Shoqëria është rrënuar deri të baza e saj civilizuese?!

0
374
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Kur e shikojmë në mënyrë kronologjike, ate që lam për 20 vite mbrapa, shtrohen vetvetiu shumë pyetje logjike.

Çfare ishte ky rrugëtim i Kosovës ? A ndërtuam shtet si duhet? Sa krijuam kushte për ta përfundur fazën e tranzicionit?

Çfare ishte rrjedha e ecurive ekonomike? Pse politika u tregua e pa zonja si në planin e mbrendshëm ashtu edhe në planin e jashtëm? Sa shteti ynë i dytë në Ballkan e arsytojë qëllimin shekullor të shqiptarëve?

U treguam kampion, duke i ngritur duartë kah qielli, duke u treguar të pazotët të drejtojmë
shtetin tonë sovran dhe të pavarur?!Këtë pyetje dhe pyetjët e mëparshme kurrë nuk ia parashtruam veti!

Nuk u interesua kush që të punojë as për një gjeneratë të vetme, e lere që duhet të planifikohet së paku për tri gjeneratat e ardhshme. Udhëheqjet tona të shtetit ishin të “zëna”, më punë tjera të parëndësishme për shumicën, e të rendsëishme për ata.

Puna e treguar deri më sot për ta ndërtuar shtetin e ri të Kosovës, ishte e dobët?! Apo, ata që erdhën në pushtete u treguan dhe ishin kuadro jo profesionale, për profesionin fisnik të politikës.

Jeta politike ka shumë defekte, e cila reflektojë keq në ekonomi, në shkencë e kulturë, në jetën biznesore, dhe nuk reflektojë si duhet në asnjë segment të jetës dhe të punës. Unë sigurisht së do të kisha dëshire, të shkruaj diqka krejtë tjetër…

Eshtë lehtë të lavderohemi, është lehtë ta kemi gojën plot demokraci, e në anën tjetër punët flasin së gjitha këto nuk janë gjë tjetër veqse një cirk, që pushtetëve u shërbeu si opium karshi popullit.

Statuskuo politike, dhe madje edhe kthimet mbrapa, nuk kan lidhje më shtet. Për këto dhe një situatë të tillë çfare e kemi aktualisht, nuk është luftuar dhe sakrifikuar aq shumë gjatë historisë.

Një mentalitet dhe vetëdije e tillë e nivelit të ulët është duke na shkaktuar dëme të mëdha. Lavderime plotë, e punë kurrfare! Shkallë e lartë e të papunëve, dhe në të njejtën kohë më mijëra të larguar nga Kosova?

Na janë bërë bashkë demagogët …?! Këtë zingjirë të keq dikush do të duhej ta shkëput, nese
mendojmë të ndërtojmë shtet ku fuksionojnë mirë të gjitha sistemet. Kemi mbetur duke pritur,
e nuk po veprojmë. Opurtuniteti është treguar fatal për secilin popull…!

Shoqëria është rrënuar nga mbrenda, deri të baza e saj civilizuese. Një shoqëri njerëzore dhe një shtet të rregulluar, duket së pak kush po e mendon. Kosova, sikur nuk po dinë së cila është e mira dhe cila është e keqja.

Nuk po e bëjmë dallimin e rrenës dhe të vërtetës?!
E kemi pasur mundësi, po të kishim unitet dhe të punonim seriozisht, t’i kemi të gjitha të mirat e kësaj bote…