Serbia perms xhamisë së Zemunit edhe kunër Luginës së Preshevës!

1
994

Skender Jashari

I shtyrë nga ngjarjet e fundit, me të cilat Agjenturat e Serbisë, janë vënë në veprim, kundër Shqipëtarëve në tërësi, e në veçanti kundër Shqipëtarve të Luginës së Preshevës dhe mërgimtarëve tonë nëpër vendet e BE-së, përmes taktikës perfide të identifikimit me elementin islamik-vehabist. Shqipëtarët kemi Kisha dhe Xhami, por mbi to kemi Shqiptarinë- Rilindasit tonë na e lanë porosi! Duke pa disa medie, portale dhe të vetëquajtur analista, që më shumë janë duke i shërby sendërtimit të planit të Agjenturave të Serbisë, e që nga ana tjetër nuk ka reagim të duhur aq më pak reagim institucional!

Kjo fushatë është e drejtuar kundër Interesit Kombëtar Shqipëtar të Shqipëtarve të Luginës së Preshevës, por edhe të gjithë Shqipëtarëve në Rajon dhe në vendet e BE-së!

Sepse:
Nga vitet 2003-2004, në Shkollat e Luginës së Preshevës, për nxënësit Shqipëtar mësohet me planprogram të Serbisë, edhe lënda fetare. Ku përmbajtja e saj mes tjerash është: lavdërimi i xhihadizmit; rritja e identitetit fetar dhe shuarja e identitetit kombëtar, aq sa i mësohet që i takojnë kombit turk dhe se flamuri i tyre është flamuri turk!

Hapjen e xhamive, shoqatave gjoja humanitare a fetare vehabiste nëpër vendet e BE-së, ku synohet gjoja ruajtja e Identitetit fetar a edhe Kombëtar, e bashkatdhetarëve tonë, Më 14 maj 2017, si në vendin “Gurishte” mbi fshatin Rahovicë, po ashtu edhe në shtëpinë e kulturës në Preshevë, në ditën Përkujtimore për Dëshmorët e UÇPMB-së, ngjyrimi fetar islamik ishte mbizotërues në krahasim me Idealin për të cilin kanë rënë këta Dëshmorë!

Më 26 maj 2017, në komunën e Zemunit, qenka shkatërru një xhami, gjegjësisht e vetëquajtur xhami! Duke dalur të vetëquajtur analistë sidomos nga Lugina e Preshevës, që me porosi të Serbisë, dëshirojnë ta manipulojnë opinionin publik Shqipëtar, që të përfshihet në mbrojtje të kësaj “xhamie Shqipëtare!”.

Arsyet që faktojnë që një plan i tillë është i përgatitur nga shërbimet sekrete serbe janë:

• Të kujtojmë Naçertaninë e Garashaninit, që thirrej kryesisht
në këtë element[ forcimin e islamizmit tek Shqipëtarët; manipulimin e hoxhallarëve dhe mësuesve (që ta quajnë tokë të bekuar Anadollin e tokë të mallkuar tokën tonë të Shenjtë Shqiptare); etj];

• Të kujtojmë hoxhallarët rus dhe të Serbisë, deri në Luftën
e II Botërore, Marrëveshjet jugosllavo-turke për shpërnguljen e Shqipëtarëve nga ish-jugosllavia për në Anadolli( ku ndër më së shumti janë shpërngulur edhe nga Lugina e Preshevës!), kujtojmë planprogramet dhe ligjet agrare që trajtonin në format nga më të ndryshme opsionin e shpërnguljes së Shqiptarëve, gjithëherë duke përdorë edhe elementin fetar islamik!

• Nga vitet 1990, Serbia dërgoi( me udhëzime të tërthorta) në
vendet arabe, të rinjë “ Shqipëtar”, që të studionin në universitete me doktrinën fetare selafiste. Doktrinë politiko-fetare e prodhuar nga Rusia, për t’iu kundërvënë Aleancës NATO( më konkretisht SHBA-së dhe vendeve të BE-së)!

• Serbia edhe më parë, si edhe gjatë periudhës 1945-1990,
qëllimisht tentoi të na përçante Shqipëtarët, duke na thënë përmes hoxhallarëve agjentë të saj, që Shqipëtari musliman është më i afërt me një serbë ortodoks sesa me një Shqipëtar katolik! Derisa Shqipëtarët katolikë i identifikonte si kroat, Shqipëtarët musliman i identifikonte si boshnjak, turq, goran, musliman serbë etj!

