Vdekja e Presindetit të SHBA-së Greoge H. Bush ka pikëlluar diasporën shqiptare në Amerikë dhe në orët e dhimbjes e të kujtimit për angazhimet e tij për çështjen shqiptare në Ballkan për ndryshimet demokratike në Shqipëri dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, paraqesin në analet e kronikës historike të Amerikës që tash e një shekull i ka qëndruar në krah kombit shqiptar dhe trojeve tona etnike nga grabtija e fqinjve të boshtit pansllavist,thuhet në letrën e ngushëllimit të SHSHA-së në Çikago.
Diaspora shqiptare në Amerikë do të jetë për jetë të jetëve mirënjohës Njeriut me shpirtin e madh të vlerave të demokracisë e të lirisë që si gardianë Amerika tashmë është bërë fidanishte e saj dhe mikja e përjetshme për kombin shqiptar për Kosovën dhe Shqipërinë.
Në kohën më të rëndë kur regjimi fashist i Serbisë me kryekriminelin Sllobodan Millosheviq ia kishte mësyer për shfarosje të popullit shqiptar dhe të “Tokës së djegur” të Kosovës, Presidenti George H. Bush i doli me fjalën e tij të madhe me “Vijat e kuqe” kundër kryekriminelit Millosheviq dhe Serbisë që i kishte bërë gati skenarët vrastar për shqiptarët dhe Kosovën, përkujton me nderim SHSHA.
Tirana dhe Prishtina duhet të marrin përvojën shekullore nga Amerika mike se si duhet të bëhet shteti demokratik dhe ligjor, në mëyrë që kombi shqiptar në Ballkan të bëhet pjesë me vlerat e veta kombëtare në lashtësinë historike për participim me popujt në Evropë dhe me shtetin mik të përjetshëm të Amerkikës.
President George H. Bush lamtumirë dhe e paçi të lehtë dheune Tokës së Amerikës! Faleminderit për të angazhimin Tuaj për Kombin Shqiptar në Ballkan dhe për lirinë e Kosovës, thuhet në fund të letrës së ngushëllimit të SHSHA-së në Çikago.
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com