SHTETI ME MË SHUMË LYPËS SE SA BANORË NË SHKUP

0
473
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Përditë, e përnatë udhëtoj këmbë nga “Çairi” në Shkup për të dalur matanë Vardarit (“Urës Gurit”): Një birrë “hallall” ta pi tek “Parku i Grave”. Nuk përdor as makinë, e as taxi. Shkaku se, matanë “Urës Gurit”, nga “Çairçanka” dal më parë këmbë, sesa me makinë dhe taxi mes atyre sokaqeve të ngushta që nga koha e Turqisë.

Nuk është problemi kryesor i këtij shkrimi rasti publicistik gjatë rrugës time krijuese, për të dalë matanë Vardarit (Urës Gurit), që ta pi një birrë “hallall”, mes Shkupit Shqiptar. Kryeqytetin e “përbashkët”, tek “Parku i Grave”.

Problemi, qëndron në një vend krejtësisht tjetër, thuajse të “padukshëm” politik shtetëror – social të “vëllazërim-bashkimit”: Kalimit të Kufirit të Shtetit të “përbashkët” juridik dhe ligjor. Unë për të dalë matanë Vardarit (“Urës Gurit”), patjetër duhet t’i kaloj këmbë rrugës me qindra lypës me duart e zgjatura për mëshirë! Ndihmë humanitare!

E, matanë ”Urës Gurit”: Nuk e shoh as edhe një lypës për mall?!…