“Shqiptar, ik pirdhu nga ke ardhur” !

1
1306

Bota Sot | 30.04.2016Prof. Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

** Question is, how is it been possible that a prominent poet Ismet Ozel from Turkey has used such insulted and vulgar vocabulary against Albanians in Turkey?!

*** What kind of the culture and civilization is that to offend Albanians with dirty expressions “fuck you” and “go back where you came from”, if you say that you’re Albanians, not Turks?!

Ndërkaq përgjigjja ime njerëzore dhe e civilizuar për etërit, për vëllezërit dhe për motrat e mia kudo që ndodhen në botë, është kjo:

Shqiptar, mos rri, po duku shqiptar” (Andon Z. Çajupi)

Këtë të drejtë askush në botë nuk mund t’ua mohojë dhe t’ua shkurtojë as me forcë, as me kërcënim, as me racizëm e as me diskriminim.

– Ku janë hashimët, ramët, ministrat, ambasadorët dhe konsujt e Kosovës dhe të Shqipërisë, që i kanë futur “veshët në lesh” e nuk i marrin në mbrojtje shqiptarët jashtë Kosovës dhe jashtë Shqipërisë, kur atyre u mohohet e drejta e identitetit kombëtar, e ekistencës dhe e lirisë?

Pse vëllezërit turq të Hashim Thaçit dhe të Edi Ramës po ua mohojnë të drejtën e kombësisë mbi 5 milionë shqiptarëve në Turqi?

Pse po heshtin “burrat e shtetit” shqiptar : Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Edi Rama, Bujar Nishani, ku janë ata “shtetarë” demokratë e patriotë të mëdhenj, pse kanë hyrë në “birën e miut” e nuk kërkojnë nga vëllau i tyre i dashur Taip Erdogan (presidenti i Turqisë), të mos ofendohen, të mos nëpërkëmbën, të mos diskriminohen, të mos kërcënohen dhe, në asnjë mënyrë të mos u mohohet e drejta e identitetit kombëtar mbi 5 milionë shqiptarëve, që jetojnë dhe veprojnë me shekuj në Turqi.

– Po, ku t’i gjesh ata shtetarë humanistë, demorkatë dhe patriotë (sikurse Isamil Qemali dhe Hasan Prishtina), kur sëmundja patologjike, karrierizmi, lufta dhe etja e pashuar për pushtet, për korrupsion, për hajni, për krim, për pasuri e dashuri… ua ka verbuar sytë dhe stërkequr trurin dhe tëkurrur mendjen, duke mos parë dhe dëgjuar asgjë se çfarë po ndodh me fatin e shqiptarëve si brenda hapësirave të Shqipërisë Etnike, ashtu edhe jashtë saj në diasporën shqiptare anembanë botës.

Misioni i ambasadorëve shqiptarë në Turqi, nuk është vetëm për të ngrënë bakllava turke dhe për të bërë “zef e qejf” me vëllezërit turq në Ankara!

-Ku janë qeveritë demokratike me kryeministrat, me ministart dhe me ministritë e punëve të jashtme të Shqipërisë dhe të Kosovës, pse deri më tash kanë futur “kokën në zallë”, duke mos bërë asnjë demarsh diplomatik zyrtar Qeverisë së Republikës së Turqisë kundër deklaratës raciste, ofenduese, poshtëruese, fanatike dhe diskriminuese të poetit turk, Ismet Ozel, i cili shqiptarët i ka ofenduar dhe kërcënuar se, nëse shprehin identitetin e vet shqiptar në Turqi, duhet ta braktisin Turqinë.

Një politikë dhe diplomaci e tillë perverse dhe dritshkurtër antihumane, andemokratike dhe antikombëtare shqiptare ndaj shqiptarëve si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnike, bëri që të shkelen e drejta historike, e drejta kombëtare dhe e drejta e vetëvendosjes së shqiptarëve në Ballkan.

