SERBINË NUK MUNDI TA THYEJË AS AMERIKA E TRUMPIT

1
381
Trump takim me Hotin e Vuçiq

Nga Binak MAXHARRAJ

Marrëveshja e Uashingtonit i përngjanë më shumë asaj thënjës:
“Shko e eja si Adem Peja”

Është një mareveshje si një deklaratë në letër nga te dy palët ligjerisht jo obligues, bash si ato mareveshjet qe janë nënshkruar edhe më parë midis Kosovës e Serbisë të cilat kurr nuk gjetën zbatim.

Thelbi i raporteve midis Kosovës dhe Serbisë nuk është i natyres ekonomik por politike. Pa njohjën reciproke nuk mund të normalizohën raportët midis tyre ku egziston urrejtja shekullore për shkak të politikës shoveniste, gllabëruese të Serbisë ndaj teritoreve shqiptare. Serbia edhe kësaj radhe u tregue arrë e fortë të cilën nuk mund të thejë as Amerika. Ajo kategorikisht e refuzoi Amerikën për ta njohtë Kosovën. E zhgenjyer nga ky fakt e pësoi Izraeli. Amerika e detyroi Izraelin qe ta njofë Kosovën.

Nga ana tjetër delegacioni i Kosovës ishte shumë i dëgjueshëm, pranoi qe të shkelet edhe sovraniteti i Kosovës, duke e bërë hisedare Serbinë në asetet vitale për Kosovën në Liqenin e Ujmanit, qe Sebia kurrë nuk ka pasë qasje, qe është hapi i parë në krijimin e “Republika Serpska” në shtetin e Kosovës.

Pastaj më insistimin e vetë Serbisë Kosova e pranoi projektin e Serbisë “Mini-Shengen” të cilin dy vite më parë kategoriksht e kishte refuzuar si projekt të dëmshëm më të cilin Kosova më shumë humbë se sa fiton kurse Serbia si shtet më i fortë e mjelë ynyrën e ekonomive të shteteve në zonën Shengen, por qe përmes këtij projekti Serbia lirshëm do të këtë qasje edhe në detë.

Kjo mareveshje s’do mend se është bërë më shumë për konsum të mbrendshëm të Administratës Trump lidhur më zgjedhjet e nëntorit për ta ngritë sado pak rajtingun e humbur për shkak të problemeve të mbrendshme të përfshirë nga trazirat e brendëshme por edhe ne arenën ndërkombëtar.

Në këtë drejtim më këtë mareveshje nuk u arrijtë diçka spektakulare qe do ta tërheqë për vemendjeën e votuesve, sepse kjo administratë nuk arrijti ta bindë Serbinë qe ta njohë Koso ka deshtuar delegacioni i Kosovës ne krye me Avdullah Hotin e butë qe nuk ia prishë as tymin e duhanit askujtë. Ky delegacion për asnjë qyast nuk i doli në krahë shtetit te vetë Kosovës, nuk insistoi, nuk nguli kembë në asgjë, bile edhe kur u pajtua me shkeljen e sovranitetit te vendit duke e lejuar Serbin te behet hisedare e asetve tona te ndertuara me mundin dhe ndjersen e qytëtarve te Kosovës, siç është Ujmani përmrs se cilës Serbia jo vetem qe nuk delë nga Kosova por forcohet edhe më shumë në Kosovë.

Pastaj pajtimi për Zonën “Mini-Shengënin Ballkanik”, të cilin Kosova e ka refuzuar kategorikisht, e sidomos edhe kryeministri Hoti para dy viteve, tashti në Uashington i palon veshet e nuk bënë ze ndaj këtij projekti pro serb. “Mini-Shengen” është kryesisht interes i Serbisë kundër Kosovës dhe se Kosova as se si nuk guxon te jetë pjesë e këtyre lojrave te Serbisë.

Pra, Serbia mori ate çfarë deshti, nguli këmbë midis Amerikës, nuk e dha ate çka nuk deshti ta jepë njohjën e Kosovës, edhe Amerika u tregua e dobet në këtë rast me Serbin te cilës me plotë guxim i tha Amerikës jo nuk e njohim Kosovën.

Kurse Kosova nuk more ate se çfarë deshti njohjën e Kosovës nga Serbia, nuk nguli këmbët në këtë duke i thane Serbisë dhe Amerikës se nuk ka mareveshje pa njohjën e Kosovës, por këtë delegacioni i jonë e uli bishtin si struci dhe u dorezu. Kosova jo vetem qe nuk mori asgje por ajo me këtë mareveshje doli humbësja me e madhe, e lejoj Serbinë te bëhet pjesë e asetve tona kombetare, e lejoj Serbin të kaluroi ne zonën Shengen te Ballkanit duke i mjel ekonimit e këtyre shteteve, e lejoi Serbinë, që përmes teritorit te vet te këtë qasje në det.

Për deshtimet e delegacionit tone duhet te debatoj, bile shumë ashpër Parlamenti i Kosovës qe te most a pranoi një mareveshje te këtill te keqe qoftë edhe nga Amerika, sepse demton qenjën teritoriale dhe kombetare te Kosovës.

Ndërsa qeverira Hoti e cila ne essence nuk përfaqeson as 20% te elektorati duhet sa më pare te jape doreheqeje, te ikë më bishtë ndër këmbë sepse e turperoi Kosovën. Ose qe këesaj radhe koalicioni ikësaj qeveria te shpërbëhet dhe vendi te shkojë ne zgjedhjet e reja.

1 KOMENT

  1. Binak he poshtersire… gjithe ke qene njeri i poshter… edhe sot vetem ke perparue ne poshtersine tende nihiliste komuniste idiotike.

Komentet janë mbyllur.