Shqiptarët të pa vizion pranë faktorëve ndërkombëtar!

0
479

Shkruan Luan-Asllan Dibrani

Se ngjarjet e fundit për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë janë shumë alarmante me një epilog dhe pompozitet te madh nga të dy anët, ajo po shihet? Shqiptarët dhe udhëheqësit e Kosovës nuk kanë vizion pran faktorëve ndërkombëtar edhe pas këtyre sakrificave dhe gjakut që u derdh për çlirimin e Kosovës.
Evropë nëse luajnë kufij kthej shqiptarët deri te Nishi dhe hiqni këta kufij artificial.

Me politikë te dobët sot i gjithë spektri politik orkestron sipas daulleve te pushtuesve pran qarqeve evropiane dhe botërore!. Sot evropianet bëjnë thirrje për mos ndryshim të kufjeve aktual,duke parë te kaluarën e hileve qe bënë me tokat shqiptare,madje presin edhe një tronditje që do ta kap Evropën nga shqiptaret nëse luajnë këta kufij artificial edhe se jane te domosdoshëm te luajnë në interesin tonë te Bashkimit Kombëtar! Madje këtë e theksojnë edhe disa shtete qe ishin vendimmarrëse të copëtimit të Kosovës në vitin 1913. Këta kufij të krijuar në atë periudhë janë sot rezultat i pa drejtësive qe iu sajuan shqiptarëve dhënien e tokave dhe copëtimin nëpër vendet fqinje…

Prezantoni aspiratat tona në tavolinat e Evropës për tu ndryshuar kufijtë për tu bashkuar e jo coptuar akoma!?.
Derisa sa shqiptarët e njohin Evropën në relacion me shqiptaro-serbët duhet ta rikujtojmë qe pak ka ndryshuar nga Evropa e Kongresit te Berlinit dhe Konferencave te Londrës dhe Parisit, prandaj shqiptarë politikan, intelektual, qeveritar dhe i gjithë spektri potencial kosovar madje ai i Shqipërisë, Maqedonisë, Lugina e Preshevës, shqiptar nga Mali i zi, shqiptar në Greqi dhe me dhjetëra miliona në Turqi e Diasporë, mos hezitoni shtroni kërkesat tona qe të rikthehemi në tokat tona deri të Nishi.

Akoma i kemi djepat tonë dhe oxhaqet tona duke tymuar atje!!!. Shqiptar tu rikujtojmë se për herën e parë janë të hapura tryezat e Evropës për shqiptarët qe të pyeten për trojet e veta, prandaj prezantoni aspiratat tona në tavolinat e Evropës për tu ndryshuar kufijtë për tu bashkuar e jo coptuar akoma!?.