Shkallmimi i republikës sovrane

0
699

Ajo që kërkohet në dialogun me serbet e Kosovës është qe të ketë më shumë racionalitet sepse fundi ajo që është racionale është efektive dhe anasjelltas. Këtë duhet dhënë politika shtetit; forcimin e sovranitet dhe përmbajtjen e pavarësisë.

Nga Bekim Rexhepi

Dialogu me Serbin padyshim se e shkallmon republikën sovrane dhe komprometon pavarësinë, për faktin se i gjithë dialogu i deritanishëm është kthyer në nënshtrimin të palës shqiptare në agjendën serbe, një dialog i tillë patjetër dhe me të drejtë konstatohet se duhet të ndërpritet, sa s’është bërë vonë dhe sa nuk janë shkaktuar demet e mëdha që nuk riparohen më.

Dialog me Serbinë ka dhe duhet të ketë për aq kohë sa konstatohet se ka nevojë të zhvillohet ay, por jo në formatin e gjertanishëm, në formate të tjera, ay mund të zhvillohet në interesa ekonomike, në atë politike rreth integrimit në BE, dhe përfundimisht në njohje reciproke të vendeve, pra vetëm ky format ka kuptim të mbaj gjallë dialogun me Serbin.

Një dialog tjetër i kontraktuar mes qeverisë së Kosovës me serbet e Kosovës duhet të jetë primat i ri i negocioushëm, madje çoftë edhe në Bruksel, dhe ky dialog të bëhet vetëm mbi parimin e zhvillimit, pa krijuar sistem tjetër të ndasisë etnike, që më pas do të mund të tentohet të përmbyset një sistem tjetër multietnik. Dialogu me serbet e Kosovës të zhvillohet pa Serbinë, pa politikën shovene të saj, ky dialog mund të zhvillohet për të gjitha çështjet e brendshme të Kosovës, që serbet e Kosovës e ndjejnë kontributin.

Dialogu me Serbinë, për çështjet e brendshme të Kosovës ka një përjashtim, një suspendim të Serbisë, i cili ka ndodhur me luftën dhe dëbimin e forcave ushtarako-policore serbe nga Kosova, më këtë morri fund okupimi mbi Kosovën, ndaj për këtë ka edhe një marrëveshje ndërkombëtare, e quajtur si “marrëveshja e Kumanovës”.

Çfarëdo dialogu që orvatet të vë nën hije këtë marrëveshje (marrëveshjen e Kumanovës), që e ka përjashtuar apo e ka suspenduar shtetin serb mbi Kosovën, është një orvatje tjetër me përpjekje të padëgjuar për të mbajtur mëshikëzimin e vendit, që ndofta edhe ta rikthejë mos-përjashtimin dhe mos-suspendimin e Serbisë akoma mbi Kosovën.

Ajo që kërkohet në dialogun me serbet e Kosovës është qe të ketë më shumë racionalitet sepse fundi ajo që është racionale është efektive dhe anasjelltas. Këtë duhet dhënë politika shtetit; forcimin e sovranitet dhe përmbajtjen e pavarësisë. Jo cenimin, siç po promovohet aktualisht nga xhuxhët e politikës në Kosovë, nuk ka nënshtrim të llojit të zvarranikut apo ku mos dija nxjerr kokën e urithit mbi gërmihë.

Më gjithsej tek shoqëria shqiptare akoma nuk është zgjuar si duhet logjika çliruese, dhe mbrojtja e lirisë, duket se vështirë arrijmë tek kuptimi politik që identifikon, dallon akteret destabilizues të republikës. Republika duhet të zgjohet ndryshe, jashtë logjikës nënshtruese dhe përditshmërisë së agjendave të huaja. Asosacioni i komunave Serbe ka vdekur, ay duhet të sqarohet se ishte një gabim në planin e Ahtisarit, ose te dyja bashkë nuk shkojnë, Multietniciteti i republikës me serbet brenda dhe me asosacionin komunave serbe nuk shkon.

Ndofta një asosacion i komunave veriore (ASV), mund të ishte më praktikë për të mos dëmtuar multietnicitetin, ndërsa ASV –ja me shqiptaret brenda do të kishte një kuptim me tendenca jo dëmtues dhe jo shkallmues për republikën. ASV-ja mund të krijohej, por më parë vetëm pasi ata të jenë kthyer të gjithë shqiptaret në pronat e tyre dhe vetëm pasi veriu të jetë paqësuar nga infektimet luftënxitëse.