Shqiptarët popull për studim sociologjik, kulturor, ekonomik, humanitar…?!

0
331
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Këta njerëz të politikës, para medieve, në debate dhe në paraqitje të ndryshme, po bëhën se po bijnë “cop” më njeri-tjetrin.

E miqësia e tyre ka lidhje për përfitime, ka lidhje më biznese e pushtete të përbashkëta. Edhe pse janë të partive të ndryshme politike, po veprojnë bashkarisht duke i dalë në ndihmë njeri-tjetrit, kur është nevoja.

Koalicionet e partive politike duke filluar nga komunat deri në nivelin qendror, janë bër dhe po bëhën, sipas interesave përsonale, e jo sipas interesave të shtetit.

Ndikimi i tyre në organet e drejtësisë është i madh, prandaj edhe po e vjedhin shtetin pa dro së do të ndëshen më ligjin?! Njerëz të tillë politikë, mund të këtë vëtem në ndonjë shtet afrikan.

Të gjitha këto maskarada politike që mos të formohen organet e reja të shtetit, lidhën më këto pisllëqe të tyre. Këtyre jo që nuk ju intereson vota e sovranit, por nuk ju intereson asgjë tjetër pos parasë. Kan krijuar mjegullë të madhe, duke ja trasuar vetit grabitjet e pasurisë shoqërore.

Po grabitët gjithëqka e vlefshme, si fabrikat, pronat…, që po e varrosin shtetin ?!

Kjo situatë në të cilën gjendemi është pikëlluese, karshi një populli të pa fat?! Porosi më të mbrapshta zor që mund të këtë! A jemi ne qytetarë, a është Kosova edhe toka jonë, apo jemi rrogëtar të këtyre matrapazve politikë ?

Si një popull i tërë nuk po kemi mundësi t’i ndalojmë të gjitha këto plane kriminale? Kjo është e pafalshme për një popull! Këta një ditë nese nuk i ndalojmë, do t’na lidhin këmb zbathur më zingjirë sikur robët në kohën e inkuzicionit!

Të gjitha këto janë të pa kuptueshme dhe janë edhe tragjike…! Ky popull është bërë për studim. Për një studim të thellë sociologjik, kulturor, ekonomik, humanitar e më gjerë…! Sa modeli ekziston për të mirë, e ne po lejojmë të na kacavirën në qafë modelet më retrograde të qeverisjës më vendin.

Po vijnë në shprehje këto modele, së “modelistët”, e politikës i kemi të tillë. Kështu po e kërkojmë vet, dhe “hajrin” jau pafshim…?! Po heqim dorë nga e drejta dhe e vërteta, që nuk ish dashur të ndodhë kurrë ! Shtetin e Kosovës e kan vu në “gjumë”.

I kemi mundësitë dhe kapacitetet që ti mbyllim, “pyetjet më të vështira nga e kaluara, dhe t’i kthehemi ardhmerisë”. Por, jo sigurisht më këta njerëz të dalë krejtë boje, që 20 vite në krye të shtetit…!