Shefqet Dibrani: INXHJA E LDK-së

1
2009
Shefqet Dibrani

(Letër e hapur Ministreshës Hykmete Bajrami)

E nderuar Ministresh Hykmete Bajrami, të dëgjova sot në TV kur flisje për Diasporën, kur i ftove bizneset nga diaspora për të investuar në Kosovë, para të cilëve e shprehe tërë dashurinë tende për diasporën?!. Por, vetëm dy ditë më parë, përkatësisht të shtunën më 28 maj 2016, ti ministresh bashkë me shefin tuaj Isa Mustafa shkelët mbi diasporën, përkatësisht u tallët me dy përfaqësuesit e Dy Degëve të LDK-së në Diasporë, gjë që as sistemi komunist serb nuk ka vepruar në mënyrë më selektive ashtu siç po bëni edhe ju zonja ministresh duke u bërë patericë e shefit tuaj, ku bashkë me të ju bëheni pulë e lagur ndaj të gjithëve, por u treguat tepër diktatoriale ndaj përfaqësuesve të Degëve të LDK-së në Diasporë.

Ministresh Hykmete Bajrami, po ju pyes se cila nënë të edukoi kështu, për të urryer kaq shumë Diasporën sepse të shtunën më 28.05.2016, ti i dhe vizë dhunës fizike mbi gratë e Kosovës, ti nuk e qele gojën për dhunën fizike që kanë bërë hamshorët e Arban Abrashit, kundrejt përfaqësueses së Diasporës, shoferë këta të cilët kanë cenuar dinjitetin e një Nëne e Vajze Kosove e cila është edhe grua e dikujt?!. Por për ty dhe për Ministrin Arban Abrashi, i cili po ashtu foli për Diasporën(?!), e shenjtë qenka vetëm familja e juaj dhe e Isa Mustafës kur ajo rrezikohet.

Por Arban Abrashi ndërsente atë të shtune shoferët e tij, të cilët silleshin si Udbash kundër Diasporës, përkatësisht kundër dy përfaqësuesve të dy degëve të LDK-së në Diasporë, kundër të cilët votove edhe ti por edhe Arban Abrashi. Prandaj po ju pyes se çfarë është ky standard i dyfishtë ministresh?! Po ashtu zonja ministresh atë të shtune vetëm sa nuk u copëtove kur kaloje pran nesh me atë profilin fizik për gazin e botës. Edukoje shëndetin tuaj ministresh, emancipoje dhjamosjen e tepruar ministresh, se sall grimi i fytyrës nuk të mjafton për tu dukur e bukur?!

Hykmete, të flas me sinqeritetin ma të madh se sikurse sjellja jote bajate, ashtu ishin bajate ecjet tuaja pran nesh pa na folur fare, andaj sjellja jote e bënte edhe ma bajate atë pamjen tuaj fizike. Po gjatë kam menduar e shumë jam frikësuar atë ditë, se sikur të ishe ma e bukur shoqja ministresh, me trup shtathedhur, do të shtroja pyetje se sikur të ishe e gjatë si një selvi a do të na shkelje mua dhe Donikën përmbi?!

Dije inxhja e LDK-së se sjellja jote prej një femre ishte tepër arrogante, kurse tani shprehjet tuaja për Diasporën kundërmojnë mashtrim dhe standard të dyfishtë, ndoshta ti ishe e sigurt se askush nga LDK-ja nuk ishte në atë sallë. Me të drejt po ta shtrojmë këtë pyetje publike ministresh Hykmete Bajrami, se cila nënë të edukoi kaq keq, dhe kush ta mësoi këtë arrogancë kundër dy përfaqësuesve të LDK-së nga Diaspora.

