Shpërbërja e kuvendarëve cirkusante!

0
351
Kuvendi i Kosovës

Skënder MULLIQI

Ka kohe qe po mbahen zgjedhje te jashtezakonshme. Ata qe marrin vesh ne politike, e dine mire se keshtu po veprohet per t’i ikur Reformes Zgjedhore nga ana e krereve te partive kryesore politike ne pushtet. Reforma zgjedhore shume prej ketyre njerezve qe jane ba bajat dhe te gerditshem me reforme zgjedhore, do t’i nxjerrë prej lojes politike. Kete gje nuk po e lejojne se me pushtet ne Kosove po lidhen edhe vjelja e te mirave materjale pa karar. Shume nga keta njerez te politikes, jane bere horrat e botes.

Nuk ishin aty per t’i perfaqesuar interesat e popullit, por per t’i realizuar interesat personale, familjare e interesat e grupeve te caktuara biznesore. Shume pak deputete e kan pasur vendin ne uleset e kuvendit si organi me i larte i shtetit. Une shpesh i kam quajtuar por edhe me te drejte Cirkusant, mashtues dhe manipulator. Voten qytetaret nuk ua kan dhene qe te sallamaditen duke marr paga te majme, duke marr honorare dhe duke realizuar interesa private. Droje shume se edhe ne zgjedhjet te cilat do te mbahen shume shpejt pas shperndarjes se kuvendit, pak gje te hajrit do t’u sjellin qytetareve.

Me fytyra te njejta e bajate politike qe Kosoven e sollen ne dergje te lige, zor qe do te kemi gje te hajrit. Megjithate edhe pse shpresat shume jane venitur, megjithate duhet gjetur qytetaret kurajon dhe forcen, qe gjithe keqberesit pa shkuar shume kohe, t’i hudhin ne berllogun e historise. Dy gisht fytyre thote nje fjale e popullit jane. Keta me qene fytyra me hektare te tere ia falin dreqit. Edhe me keq, se keqperdorimet e vazhdueshme te parase publike, largimeve masovike nga vendi, varferise, eshte falja e tokave armiqeve tane shekullor.

Kjo tradheti nuk i falet askujt pa marr parasysh postin dhe poziten shoqerore… Freski e madhe per te gjithe ne, do te ishte qe shume fytyra te kompremetuara dhe bajate te skenes aktuale politike, te cilat na u serviren ne medie dhe pushtet per 20 vite mos t’i shohim me kurre ne publik…