Mjerisht, këtë difekt të politikës dhe të diplomacisë shqiptare, të cilat, në asnjë mënyrë nuk e përfillin dhe nuk e mbrojnë interesin nacional dhe shtetëror shqiptar mbi bazën dhe mbi parimin e reciprocitetit sipas së drejtës kombëtare dhe të asaj ndërkombëtare, por vetëm ineteresat e tyre “kontraktore” të titullarëve dhe të përfaqësuesve të tyre.

Këtë inferioriteti dhe këtë mangësi të përmbajtjes së politikës dhe të diplomacisë sterile shqiptare, më së miri e ka “lexuar” edhe gjeopolitika hegjemoniste e Turqisë, e cila sipas Doktrinës së ish-kryeministrit(1983-1989) dhe ish-president( 1989-1993) të Turqisë, Turgut Ozal, synon shtrirjen e saj deri në Murin Kinez.

Prandaj, fare nuk është e çudtishme, as e befasueshme kërkesa e Turqisë, që shqiptarët në Ballkan, të revizionojnë historinë e tyre kombëtare 500-vjeçare nën sundimin e Perandorisë Osmane.

Këtë synim tendencioz ndaj historisë kombëtare shqiptare, para 5 vitesh e vuri në dukje edhe vizita zyrtare e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu, që i bëri Kosovës, më 26,27 dhe 28 gusht 2011. Me këtë rast ai decidivisht kërkoi nga Hashim Thaçi (kryeministër) dhe nga ministri i Jashtëm I Kosovës, Enver Hxhaj, që të ndikonin pozitivisht në ndryshimin e teksteve të historisë në Kosovë.(http://www.revistadrini.com/2011/08/prof-dr-mehdi-hyseni-ne-pranojme-vetem-diktatin-e-amerikes-sepse-ajo-na-ka-shpetuar-nga-serbia-jo-turqia-dhe-as-shqip).

Në këtë frymë të kontestimit dhe të mohimit të së drejtës kombëtare të mbi 5 milionë shqiptarëve në Turqi, është edhe deklarata skandaloze dhe diskriminuese antishqiptare e poetit të njohur turk, Ismet Ozel, i cili në “stilin” racist ka ofenduar dhe kërcënuar shqiptarët, që mos identifikohen si shqiptarë, por si turq.Ndryshe, të “mbledhin plaçkat dhe të kthehen nga kanë ardhur”.

Shqiptar, ik pirdhu nga ke ardhur” !

– Çfarë ofendimi, çfarë urrjetje, çfarë racizmi dhe çfarë fanatizmi anadollak ky, sikurse të ishim në kohën e errët mesjetare.
– Ja, çfarë “vëllezër” janë vëllezërit turq të Hashim Thaçit dhe të Edi Ramës: “vëlla Erdogan, vëlla Erdogan… ”, kur ishte në vizitatat zyrtare të tij në Kosovë dhe në Shqipëri!

– Ku është vëllai i Hashim Thaçit dhe i Edi Ramës, presidenti i Turqisë, Taip Erdogan, i cili deri tani nuk e ka denoncuar Deklaratën fyese dhe raciste ndaj 5 milionëve, të pohuar nga poeti i mirënjohur turk, Ismet Ozel?

Megjithatë, në këtë rast, nuk duhet të hidhërohemi nga heshtja dhe nga mosreagimi i presidentit Taip Erdogan, ndoshta, ai, ende, nuk është në dijeni për një skadal të tillë racist dhe ofendues antishqiptar të poetit Ismet Ozel.

Mirëpo, për heshtjen dhe mosdenoncimin e këtij rasti skandaloz, përgjegjës kryesorë janë presidentët, kryeministrat, ministrant e jashtëm, si dhe ambasadorët shqiptarë në Ankara të Turqisë, të cilët nuk kanë reaguar te presidenti Taip Erdogan, as te qveria turke e as tek ambasadat e Turqisë në Prishtinë dhe në Tiranë.

