SHTREMBALUCËT DHE GËNJESHTARUCËT E SKUTAVE TË ERRËTA

0
506

Tregim nga libri “Mëkatarët e mizorizmit” për dijeni z. Agron Tufa drejtori institutit për zbulimin dhe verifikimin e krimeve të komunizmit, por deri tani asnjë krim nuk ka zbuluar, asnjë mëkatarë mizorist nuk ka demaskuar.
Për dijeni edhe të z. Ulrich Mahler me stafin e fondacionit federal gjerman “Konrad Adenauer” i specializuar, i përkushtuar, i angazhuar për të zbuluar dhe dënuar krime të komunizmit në vendet e kampit komunist në Europë dhe Ballkan.

SALI LEKA

Katër lexues dy të njohur dhe dy të panjohur më telefonuan dhe më ftuan me u takuar.
Shkova i takova. Ata më thanë: “Sali kemi lexuar shtatë tregime të tua të botuar në gazetë në prill 2018.

1. “Tre hetuesit e tri akuzave”
2. “Skëterri i biruckave të langaruckëve“.
3. „“Laku i shtrembër i censuristëve gjakatarë“.
4. “Lubizmi i hetuesit musliman dhe i survejuesit pagan”.
5. “Njoftim dhe premtim me debat dhe bashkëbisedim”.
6. “Shtatë shokë fisnikë të admiruar dhe besnikë të betuar”.
7. “Shembull i merituar, i çmuar dhe model i shkëlqyer”.

Në çdo tregim Sali Leka keni lavdëruar shumë me relata të mëdha, gazetarët që i kanë botuar tregimet e tua, por shumë e keni tepruar me lavdërimet pompozike që u ke bërë gazetarëve”.

Edhe unë katër lexuesve të apasionuar, u fola, u tregova: Gazetarët e nderuar, të kulturuar që kanë botuar tregimet e mia, me fakte konkrete dhe ngjarje të vërteta, i kam falenderuar për arsyese: Që nga viti 1993 dhe deri në vitin 2013 njëzet vjet rresht, në Tiranë, stafetën e demaskimit të komunizmit e rrëmbyen, e përvetësuan mizoristë, censorët monstruozistë, langarucët zuzaristë, shtrembalucët dhe gënjeshtarucët skurrikistë, dhe kanë shkruar edhe libra me trillime dhe fallsifikime të pista, të bojatisura me nuanca letrare artistike, por nga brenda nuk kanë asgjë të vërtetë por grumbull me gelbocka dhe mysibecka si jargosjet e qerosit që mbushi thesin e mushkës për para syve të feudalit injorant obskurant.

Kurse në Tiranën e sotme, gelbocat, mysibeckat, jargosjet e pista gënjeshtarët i zbrazin përpara kamerave televizive.
Këta shtrembalucë dhe gënjeshtarucë me gelbocka dhe jargosje të ndyra, të infiltruara, të strukur dhe të strehuar nëpër struktura mediatike janë shpërblyer me fonde të majme nga ministrat Ylli Pango, Aldo Bumçi, Visar Zhiti, Mirela Kumbaro.

Të vetmit ministra të kulturës që nuk kanë shpërblyer langarucë, zgërdhecë, shtrembalucë dhe gënjeshtarucë janë Edi Rama dhe Ferdinand Xhaferi. Këto mysibecka skurrike të ministrave Y. Pango, A. Bumçi, V. Zhiti dhe M. Kumbaro që vazhdon akoma duke shpërblyer firifej, zgërdhej, sejmen dhe bicimej askush nuk i demaskon, as Agron Tufa i paguar për të bërë drejtësi, por në fakt ka bërë kërdi.

Edhe unë nuk i kam demaskuar, as në gjykatë, nuk i kam proçeduar, as nuk kam bërë padi juridike, se deri tani në Tiranë asnjë strukturë ligjore penale nuk ka funksionuar, për aferat korruptive, në stacionet televizive mediatike negative regresive dhe në dikasteret zyrtare shtetërore, Zyrtari i shtetit në Tiranë nuk të hap as derën e korridorit, sikur ta kishte pronën personale, ashtu si kishte Dyli tabakëve karrocën e Qerim Qemos muslimani i parë i Tiranës.

