SI ËNDËRR… dhe BUKUROSHJA ME NISHAN

0
1247

Luljeta Gjosha Pashollari

SI ËNDËRR…

******************************************
Puthjen tënde dua, ti gjej gëzimit,
Me gishtërinjtë e butë rreth shpirtit tim.
Dallëndyshe do të bëhem, për një çast,
E do të fluturoj me Hënën deri në zgjim.
******************************************
Kur gjumi të m’i rëndoje qepallat mbi sy,
Flokët me gishtat e mi, do të t’i ledhatoj,
Te bukurat qepalla, ditë e natë mbi ty.
Dhe e dehur me nota dashurie jetën të sfidoj.
******************************************
Të mendosh se ti je në ëndërr prej territ,
Ëndrra të shkrihet, si flokë dëbore…
Kur sytë t’i hapesh, në agime dashurie.
Të shikosh të dashurën, si lule bore.
******************************************
Më puth i dashur, si uji lugun në kroje,
Nektarin ma merr, si bleta ma ruaj.
Buzë më buzë, si mjaltin ndër hoje,
Mbamë gjithmonë ndezur, si një pishtar.
******************************************
POEZI LULJETA GJOSHA PASHOLLARI


BUKUROSHJA ME NISHAN

(Dedikim per Aleksandra Pasko)

Vitet ikin, hijeshia s’të mungon,
me miken me nishan në vetull,
Ke dy ditë që po komunikon…
kush ta dha bukurinë e zgjedhur?

Malet e jugut apo të veriut?…
Ishte koha që na jepte shërbimin,
Atje ku atdheu kishte nevojë,
Vitet kalonin e s’ndjenim trishtimin

Ti në Gjegjan, unë në Gomsiqe,
Ishim të reja e s’na bënte përshtypje,
kishim zemrat binjake që dashuronin,
çdo vuajtjet na e kthenin në puthje dite.

Njerëzit e mirë zoti për vete i mban
pavarësisht se ne fati na dërgoi larg,
E na mbetën familjet me kokën mënjanë,
Por shpirti ynë për ta tretet ditë e nat…

Ne përsëri fëmijët i kemi pranë
dhe stresi bukurinë s’na e ka prishur,
nënat bashkë me gjirin peshqesh na e dhanë,
se dardha nën dardhë bie, kjo është e ditur…
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar