Sy me sy ne lajmin
Pse nuk thuhet e vërteta: Shqitarët në Maqedoni nuk fituan asgjë në dritën e miratimit të amandamentit për ndryshimin e emrit Republika e Maqedonisë Veriore
Pas mbledhjes së parlamentit të Maqedonisë në të cilën u miratua amandamenti në dritën e ndryshimit të emrit Republika e Maqedonisë së Veriore, Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani në paraqitjet e tyre për opinionin shqiptarë, kanë dalur jashtë të dhënave dhe realitetit se në ndryshimin e emrit të ri të këtij shteti, kanë fituar dhe janë ngritur në një shkallë të lartë kushtetuese të identitetit kombëtar dhe të gjuhës zyrtare maqedone.
Është paradoksale dhe papërgjegjësi kombëtare e Ali Ahmetit, i cili në cilësinë e “liderit” të BDI-së në paraqitjen e tij në gazetën (“Koha Ditore” më datën 13 janar 2019) thekson një të dhënë të vjetër, që i ka kaluar koha lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, që, sipas tij qenkësh “futur” në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë(sic!), edhe njëherë dëshmon se shqiptarët “janë shtetformues” (sic!) në Maqedoni.
Në parlamentin e Maqedonisë nuk është thënë asnjë fjalë për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe as që ka zënë vend në Kushtetutën e këtij vendi për “pozitën kushtetuese shtetformues” të shqiptarëve. Kjo është më shumë se një akt i mashtrimit dhe propagandë politike e BDI-së.
Shqiptarët edhe në këto ndryshime nuk e kanë marrë të drejtën kombëtare në Maqedoni, që të jenë në shkallën e avancimit kushtetuese (shtetformues), por edhe në të ardhmen populli shqiptar do të trajtohet me kodet ligjore (pakicë kombëtare), me shenjen e pozitës për minoritetet tjera në këtë shtet me një demokraci të brishtë.
Ali Ahmeti nuk e tha të vërtetën për shqiptarët dhe pozita e tyre kushtetuese në Maqedoni, kur ata janë dhe do të jenë në pozitën e shkallës së pakicës kombëtare dhe jo shtetformues(!).
Ali Ahmeti dilni para popullit shqiptar në hapësirën etnike në Maqedoni dhe thuajeni të vërtetën për pozitën (sot) të popullit shqiptar sipas Kushtetutës?!
Ndërsa, zv.kryeministri Bujar Osmani nga partia e BDI-së në koalicion me paertinë e Zaevit, ka dalur me një paraqitje kuturu dhe e pamatur, kur ai bën thirrje që Kosova dhe Serbia të marrin shembull Marrëveshjen e Prespës Greqi-Maqedoni lidhur me “pagëzimin”, e emrit të ri Republika e Maqedonisë Veriore.
Në paraqitjen e tij z.Osmani nuk tha asgjë për aktualitetin politik në Maqedoni pas miratimit të amandamentit për ndryshimin e emrit dhe pozita kushtetuese e popullit shqiptar, por më shumë lëshoj mjegullat e ditës se çfarë do të bëhet shqiptarët si popull i dytë shumicë kombëtare në Maqedoni, me ndryshimet e Kushtetutës aktuale, ai nuk e tha asnjë fjalë të vetme(!).
Shembulli i marrëveshjes Greqi-Maqedoni nuk i bën nder dialogut të vështirë dhe krejt ndryshe Kosovë-Serbi z. Bujar Osmani!
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com