Njëri nga lexuesit më tha: “Sali, unë jam puro mysliman por vajzën e kam martuar me burrë të krishterë, por ai tregimet e tua i pëlqen shumë, ndërsa mua më keni prekur më keni rënduar, se keni demaskuar shumë hetuesin musliman. A se mendon Sali Leka se të urrejnë tërë muslimanët e botës”!.

Edhe unë lexuesit i tregova: Hetuesin musliman otoman e kam demaskuar shumë pak, por do ta demaskoj akoma në një tregim tjetër. Kam akoma ngjarje dhe episode për hetuesin musliman otoman enverist ramizist sharlatan monstruozist obskurantist.

Ata musliman që janë si hetuesi mizorist le të më urrejnë më shumë se ai. Unë nuk dëshpërohem nga ligësia dhe egërsia e tyre makabre.
Hetuesi musliman otoman enverist ramizist urrente edhe Jezu Krishtin dhe nuk e kuptonte, se duke urryer Zotin e lartësuar të galaktikës, projektuesin dhe Krijuesin e Universit me pesë kontinente tokësore, dhe katër oqeane ujore me shtatëdhjetë e dymijë rraca njerëzore, flutore dhe shtazore, urren jetën e tërë njerëzve.

Kurse lexuesi i dytë më tha: “Ti shkrimtari Sali Leka këtej shkruan e thua: Isha dhe jam antienverist, antikomunist, dhe andej shkruan deklaron, jam socialist, dhe lavdëron në çdo tregim Edi Ramën, birin e komunistit Kristaq Rama.

Nga ana tjetër demaskon Mirela Kumbaron ministren socialiste të Edi Ramës. E demaskon bashkë me ministrat pedeistë të Berishës, Y. Pango, A. Bumçi, V. Zhiti.

Edhe unë lexuesit të dytë i fola, i tregova: Po, Po, e vërtetë, e vërtetë? Unë shkrimtari dhe poeti Sali Leka lirik, erotic dhe eposik ish i burgosur politik liberalist modernist, antienverist, ramizist, isha, jam dhe do të jem i përkushtuar me Edi Ramën kryeministri i besuar nga elektorati mendimtarë vizionarë i aftësuar.

Kam votuar dhe do të votoj për Edi Ramën, dhe për partinë socialiste me qeverinë moderniste dhe kam të drejtë të demaskoj ministren e kulturës Mirela Kumbaro por edhe ministra të tjerë socialist nëse zhyten dhe përbalten në llumzhumin pedeist dhe leseist tetë vjet rresht 2005-2015.

Demaskimet e mia të drejta, janë sihariqe të dobishme për të mirën e madhërishme të socialistëve dhe demokratëve të vërtetë, të drejtë të sinqertë.

Demaskimet e mia janë të pastra, të bardha, dhe nuk janë tartabiqe të pista ndyraqe, si trillimet dhe shtrembërimet e Lul Bashës.
Kurse hetuesi i tretë tha: “Më dëgjo me vemendje shkrimtari Sali Leka dhe shkruaj fjalët e mia: Lul Basha thotë: Edi Rama ka formuar shtetin e narko oligarkëve dhe do të vjedhi votat me lekët e drogës dhe të krimit. Prandaj të ngrihemi ta rrëzojmë përpara zgjedhjeve parlamentare 2021. Me protesta demostrata, mos bindje civile, ta detyrojmë Edi Ramën të burgosi kriminelin e drogës Saimir Tahirin”.

Edhe unë lexuesit të tretë iu përgjigja: Me protesta, demostrata, mosbindje civile, nuk burgoset asnjë kriminel, asnjë kusarë, asnjë zuzarë, asnjë gënjeshtarë, asnjë shtrembaluck reziluck, asnjë mizorist kainist.

As Saimir Tahiri i cili katër vjet me policinë e tij ka punuar i përkushtuar, ka vepruar aq mirë, shumë më mirë se policia e Kadri Azbiut e Hekuran Isait e Simon Stefanit dhe e tërë ministrave pedeistë dhe leseistë. Aq krime që janë bërë gjatë katër vjetëve 2013-2017, kur vepronte policia e Saimir Tahiri, janë bërë vetëm në vitin 1977, kur në Shqipëri vepronte policia e Kadri Azbiut dhe në vitin 1987 kur vepronte policia e Hekuran Isait.

