Shpend Ahmeti një mashkull harbut, Anton Çettës i thotë hup

1
627
Anton Çetta, monumenti

Nue Oroshi

Që nga data 7 Qershor 2014 kur shoqata “Trojet e Arbrit” dhe BISHZ – në Zvicërr organizuan një akademi shkencore në Solothurn të Zvicrrës, ku iu kushtua jetës dhe veprës së profesor Anton Çettës dhe pas kësaj akademie shkencore të dy shoqatat dolën me propozimin e përbashket që Instituti Albanologjik në Prishtinë të merr emrin e professor Anton Çettës si dhe monumenti i professor Anton Çettës të vendoset para Institutit Albanologjik në Prishtinë. Fatkeqësisht kjo kërkesë e jona tash e pesë vjet u injorua. Tash e pesë vite me radhë është duke shkuar lëmsh lufta në mes të orjentimit perëndimor pro evropian, që dëshiron ta ketë monumentin e profesor Anton Çettës në Prishtinë dhe orjentimit aziatiko-karpatianë, që janë duke e bllokuar këtë projekt kombëtar.

Edhe pse çdo gjë ishte gati që të vendoset gurëthemeli i monumentit në oborrin e Institutit Albanologjik në momentin e fundit talibanët e Institutit Albanologjik e kundërshtuan këtë ide duke mos e lejuar vendosjen e monumentit të profesor Anton Çettës. Ndërkohë që Shpend Ahmeti dhe Komuna e Prishtinës edhe pse e kishin lëshuar lejen fillimisht për vendosjen e monumentit ata i hëngren fjalët e tyre dhe e anuluan vendimin e tyre. Kështu që Prishtina e cila ka një hapësirë të madhe nuk po ka mundësi të gjej dy metra vend për të vendosur monumentin e Profesor Anton Çettës në Prishtinë. A është i vetëdijshëm Shpend Ahmeti i cili i thotë vetes student i Harvardit e në të vërtetë është student i universiteteve dhe profesoreve bullgar me emrin amerikan i quajtur Universiteti i Blagoewgrad, siç janë edhe shumë kolegje private të tilla në Kosovë dhe Shqipëri.

Vërtetë është tragjike se deri në çfarë shkalle ka ardhur humbja e vetëdijës kombëtare dhe deri në çfarë shkalle janë ardhur një pjesë e politikanëve të Kosovës sa që të kontestohën veprimtarët kombëtar shqiptar vetëm që me veprimtarinë e tyre kanë bërë pajtimin e kombit. Shpend Ahmeti vërtetë në këtë rast është duke u treguar një djalë harbut kur professor Anton Çettës i thotë hup. Shpend ti mundesh me e bllokuar këtë projekt kombëtar edhe ndonjë ditë por një gjë dua ta them se me leje apo pa leje shqiptarët kanë me e vendosur monumentin e profesor Anton Çettës në Prishtinë.

Ndërsa ju dallkautët dhe kopukët e politikës talibaniste në trojet shqiptare do t´iu themi stop njëherë e përgjthmonë. Se palca ashtnore e shqiptarisë nuk do të shuhet kurrë edhe pse fatkeqësisht është t’holluar bukur shumë. Sikur t’i thoshte dikush professor Anton Çettës kur ishte gjallë se do të bëhet gjithë kjo qendresë ‘tash e pesë vite me radhë që monumenti i tij mos të vendoset në Prishtinë ai do të përgjigjej. Kur të hiqej mjegulla lehtë do ta kemi. Por kjo mjegull e shkretë karpato-aziatike shumë gjatë i mbajti trojet shqiptare.

1 KOMENT

  1. Ata qe nuk jane SHQIPTARË, nuk e duan ANTON ÇETTËN… shpend tullumi nuk eshte SHQIPTAR… por eshte mulsiman… dhe nuk e kritkoj qe e urren ANTON ÇETTËN… edhe une po te isha mulsiman njesoj si shpend abu tullumi kisha veprue…

Komentet janë mbyllur.