Diaspora shqiptare në Amerikë tash e njëqind vjet ka qenë në ballë të aktiviteteve për çështjen shqiptare në Ballkan, për ndryshimet demokratike në Shqipëri dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Më këto të dhëna historike e nis këtë deklaratë për shtyp SHSHA në Çikago, që kërkon nga institucionet e shtetit shqiptar në Tiranë, që brenda kornizës kushtetuese dhe të kompetencave të presidentit Ilir Meta që kanë të bëjnë me politikën e jashtme të obligojë qeverinë Edi Rama dhe ministrin Ditmir Bushati, që votimi i Shqipërisë në OKB kundër propozimit të SHBA për Juresalemin për kryeqytet të Izraelit të kthehet në abstenim.
Rrethanat historike nëpër të cilat ka kaluar çështja shqiptare dhe padrejtësitë historike të qarqeve panllavsite të grabtijes së trojeve tona në shekullin e kaluar, Amerika ishte vendi i parë që i doli në mbrojtje kombit shqiptar dhe u bë gardian i saj për ndryshimet demokratike në Shqipëri për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, thuhet në deklaratën e SHSHA-së në Çikago.
Me Amerikën jemi në miqësi të përjetshme, prandaj Tirana dhe Prishtina zyrtare e kanë për obligim që këtë miqësi shqiptaro-amerikane të ruajnë,të thellojnë në të gjitha nivelet e jetës të vlerave demokratike dhe të shtetndërtimit ligjor si parim i kohës për kombet e lira në BE, ku pjesë e saj do të jetë edhe kombi shqiptar me vlerat e veta kombëtare dhe në miqësi me SHBA,kështu thonë në Çikago.
Shqipëria si anëtare e OKB dhe votimi kundër propozimit të SHBA që Juresalemi të shpallet kryeqytet i Izraelit, diaspora shqiptare në Amerikë e ka pritur me indinjatë të thellë dhe përmes kësaj deklarate i kërkojnë shtetit shqiptar dhe Tiranës zyrtare, që të shqyrtoj ligjet kushtetuese për politikën e jashtme dhe brenda kësaj kornize ligjore,votimi në OKB të kthehet në abstenim ashtu siç votuan shtetet mike të Amerikës Kroacia, Rumania dhe Polonia, thuhet në deklaratën e SHSHA-së në Çikago.
Për dëmin që i solli Shqipërisë vota në krye në veti e Ditmir Bushatit në OKB pa e konsultuar fare presidentin Ilir Meta, kthimi i votës në abstenim do të ruaj vlerat e miqësisë Shqipëri-Amerikë dhe të bëjë të mundur që ky vend mik të jetë gardiani i kombit shqiptar në kohën kur qarqet antishqiptare të orkestrimit të Serbisë me Rusinë, kohëve të fundit po japin shenja për destabilizimin e Ballkanit dhe të shtetndërtimit të Kosovës, thuhet ndër të tjera në deklaratën nga Çikago.
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com