Kurse gjatë vitit 1997, janë bërë krime, vjedhje shkretime gjashtë herë më shumë sesa gjatë katër viteve 2013-2017, kur punonte ditë dhe natë e angazhuar e përkushtuar e palodhur, e papërtuar policia e specializuar e aftësuar Saimir Tahirit. Tërë efektivi i nderuar i policisë i republikës së Shqipërisë dhe ministri Saimir Tahiri meritojnë falenderim kombëtarë sublime eposik dhe shpërblim monetarë simbolik, por jetik historik.

Lexuesi i katërt tha: “Lul Basha thotë: Edi Rama të vjedh votat me lëkët e drogës dhe të krimit, prandaj të ngrihemi ta rrëzojmë me protesta dhe mosbindje civile, përndryshe do të ketë zemërim dhe shpërthim masiv popullorë me destabilitet të Shqipërisë”.
Kurse unë i fola, i tregova: Asnjë qeveri nuk rrëzohet as përpara, as mbas zgjedhjeve. Unë me shokët e mi jemi komisionerë në qëndrat e votimit, për Edi Ramën dhe partinë socialiste.

Njihemi edhe me partinë demokratike, me komisionerë pedeistë dhe leseistë. Neve socialistët as kemi vjedhur, as do të vjedhim vota. As nuk lejojmë të na i vjedhin votat e elektoratit të madh socialist. Populli ka votuar dhe do të votojë Edi Ramën dhe partinë socialiste.
Lul Basha ka pesë vjet që lodhet, stërmundohet, për të bërë stabilitet të Shqipërisë, për të rrëzuar qeverinë Edi Rama, por as e ka rrëzuar, as ka për ta rrëzuar kurrë, as në vitin 2025.

Nuk ka për ta rrëzuar qeverinë Edi Rama Lul Basha, edhe sikur të largojë nga qëndrat e votimit tërë komisionerët socialist, edhe sikur të djegi dhe të shkuli nga themelet tërë godinat e qëndrave të votimit të shkretuara nga Lul Basha.

Jo, jo kurrë jo! Nuk e rrëzon Edi Ramen me stafin e tij për arsye se: Edi Rama me partinë socialiste shkretimet e Lulit i ngren, i ndërton më te forta dhe i mbush përsëri e përsëri me komisionerë socialistë, me djem dhe vajza të reja me etikë dhe kulturë shembullore, të arsimuara, të dipllomuara, të specializuara me djersën e ballit.

Kurse ata që janë si Lul Basha kanë paguar dy million euro, për tu dipllomuar të pamësuar, të pa specializuar, dhe të pakulturuar.
Stabilitetin dhe sovranitetin e Shqipërisë e ka mbrojtur dhe forcuar populli Atdhetarë Shqiptarë edhe në kohën e skëterrit mizorist kur ushqehej me tullon dhe rracion komunist marksist.

Stabilitetin e Atdheut Skenderbeut nuk mund ta cënojë Lul Basha me stafin e tij obskurantist. As ata sharlatanistë monstruozistë që ulurasin nëpër studiot televizive: “Të largohet medoemos Edi Rama ose përndryshe do të ketë shpërthim masiv me tritol dhe eksploziv”.
Këto fjalë do ti gumëzhisin dhe do ti llomotisin, por shpërthim masiv nuk do të ndodhë. Edhe nëse largohet Edi Rama me dëshirën e tij partia socialiste me popullin ka pesëqind e pesëdhjetë djem dhe burra, vajza dhe gra të devotshme për të drejtuar qeverinë dhe për të modernizuar Shqipërinë.

Kurse në viitn 2021 do të ketë shtatëqind e pesëdhjetë intelektualë të kulturuar dhe specialist të përkushtuar për drejtësinë dhe demokracinë që do të forcohen dhe do të konsolidohen akoma më shumë.

Sali Leka
Cel: 068 38 55 304

E kam obligim të theksoj: Gazetarët që kanë botuar tregimet e mia të vërteta, të dobishme që lexuesit i kanë pëlqyer, unë i kam lavdëruar shumë pak, por u premtoj lexuesve se në tregimet në vijim stafin e gazetarëve me përkushtim për të drejtën dhe të vërtetën do ti falenderoj akoma më shumë me nderim, iradin dhe ilmin sublim.

Bashkë me lexuesit me vullnet të aftësuar me gëzim, admirim dhe vitalitet.