. Ky vend drejtohet me dhunë, me vrasje dhe me pameshirshmeri. Kur te vije dita ta besoni do jete teper vone qe te mundeni te ndryshoni dot ndonje gje. Ata qe e drejtojne kete vend nuk jane madje as shqiptare. E vetmja menyre qe te mbijetoni ndonje copez jete disi te lire prej tyre, eshte qe te beheni me te pa meshirshem dhe me mizore e me tinzare se ta. Do vije nje dite, qe do me besoni.

Dërgoi për publikim: Gjin Musa, gazetar