SI NA I KANË SAJUAR E IMPONUAR LIDERUCËT?!

0
694

Arben Çokaj: Tapo të akuzojnë për blasfemi, tash me këto termat “hashim” etj.   Se për Rugovën nuk kam çfarë them, “nobody is perfect”, por dikush duhet t’i printe Kosovës me një lëvizje demokratike, në një kohë kur shqiptarët vuanin në të gjithë hapësirën nga diktati komunist. Kështu që me lëvizjen tuaj, apo me lëvizje islamike, nuk mund ta siguronim mbështetjen e Perëndimit, dhe kritikët e kundërshtarët e Rugovës edhe sot ende e mohojnë rolin e tij, në përpjekjen gjigande për ta pranuar Perëndimi problemin kosovar, si një problem që duhet zgjidhur! Rugova punoi në një kohë kur Kosova ishte nën pushtim, dhe nuk na shiti, edhe pse nuk ishte e lehtë menaxhimi i asaj situate dhe dalja gjallë prej saj, dhe ti e din ma mirë se unë këtë. Rugova ishte një simbol për kohën i përpjekjeve shqiptare për pavarësi në Kosovë, kurse Hasha po na shet sot në liri, kur i ka të gjitha mundësitë, të mos e bëjë!

Ibrahim Kelmendi

Krejt rastësisht m’u ofrua për lexim recensioni që e kishte shkruar Studiuesi Xhemal Ahmeti. I kishte vënë titull “Pikant”, që të bënte kurreshtar për ta lexuar: “Shefqet Dibrani si «Homo sacer»” (publikuar në portalin fjala.info më 5.5.2015). Recensioni i dedikohej librit të Shefqet Dibranit, i cili kishte titull të përçudshëm: “11 MINUTA PARA ORËS ’00 – ose mirazhi i suksesit të LDK-së”. Reagova. Pasoi kundërregimi i Shefqeti Dibranit. Dhe kështu zuri fill debati.

Shefqeti në ndërkohë u premtoi tifozëve të tij: „Ju që më keni përcjellë, më keni lexuar dhe më keni mbështetur keni besim tek unë se nuk do t’u zhgënjej kurrë, pra as kësaj radhe.“ Që do të thotë se po paralajmëronte përballje fitimtare.

Që katër ditë është heshtur! Ndoshta sepse është mobilizuar t’i dalë sa më pompoz prezantimi i 6 librave të radhës, në Zvicër (kohë o kohë, si po dëmtohet ekologjia e ambientit, edhe duke harxhuar letër për kaq shumë, u thënçin libra, edhe pse do të mjaftonte publikimi i tyre elektronik, pa e sakatuar veten dhe miqtë financiarisht, për të shtyp libra për të cilët nuk ka interesim t’i lexon pothuajse askush!). Ku i dihet. Nuk më besohet se ka ngritur flamurin e bardhë. Beso, do të kishte njoftontuar për ndërprerje të debatit.

Fatkeqësisht u heshtë edhe Xhemal Ahmeti, edhe pse recensioni i tij ishte shkaktar i “grindjes” mes meje dhe SHKRIMARIT (kështu e prezanton veten e tij Shefqeti).

E habitshme, pse fare pak veta u angazhuan në debat për këtë tematikë, që meriton më shumë analizë e debat. Ka gjasa që rugovistët dhe hashimistët e kanë ngulfatë lirinë e debatit, meqë ata që dinë dhe që do të dëshiron të shpreheshin, po i druajnë pasojat.

Megjithatë, edhe gjatë këtij debati, u binda se kjo tematikë do përkushtim më të madh. Prandaj kësaj radhe po formuloj një si koncept, me shpresë se do të nxitet debat pak më serioz, lidhur me tematikën: Si na janë sajuar e imponuar liderucët?!

Secili pushtet i fuqishëm, për të siguruar jetëgjatësi sa më të madhe, ngrit shërbime inteligjente, sa më të fuqishme. Në ndërkohë ato behën pushtet i padukshëm operativ në shtet (UDB, CIA, KGB, DGSE, STASI, BND; MUSAD…). Kështu ato kanë ndikim të madh në seleksionim të kuadrove të rekrutuar e të dresuar, që t’i pozicionojnë në krye të partive, institucioneve, pushtetit, deri edhe në poste kryeministër e president.

