Opinion
Afërditë Bekteshi
Mob.: (+386) 044 418 868
E-Mail: afërditabekteshi@hotmail.com
Në kohën e ndryshimeve politike, ekomomikë edhe klimatike ndodhinë edhe shpërqendrimet e mëdha mendore individual dhe shoqërorë sikur një situatë të tillë jemi nga e vërejmë në nivel kombëtare dhe kjo rrjedhë si rezultat i zhvillimeve politike aktuale jo të qarta.
Është krijuar bindja se jemi në kaos shoqërorë për shkak të ngjarjeve ditore dhe ka të atillë që bien pre e këtyre zhvillimeve dhe ballafaqohemi në situata të rënda të: depresionit, dhunës, vrasje dhe vetëvrasjes.
Në historinë e zhvillimeve të ndryshme shoqërorë gjithherë gjatë epokave të ndryshme kanë ndodhur situate të tilla të pakëndshme në rrethanat e kohës të krijua për ndryshime, si rezultat i kësaj kanë filluar organizimet politike progresive të drejta qysh nga koha e Greqisë Antike këtë e argumenton më së miri Profesori i nderuar Zejnullah Gruda në librin, E Drejta Ndërkombëtare Publike.
Ne si shoqëri jemi duke vuajtur nga anomalitë e pas luftës duke ulur imunitetin edhe te disa individë me bindje të drejta dhe demokratike. Pushtuesi ka lënë pasoja të mëdha afatgjate përkundër që lufta për Liri ka dhënë rezultate të matshme në shumë drejtime. Disa grupe shoqërore dhe individ ende vazhdojnë të jetojmë me frikën, jo besueshmërinë, mosmirënjohjen ndaj vlerave të lirisë.
Të gjitha këto pasoja i adresoj tek ish pushtuesi agresor dhe aleateve të tij i cili vazhdon me veprime speciale propagandistike kundër vlerave tona. Ne kujdestarët e të Drejtës Kombëtarë dhe Ndërkombëtare veprojmë pa varësisht pozitës institucionale dhe shoqërore që kemi, me vetëdijen tonë që këto vlera janë të përhershme të patjetërsueshme sa do qe mund të cenohen për momentin dhe jo vetëm në aspektin kombëtarë. Zhvillimet politike aktuale po marrin kohë por jo hov, barrierat i vendosin ne bashke me aleatet tanë ndërkombëtare gjithashtu duke zbatuar Drejtësinë.
E Drejta ndërkombëtare Publike historikisht është zhvilluar krahas të Drejtës Kombëtare po në këtë shekull evoluimi i saj është në epërsi duke reflektuar në arenën ndërkombëtare me akte të reja ndërkombëtare sa i përket menaxhimit të sigurisë ndërkombëtare, migracionit, drejtësisë dhe mjedisit për shkak të ndryshimeve klimatike. Për më tepër situata me Pandeminë Covid 19 e ka bërë më se të nevojshme reflektimin drejt dimensioneve të reja diplomatike për shkak te paraqitjes se pasigurive në të ardhmen.
Subjekte të së Drejtës ndërkombëtare janë shtetet të krijuar në bazë të Parimit të Vetëvendosjes dhe Organizatat ndërkombëtare të cilat po ashtu në bazë të këtij parimi janë të organizuara dhe ndër veprojnë për vlera të përbashkëta.
Përveç kësaj në teorinë e së Drejtës Ndërkombëtare shumë teoricienët e njohin edhe rolin e individit si subjekte ndërkombëtarë, andaj në udhërrëfyesit e disa figurave kombëtare të dëshmuar siç ishte Adem Demaçi dhe pasuesit tjerë, si vlera të lirisë duhet të mbështesim dhe krijojmë objektiva strategjike të drejta në bazë veprimtarisë dhe krijimtarisë së tyre.
Nuk ka të drejtë të veçantë në shkencën juridike që mundet të krijohet dhe zhvillohet pa pasur bazën e saj.
E drejta popullit tonë si Kombëtare dhe Ndërkombëtare ka BAZËN saj e në luftën për liri e cila ja dha vulën Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e mbështetur nga institucionet relevante si që ishte intervenimi ushtarak i NATO–së viti 1999.
E drejta duhet të vërtetohet pavarësisht sa e hidhur është, kjo situatë pezull nuk i bënë nderë askujt e më së paku neve që jemi të vonuar në raport me popujt edhe të rajonit. Duhet të përfundon përgjithmonë epoka e paraqitur si viktima edhe kur kemi prezantuar liderizëm.
Shpërqendrimi të zëvendësohet me përqendrim ndaj vlerave të lirisë dhe të demokracisë, ngarendja ndaj pozitave të përkohshëm institucional, nuk na formon vetëdije kombëtarë të qëndrueshme përkundrazi, këtë së paku na ka dëshmuar e kaluara shume e afërt.
Të dëshmomi se duke i shpërfaqur dhe mbrojtur vlerat tona më të ndriçuara kombëtare, mund të ecim në krah me popujt të civilizuar se edhe ashtu ata ju kanë ngjitur lartë piramidës të së Drejtës Ndërkombëtare, PSE jo edhe ne…
Afërditë Bekteshi
Studiuese e së Drejtës Ndërkombëtare
Universiteti i Prishtinës