• Pasi kam kompetencë morale, flas për rastin e UÇPMB-së.
Agjenturat e Serbisë, përmes disa “nacionalistëve”( të vetëquajtur, e që edhe në Luftën e Kosovës- UÇK, ishin si agjentë të Serbisë!), kanë tentuar në vazhdimësi ta identifikonin UÇPMB-në si ushtri xhihadistësh e terroristësh islamik! Gjatë kësaj lufte, asnjë hoxhë nuk ishte në Zonën Operative të Preshevës, as në luftimet në Bukoc, Shoshaj të Epërme, Rahovicë, Muhaxhere etj! Madje në luftën e fshatit Rahovicë në maj 2001, 3 hoxhallarë i kanë shërby Serbisë, për t’na mposhtë neve( ushtarëve të UÇPMB-së).

• Në vitin 2003, eprorë të shërbimeve sekrete serbe, mes tyre
edhe atij ushtarak, deklarohen disa herë që në Maqedoninë Perëndimore dhe në Kosovë, ka grupe xhihadistësh islamik( kupto që këta persona po këto shërbime serbe i kishin dërgu!).

Agjentët Islamik të Serbisë( xhihadistët islamik), tentuan të manipulojnë veteran dhe luftëtarë të vërtetë Shqiptar, për t’i futur në luftë në Iliridë( kinse për ideal Kombëtar!)!

Edhe më 2015, në Republikë të Kosovës, agjentët islamik të Serbisë dhe terroristët islamik të indoktrinuar në Burgjet e Kosovës, tentuan të kryenin arratisje, për të krijuar pastaj në Maqedoni një Shtet Islamik të Ballkanit!

• Agjentët Islamik të Serbisë, ishin në veprim, madje sidomos
deri 2009, vepruan edhe në Kosovë, ku një bandë e tillë, ishte arrestuar në shtator të atij viti! Kjo grup e Agjentëve Islamik të Serbisë, edhe në Burgjet e Kosovës, e vazhduan veprimtarin në radikalizmin terrorist islamik-vehabist!

• Në vitin 2009, shkaku i dështimit që të fusnin terroristët islamik të dirigjuar nga Serbia për të kryer akte terroriste në Trojet tona ( sidomos kundër Republikës së Kosovës, shkaku i interesit politik të Serbisë për ta dëmtu stabilitetin dhe shtetësinë e saj), i’u ishte dhënë urdhër që të kalonin në akte terroriste, në vendet perëndimore të Europës( veçmas kundër Aleatit Strategjik të Shqipëtarëve, pra SHBA-së)-taktikë e marrur nga terroristët palestinez. Kjo tashmë shihet që aktet terroriste të ndodhura nga Shqipëfolësit: Arid Uka në Gjermani, Osmankaç, Duka etj në SHBA! Po ashtu edhe dukuria e ndërtimit dhe hapjes së xhamive dhe shoqatave fetare vehabiste, me prijës dhe frymë vehabiste, nëpër vendet e ndryshme të BE-së, ku jetojnë bashkatdhetarët tonë, e për të cilën shumë pak bëhet në parandalimin e radikalizimit terrorist (këto të dirigjuara plotësisht nga shërbimet sekrete serbe)!

Mirëpo kërcënimi serioz për kryerje aktesh terroriste edhe brenda Trojeve tona, është rritur pas vitit 2012 (shihet qartazi tentojnë t’i kryejnë kryesisht në Republikë të Kosovës)- e që edhe brenda Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave të Kosovës, ka persona të betuar dhe të paguar nga Serbia, që i mbrojnë dhe ndihmojnë këta Agjentë Islamik të Serbisë dhe terroristw islamik-vehabist. Madje edhe Agjentët serbë të Serbisë, të kamufluar edhe si kriminelë ordinerë, tentuan të kryenin akte terroriste islamike, që t’ia mveshin vehabistëve- kujto rastin e Natës së Krishtlindjeve më dhjetor 2014, serbi që synoi të kryente akt terrorist kundër Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë.

• Në tubimin përkujtimor për Dëshmorët e UÇPMB-së, më 14 maj
2017, në vendin e quajtur “Gurishte” mbi fshatin Rahovicë, por edhe në shtëpinë e kulturës në Preshevë, më shumë i’u dha ngjyrim fetar sesa çështjes për të cilin kishin rënë Dëshmorët. Nëse krahasohet edhe me tubimet gjatë viteve 2002-2017, me lehtësi shihet kjo tendencë e fetarizimit të manifestimit të tillë.

