Shqiptarët gjithmonë po mashtrohen dhe tradhtohen?!

0
954

Nga Skënder MULLIQI

Kur ne të kuptojmë së hijenat i kemi kojshi, kur të kuptojmë së udhëqësit tanë nuk janë duke e kryer punën mirë, ndoshta do të jetë teper vonë për ti riparuar dëmet e shkaktuara. Nuk do të dijmë së qfarë qmimi do të paguajmë edhe në vitin 2018… Ne të gjitha anët e Kosovës i kemi permendorët e martirëve dhe dëshmoreve të kombit. Ne qdo cep të Kosovës gjenden ata të cilët dhan jetën për liri dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia, e cila po na kërcnon më luftë edhe sot. Kosova historikisht u mbush më varre të atyre të cilët e mbrojtën vendin e tyre, të cilët e mbrojtën dinjitetin dhe qenjën e tyre kombëtare.Na vranë armiqët serbosllav aty ku mbrrin, në pushkatuan dhe bën masacra, na sakatuan më bomba, na kositëm më mitralezë duke na gjuajtur në varreza dhe në puse historikisht.

Pyetja është e thjeshtë: a është ky rrefim i mjaftueshem për të kuptuar të gjithë së gjithmonë duhet ti kujtojmë të rënët, së gjithmonë duhet t’i nderojmë ata të cilët sakrifikuan për lirinë të cilët po e gëzojmë të gjithë sot? Mos pikërisht për këtë gjë edhe na duhen më shumë informacione. Kosova nuk na duhet më dy fytyra. Me njënen të keqe dhe tjetër të mirë. Nuk duhet të lejojmë të na përseritet historia. Nuk na duhen as vitet e largeta jo të mira për shqiptarët, nuk na duhen as vitet 1941-1945, ku partizanët në emer të lirisë vranë patriotët më në zë të popullit tonë ? Nga distanca historike nuk e kemi veshtirë të dallojmë së cila ishte e mira dhe cila ishte e keqja për shqiptarët.

Ne fund të shekullit të kaluar tagrin e lirisë e paguam shtrejtë, por dolëm fitues karshi armikut shekullorë serb. E fituam pavarësinë bashkë më miqët tanë evropianë dhe amerikanë. Serbia u mposht ushtarakisht, u mposhtën edhe në jo civilizimin e tyre. Dolëm fitues së mbrojtem trojet tona shekullore. Dolëm fitues së lufta jonë kishte kauzë të drejtë, ishte luftë për mbijetës. Si duket nuk jemi duke bërë dallim e qartë të pardigmës së fashizmit dhe antifashizmit, si dy eksterme ideologjike. Kosova duhet të rezonojë më në fund më mendje te kthjelltë dhe më përgjegjësi të plotë të zgjedhë rrugën e demokracisë, të zgjedhë rrugën e prosperitetit, të zgjedhë rrugën evroatlantike, së alternativat tjera na fusin në qorrsokak. Problemi primar shtrihet në dozën e shtuar të arrogancës tonë, në prepotencën dhe mos dijën e akterëve të inkuadruar në politikë.

Nuk po kuptojmë se nuk po dojmë të kuptojmë së Serbia si armik i përhershem, punon në destabilizmin e Kosovës, së punon edhe në ripushtimin ushtarak të Kosovës siq u kërcnua Vulin nga një tubim në Serbi.Serbët historikisht u shërbyen me rrena duke i përseritur ato deri atëherë kur edhe i kan arritur ta plasojnë si të vërteta. Vranë historikisht pjestarët e popullit të vet për ti arritur objektivat pushtuese, për ta shumfishuar territorin e tyre më territore të huaja. Edhe pas Millosheviqit, Serbia po udhëhiqet nga millosheviqet e vegjël. Serbët më luftë arritën ta formojnë “Republika Serpska” në Bosnje, dhe këtë gjë po e provojnë, e nuk janë shumë largë ta arrijnë edhe më ndarëjn e veriut të Mitrovicës në Kosovë në kushte te paqës.

Vrasja e njeriut që vrau shqiptarë, Oliver Ivanoviçit u bë pikërisht për vurjën e kufirit mbi uren e lumit Iber, të cilën e mbatjën të bllokuar për shumë vite kriminelët “Rojat e Urës”. Neglizhenca dhe mos interesimi i organeve tona për të vu kontrollin e plotë mbi veriun e vendit ka mundësi të na kushtojë shumë. Edhe deklarata e presidentit serb, Aleksander Vuçiq se nëse Organet e Sigurisë së Kosovës nuk e zbardhin të vërtetën rreth vrasjes së Oliver Ivanoviçit, Serbia do të reagojë për ti kryer hetimet e vrasjës vetë, përbën një kërcënim serioz për Sovranitetin e Kosovës Leja që Vuçiq ta viziton Kosovën më 20 dhe 21 janar më duket së nuk është aspak e qëlluar, dhe ka për qëllim shtimin e tensioneve nder etnike ne veri dhe destabilizimin e Kosovës…