Si matet largësia e një ylli? Po vjetërsia e një objekti? Dhe feja…

0
680

Aleks Gjidodaj pyet në Facebook: Arben Çokaj pothuaj te gjitha ato qe ti quan shkence dhe qe turbullojne mendjen njerezore jane nje 0 e madhe ( pse quditerisht shume prej tyre quhen teoria) pra aspak fakt. Ti beson verberisht qe toka eshte nje sfere qe rrotullohet e leviz me shpejtesi marramendese ( 24m km ne ore eshte vektori i shpejtesise dhe rreth 1800 km ne ore ai i rrotullimit) dhe perseri ti ne ballkon e pi kafen i qete😂😂😂. Apo kjo qe i ve kapak dhe tregon vertete qe shumica e mendjeve njerezore punojne me me pak se 10% ( ata shkencetaret e tu shkojne deri 14% dhe ti verberisht beson çdo broçkull qe shitet por nese do shkoje ne nje dyqan dhe shitesi te thote qe ky artikull funksionon vetem me 14% ti vete kurre nuk do e blije)… te jap nje lajm te fundit shkencor…. Agjensia eurospaciale deklaroi se kane spikatur galaktika te reja mbi 2miliarde vite drite larg… beja pak llogarite… me çfare leshin e maten😂😂😂. Po kjo eshte shkenca qe merr 90% te fakteve dhe i perdor ne te mire te vetes e fut ne te nje 10% mashtrim qe ti e shume si ti te harroni lehtesisht se jeni nje krijim e jo pasardhes te majmunit. A e ke pyetur veten sesi ky majmuni zbriti nga pema ne kerkim te ushqimit ne nje toke teresisht te pyllezuar ( sepse nuk kishte shkencetare qe ti prisnin pemet) dhe kjo ngathtesira qe ne kulmin e fuqise se tij vrapon vetem 25-30km ore te ecte perkrah gjithe egersirave mishngrenese ku me i ngatheti vrapon mbi dyfishin, e quditerisht ky Zylyua mbijetoi madje dhe zhduku shumicen e specieve. Per sot kaq…. Lexo pak me shume para se te debatosh… ate qe ti quan shkence e kam lexuar qindra here para 20 e kusur vitesh dhe fatmiresisht nuk me bindi dhe me beri te kerkoj pertej…. Beja pyetjen vetes keshtu Si? Nga kush, pse, dhe kujt i sherben. Pastaj mbase zgjohesh.

Unë i jap këtë përgjigje:

Padija është burim i çdo të keqeje. Nëse ti do të dije më shumë, kuptohet se asnjë nga këto pyetje nuk do i shtroje. Mos u prek, nuk është keq të jesh i paditur, se të gjithë jemi, derisa mësojmë! Kështu që tani mund të them se FB nuk është një vend mësimi i mirëfilltë, se i ka kufizimet e veta, por megjithatë mund të përdoret edhe për shkëmbim informacioni të vlefshëm, qoftë edhe si ky që po bëjmë ne në këtë rast.

Nëse feja u imponua me dhunë, nga Moisiu dhe fisi i Levit, për taksën 10%, pse mendon ti se feja është hyjnore? Moisiu duke shëtitur me delet e tij në malet Sinai, një gur shkëputet nga era e fortë e nga rrebeshi i shiut dhe ja ku jemi. Ai nga çoban, u bë profet, udhërrëfyes i hebrejve që po ikinin nga skllavëria e faraonit egjiptian, ku Moisiu ishte gjeneral, por e kishin larguar më herët. Tani egjiptian iMoisi u thotë hebrejve se ju skllevër të faraonit jeni racë e zgjedhur e Zotit, dhe duhet të shkoni në tokën e premtuar. Dhe i ndihmon të emigrojnë. U krijon edhe fenë parë monoteiste, judaizmin. Besoj e din se më pas erdhi krishtërimi, e më pas islami. 3 fe monoteiste kemi.

Tani Moisiu si çoban që ishte delet njihte dhe krijoi grigjën e tij me dele njerëz. Pra, në momentin e parë, siç thotë Volteri, “feja u krijua kur mashtruesi i parë, takoi injorantin e parë”. Si mundet një qenie njerëzore, nga njeri me inteligjencë e vetëdije, me dhunë ose dëshirë të fuitet nën një bashkësi fetare dhe të bëhet dele?! Moisiu si egjiptian që ishte, e kishte të bërë rrethprerjen, pasi kjo ishte një zakon i lashtë egjiptian, por ky iu tha hebrejve se duhet edhe ata ta prisnin si priftërinjtë e amonit në Egjipt. Këtë rit banal, e kishte bërë edhe profeti musliman, në moshën 40 vjeçare, pasi ia kërkoi atij gruaja e tij Hatixhja… dhe sot muslimanët për t’i ngjarë profetit të tyre, e bëjnë dhe jo se ua kërkon Kur’ani – bëhen pra sunet ose synet, që dmth. zakon i jetës së pejgamberit të tyre a.s. Sot muslimanët bëjnë festë kur e bëjnë rrethprerjen – zakon i lashtë egjiptian, parafetar nga koha e hordhive.