• Personi i cili e ka publiku video-incizimin në lidhje me shkatërrimin e xhamisë në Zemun të Serbisë më 19 maj 2017( video e publikuar për herë të parë), nuk është Shqipëtar, por është një romë, që flet edhe gjuhën Shqipe. Ky person pas luftës së Kosovës, ka ikur në Zemun të Serbisë, ku më së shumti janë vendosur kriminelët e luftrave kundër Shqipëtarve! Në këtë lagje, ku është kjo xhami, nuk ka Shqipëtar! Ky person është në shërbim të Agjenturave të Serbisë, që drejtohet kryesisht në radikalizmin terrorist të Shqipëtarëve në Gjermani! Në lidhje me këtë rast, medie, portale por edhe të vetëquajtur analist të Luginës së Preshevës, që me a pa qëllim, me a pa dijeni, i shërbyen planit të shërbimeve sekrete serbe, që të involvonin Shqipëtarët në mbrojtje të ashtuquajturës “xhami shqiptare”.

Asnjëherë më parë, asnjë xhami nuk është cilësuar si “xhami Shqipëtare!”

Interesin Kombëtar Shqipëtar dhe Luginën e Preshevës, në veçanti, duhet mbrojtur nga aktet terroriste dhe subversive të Serbisë përmes agjenturave të saj dhe dorëzgjaturve( shqipfolësve), që veprojnë si brenda Trojeve etnike Shqipëtare, po ashtu edhe në vendet e Europës Perëndimore në mesin e mërgimtarëve tonë.

Institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe ato të Republikës së Kosovës, duhet të ndërhyjnë, në Mbrojtjen e Identitetit dhe Interesit Kombëtar Shqipëtar kudo në Botë, duke ndërmarr:

1. Luftimin meritor të radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit,
në veçanti të shtyrë, dirigjuar, financuar nga shërbimet sekrete të Serbisë, kundër Interesit Kombëtar Shqipëtar! I kamufluar si terrorizëm islamik-vehabist, por edhe si akte terroriste të agjenturave të Serbisë në emër të terrorizmit islamik a të krimit ordiner!

2. Shqipëtarëve të Luginës së Preshevës, duhet të mbrohen nga
manipulimi për kauza që i shkojnë në dobi Serbisë, siç është rasti i shkatërrimit të vetëquajturës Xhami të Zemunit! Duke mbrojtur vetëm Kauzën Kombëtare Shqiptare, shkaku i së cilës nën okupimin e Serbisë ende ushtrohet gjenocid, mbi Luginë të Preshevës, si dhe mbrojtjen nga tjetërsimi kombëtar që tenton përmes fesë islame( vehabiste), ta bëjë!

3. Shqipëtarët të vendosur nëpër vende të BE-së, të mbrohen
nga enklavizimi në enklava turko-arabo-boshnjake. Fëmijëve të mërgimtarëve tonë, t’iu mundësohen shkolla në gjuhën tonë Amëtare, duke i larguar nga shoqëritë, enklavat, xhamitë dhe shoqatat e dyshimta vehabiste! Ruajtja e Identitetit Kombëtar a edhe fetar islam, nuk mund të bëhet duke u tjetërsuar në identitetin vehabi!

4. Pastrimin e Institucioneve tona( sidomos në Republikë të
Kosovës), nga personat që heshtur dhe shprehimisht ndihmuan, mbrojnë dhe në forma tjera, përkrahin terroristët islamik dhe agjentët islamik të Serbisë! Po ashtu mbrojtjen e mërgimtarëve tonë kudo në botë, nga njerëz të dirigjuar nga Serbia, që synojnë tjetërsimin Kombëtar madje dhe fetar, në identitetin fetar dhe kombin( shuarjen e ndjenjës Kombëtare Shqiptare) vehabi. Edhe Strategjia për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm 2015 – 2020, obligon për masa të tilla Institucionet kompetente!

Më: 27.05.2017 Skender Jashari
Në : Prishtinë

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Master drejtimi penal dhe studime joformale ushtarake.

1 KOMENT

  1. Çdo xhami ne Serbi eshte xhami e muslimaneve me prejardhje serbe. Pra kjo faltore Islamike mund te quhet Xhamija Serbe ne baze te gjeografise, ose Xhami Islame ne baze te religjionit. Kjo Faltore Islame nuk ka lidhje asgje me kombin SHQIPTAR.

    KOMBI SHQIPTAR KURRË NUK KA NDERTUAR FALTORE TE RELIGJIONIT islam, por ka Musliman me prejardhje Shqiptare, qe aty ketu ndertojne objekte per rituale fetare Islame.

Komentet janë mbyllur.