Pra, me një fjalë, presidenti Taip Erdogan nuk është fajtor, as përgjegjës për “incidentin” politik Ismet Ozel, por qarqet dhe institucionet e theksuara shtetërore shqiptare të Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe ambasadat dhe konsullatat e tyre në Turqi.
Ja, po e citojmë në original Deklaratën ofenduese dhe raciste të poetit turk Ismet Ozel: “Ne duhet ta dimë se kush jemi, por nëse ka njerëz, apo etni që jetojnë në këto toka dhe thonë që kemi të drejta, atëherë ne turqit e vërtetë nuk duhet t’i lejojmë, sepse përçahet Turqia ngaqë kështu është ndërtuar shtet-kombi ynë. Është njëlloj si të firmosin humbjen tone. Nuk po marrë shembull kurdët, por shqiptarët. Nëse shqiptarët duan të thonë jemi shqiptarë dhe jo turq, atëherë, vëllai im, ke shtetin dhe kombin tënd, IK PIRDHU ANDEJ NGA KE ARDHUR.” ( http://www.balkanweb.com/site/poeti-i-njohur-turk-shqiptare-pirdhuni-nga-keni-ardhur/ ).

Kjo deklaratë e pistë ofenduese, antihumane dhe raciste ndaj shqiptarëve ka për qëllim mohimin e së drejtës së identitetit nacional të shqiptarëve në Turqi, është në kundërshtim flagrant me Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut (10.12.1948) të Kombeve të Bashkuara, ku Nenin 15, pikat 1 dhe 2 thuhet: “ 1. Everyone has the right to a nationality. 2. No one shall be arbitrarily deprived of his nationality nor denied the right to change his nationality”). http://www.un.org/en/universal-declaration-human-rights/.

Edhe pse një nonsens i tillë nuk është në shpërputhje me Kushtetutën e Turqisë, sipas së cilës “demokracia bazohet në konceptin e nacionalizmit…”, poeti turk Ismet Ozal ka bërë një gabim të madh, ofendues dhe racist në adresën e mbi 5 milionë shqiptarëve, sepse sipas së Deklaratës së sipërtheksuar për të drejtat dhe liritë e njeriut, jo vetëm shqiptarët, por të gjithë njerëzit në botë kanë të drejtë të shprehin dhe të deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare, fetare, gjuhësore, kulturore, politike, si dhe të shprehjes së mendimit dhe të fjalës së lirë…, etj., pa pësuar pasoja qoftë nga organet qeveritare të ndonjë shteti, qoftë nga kundërshtarët e tyre politikë.

Këtë koment po mbyll me këtë konstatim timin, të publikuar paraprakisht në anglisht: ”No Excuse For Racism, Insult and Bigotry!” (http://www.albaniapress.com/lajme/22229/No-Excuse-For-Racism-Insult–and-Bigotry.html)

Shënim: I kujtoj profesorit të nderuar, se ky mos-reagim i shqiptarëve në mënyrë institucionale vjen nga fakti se ka kohë që shqiptarët po sillen si “qen të rrahur të turkut”. Ky është turp i madh, por kur tjetri po pranon ringjalljen e kulturës osmane të pushtimit ndër shqiptarë, e nuk reagon askush, çfarë nënkupton kjo? /AÇ

1 KOMENT

  1. E ti i nderuar Mehdi Al Hyseni, ne vitn 2016 akoma e mban emrin dhe mbiemrin ne gjuhen e ketij shovenist turqelik… e ti ç’ka po bon pos qe i shkruan disa pallavra …sa per me shkruajt. Nderroje ate emer turkoarak, e pastaj shitu si SHQIPTAR, …une e kam pase emrin Mahmut Gllavurda, dmth emer turkoarak dhe mbiemr tipik shkavell. Por me 32 Euro e nderrova dhe emrin e kam DARDAN GASHI

    Rregulloje vehten, pastaj kritiko tjeret… sepse keshtu dukesh nje hipokrit pallavrik.

Komentet janë mbyllur.