A nuk e shihje Hykmete se si sillej ai kallapi Arban Abrashi, e si silleshin shoferët e tij që emitonin Udbashët e dikurshëm të SUP-it serb e të LKJ-së nga e cila doli i paprekshëm Isa Mustafa. Ata tërë ditën e lume e kanë treguar arrogancën e tyre përpara një gruaje, një nëne, një intelektualeje që kishte ardhur nga Gjermania, për ta përfaqësuar Diasporën për të cilën sot Ti flisje me pietet duke ju bërë thirrje e duke ju garantuar se ata janë të respektuar nga dikasteri që ju drejtoni dhe Qeveria të cilës nuk i ha palla për Diasporën?!

Po Diaspora e LDK-së, pse nuk të duhet ty zonja ministresh, dhe pse nuk i duhet as shefit tuaj Isa Mustafa, i cili tërë pasurinë e tij e kam mbi keqpërdorimet e Fondit të Trepërqindëshit, mbi Fondin «Ndihmë Drenicës» dhe mbi Fondin «Huaja Popullore», për të cilat ti inxhja e LDK-së e din fort mirë, por si duket edhe ti vjen e trajnuar nga Instituti RIINVEST, për të cilin flitet se pikërisht ai kolegj, i paska përgatitur strukturat e nëntokës të cilat janë komanduar nga Bujar Bukoshi, për ta shantazhuar e pushtuar nga brenda kalanë e LDK-së, të cilën ti bashkë me Isa Mustafën e keni shndërruar në një Parti Diktatoriale të tipit komunist, e cila në vend të dialogut ka injorimin dhe poshtërimin kundër Diasporës, muskuj këta të cilët u treguan tërë ditën e shtune, lum ministresha Hykmete Bajrami.

Ministreshë Hykmete Bajrami, të pash të shtunën me sa fodullëk silleshe pran nesh nëpër platformën e Hotelit EMERALDE, ku ishte mbushur përplot sigurimca dhe njerëz me syze dielli, të cilët nga frika as në ambientet e brendshme të hotelit nuk kishin guxim t’i hiqnin.

Ata silleshin sikur të ishin Udbashët e Rankoviqit, por jo si njerëz të civilizuar të vitit 2016, dhe aq më keq kur gjithë ai spektakël komunist u zhvillua në një Kuvend Pune të LDK-së, parti e cila tashmë tërë arsenalin kërcënues, përjashtues e linçues po e shpenzon kundër dy individëve të cilët vinin nga Diaspora, e ti pa u skuqur fare, pa të ardhur marre votove kundër të shtunën, e ndërsa të hënën flisje me pietet për Diasporën?!…

Si iu flet prindërve, burrit, fëmijëve tuaj Hykmete Bajrami, dhe çfarë iu thua për votën tuaj kundër prezencës së Diasporës në sallën ku mbahej Kuvendi i LDK-së?! Ndërsa sot i bëje thirrje Diasporës, për ta besuar kapitalin e tyre ty dhe matrapazëve politik që tashmë janë sistemuar në LDK, të cilët sikur janë shndërruar në marionetë të SHIK-ut, Kadri Veselit dhe të PDK-së, ku bashkë me ty Hykmete Bajrami dëshironi ta shkatërroni LDK-në.

Çfarë na është ky standard i dyfishtë kundrejt Diasporës zonja ministresh?!…

CH – St. Gallen, 30.05.2016.

Shënim: Në Kosovë e Shqipëri janë mësuar vetëm me marrë, jo me dhanë…/AÇ

1 KOMENT

  1. Shefqetogllu Al Dibrani,

    Ne ne KS jena mesuar sipas teje veq me Marr.? E ti Shefqedin, qe 32 vite e ke leshue atedheun, Edhe na e ke Marr nje luftar ne lufte dhe nje punter para lufte…..kunder shkavellave……..ti nu k je ardh ne KS me e nda pendrekun,boksin,plumbin………sepse po te kishe nejt ne Ks……nje pendrek e kishee honger ti, nje une……por kur ti Ike, un i hangra dy pendreka……..

Komentet janë mbyllur.