Nuk po hyj te historia e Krishtërimit në detaje, por besoj e di që deri në shekullin e 17-të ke patur Mesjetën në Evropë ose ndikimin e saj, periudhën më të errët në shoqërinë evropiane, aq sa edhe muslimanët deri në shekullin we 13-të ishin më të avancuar në disa plane. Por si u zhvillua atëherë shoqëria në Perëndim, që katolikët rrahin gjoksin, jemi më të zhvilluar? E sidomos vendet me shumicë protestante? Duke u shkëputur nga ndikimi fetar, duke e ndarë fenë nga shteti dhe nga pushteti, që tek ne tash 28 vjet duam ta përziejmë me mjaft pasojë. Universiteti i Harvardit në SHBA është ndër më të vjetrit atje, dhe u krijua në vitin 1636 si shkollë fetare, më pas u bë laike, e tani është ndër universitetet private më me famë në botë.

Pra, shoqëtria evoluon, nga parafetare në fetare e pastaj në shkencore. Ne si specie njerëzore kemi 200 mijë vjet që jemi krijuar, dhe normalisht kemi një inteligjencë, që pavarësisht dijes, ka evoluar vetëm një herë. Nuk njihet ende deri sot ndonjë formë inteligjence më e lartë se kjo që prodhon psikika e njeriut… Para nesh kishim njeriun e neandertalit, dhe ai jetoi rreth 400 mijë vjet, dhe u zhduk si specie. Edhe ne mund të zhdukemi një ditë.. e ku mbetet Zoti i madh pastaj?   Pra, ju që besoni e leni trurin tuaj off, e nuk shikoni me gjetë përgjigje për jetën. Ua jep feja përgjigjet e gatshme…   Kur synon dikush me u tregua, ju menjëherë kundërshtoni, pasi padija e kundërshton dijen, e kundërshtia është e pavetëdijshme, sqaron Frojdit.

Si e masin kohën për të treguar se një fosil është kaq i vjetër? Me izotopet e karbonit. Po largësitë në hapësirë si i masin astronomët? Me rrezet e dritës. Me metodën e trangulmit ose paralaksit, që matet me afërsi më pas me metoda trigonometrike të përllogaritjes së këndeve (si në figurë), duke shfrytëzuar diametrin e orbitës së tokës, që ka toka në rroturllimin rreth diellit dhe dritën që vjen nga një yll i largët. Një yll del diku ta zëmë, astronomët e vërejnë, dhe pas 6 muajve e shikojnë përsëri, dhe bëjnë matjetet e këndit, që krijohet nga distanca e diametrit të orbitës sonë nga pika e fillimit, te pika e re, pas 6 muajve e përmes saj nxjerrin me përafërsi distancën me dritën e lëshuar nga një yll i largët.

Por këto gjëra janë të pakuptueshme ndoshta, për një tru fetar e të paditur, kështru që ti i kundërshton me pavetëdije këto… Prandaj edhe beson, se e ke të vështirë t’i mbushësh raftet e padijes që ke në tru, me dije. Dhe këtë mos e merr për fyerje, por si përfundim racional i këtij realiteti ku ndodhesh, pas asaj që edhe pyet.

Shpejtësia e dritës është 300 mijë km. në sekondë, dhe kjo dritë për të shkuar në qendër të galaktikës sonë bën rreth 25 mijë vjet nga këtu ku jemi. Tani sa shanse kemi ne si njerëz që ta eksplorojmë hapësirën, që mendohet se është e pafundme? Se po të mos jetë e pafundme, çfarë ka pas fundit të saj?

Tani ka rreth 2000-4000 vjet që ju u ka dalë Zoti si pronar e hebrejtë thonin në atë kohë se Zoti i ka të gjitha në dorë, ka krijuar edhe hapësirën e pafundme sot, se atëherë ishte ajo qëshihnin… Por sipas llogarive biblike, bota i bie të jetë vetëm, 6000 vjet e vjetër, e si i bëhet atëherë se ti beson Biblën, e jo shkencën? Bota 6000 vjet e njerëzimi 200 mijë ose më shumë? Si mundet kjo? Kështu që e kam të vështirë miku im, flm. për pyetjet, për të të sqaruar e mbushur mendjen tënde të padiutur me informacionin që ty e disa tjerëve u mungon dhe u duhet, që të silleni në jetë me botëkuptim shkencor. Ju ndgeleni në klasë, ngeleni/bllokoheni në botëkuptimin tuaj fetar – nuk mund të shkoni më tej, pa dijen e duhur…

Një anije kozmike kur shkëputet nga atmosfera e tokës duhet të ketë një shpejtësi minimale prej 11 km / sekondë, ndërsa toka ecën rreth diellit me shpejtësi 30 km në sekondë. Ndryshe, anija kozmike nuk shkëputet. Kështu e keni edhe ju fetarët, u duhet një bagazh dijesh të caktuara shkencore, që të shkëputeni nga botëkuptimi juaj fetar. E ato ua jep shkolla! Por me sa shihet, nuk është fort e lehtë me i marrë! Prandaj ju merreni ende me fe…

/Arben Çokaj