Por ka shërbime që nuk u mjaftojnë këtë angazhime të fshehta vetëm në shtetin e tyre. Ato angazhohen t’u imponojnë pushtetarë edhe shteteve tjera, kur e vlerësojnë se janë të dobishëm për shtetet e tyre (ekspasioniste). Ta zëmë, (për)fliten se Ahmet Zogun na e kanë imponuar shërbimet përkatëse të Mbretërisë Jugo-sllave, ndërsa Enver Hoxhën i Jugo-sllavisë së satrapit Tito…

Për angazhime të tilla diverzioniste janë (për)folë shumë CIA dhe KGB-ja. Për konkretizim: ishte sekret publik, që CIA ka katapultuar Sarkozinë për president të Francës, që ta kanalizon antiamerikanizmin francez. Ndërsa për angazhimet e KGB-së në shtetet “satelite” nuk ia vlen të konkretizojmë raste, meqë ajo ka qenë praktikë e përhershme.

Tashmë, po (për)flitet që edhe Trump është imponuar për president i Sh.B.A.-ve me përkrahje të shërbimeve ruse (hetimet po vazhdojnë, edhe pse putinisti Trump po shpërdoron postin për t’i penguar ato). :p

T’u rikthehemi rasteve tona më të reja, ende me ndikim të madh komplotues.

Rasti Ibrahim Rugova

Vetëm injorantët nuk besojnë se shërbimet jugo-sllave, serbe, bile edhe halli i shërbimeve “kosovare”, janë marrë me rekrutime dhe përzgjedhje të kuadrove, për t’i pozicionuar në poste përgjegjëse.

Për shkak që Familja e Ibrahim Rugovës është shquar si “fidanishte” për kudro në sistemin monist e sundues jugo-sllav, ajo i ka dhuruar atij sistemi më shumë kuadra se sa kishte kapacitet fizik (meqë nje individ ushtronte më shumë funksione). Dhe, gojëkëqijtë siç është Idriz Zeqiri (i Studenicës së Istogut / në ndërkohë, pas “arratisjes” nga Shqipëria në Gjermani, i konvertuar në rugovist mercenar), me pat irrituar në vitin 1991, kur po organizonim në Tiranë referendum për status të Kosovë. Ai përfoli ish/shokun dhe kolegun e tij Ibrahim Rugova, si të rekrutuar nga UDB qysh kur ishte gjimnazist, se për shkak të spiunimit nga ai ishte detyruar të arratisej në Shqipëri, se edhe në Shqipëri kishte ndikuar spiunimi i tij (por asnjëherë nuk ofroi aktgjykimin, përse duke qenë student në Tiranë, e kishin burgos e dënuar 8 vjet burg), etj. Pat përfolë edhe ca gjera nga jeta private e tyre, por ato nuk janë për publikun.

Rrjedhat e afirmimit karrierist të Ibrahim Rugovës të imponojnë dyshimin, se përfolja e Idriz Zeqirit nuk duhet të ketë qenë hiçgjë.
• Prandaj qysh në vitin 1969 ju besua përgjegjësia e Organit të Lidhjes së Rinisë Socialiste (studentore), që quhej “Bota e re”. Rugovistët dhe të tjerët të ndikuar nga “fryma” rugoviste, të angazhuar në atë organ (gazetë), vazhdojnë ta prezantojnë sikur të kishte qenë gazetë e pavarur, opozitare. Ndonjëherë e propagandojnë edhe për gazetë disidente.

• Diplomon për mësues në vitin 1971 (në moshë 27-vjeçare).
• Menjëherë shkon në shërbim ushtarak.
• Pas kthimit nga shërbimi ushtarak, imponohet si “bashkëpunëtor shkencor” në Institut albanologjik në vitin 1972 (a thua se kishte qenë në specializim shkencor e jo në JNA), me “ndërhyrje” të Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste, meqë nuk i plotësonte kriteret statutare për atë punësim.

• Në vitin pasues IR formon “aktivin” e Lidhjes Komuniste (sepse deri atëherë në Institut nuk ekzistonte dhe prandaj Komiteti nuk e kishte kontrollin strik për veprimtari të studiusve). Dhe po IR caktohet për sekretar partie, i përhershëm!
• Paralelisht duhet të ketë ushtruar edhe funksionin e kryetarit të një këshilli që shqyrtonte lejet për botime private, i emëruar nga “këshilli ekzekutiv”, siç i thuhej qeverisë së KSAK-së (por ky funksion panevojshëm nuk i përmendet).

• Në tetor 1978 dërgohet me bursë shtetërore për specializim 8-mujor në Paris, në “Ecole des hautes Etudes en Sciences Social”.
Në mars 1980 i jepet bursë studim edhe në Tiranë. Vetëkuptohet, këso bursash jashtë shteti ishin shpërblim dhe përgatitja që pushteti monist ua bënte kuadrove të tij besnikë.
• Në tetor 1981 Komiteti Krahinor i Lidhjes së Komunistëve duhet të ketë formuar një komision për t’iu kundërvënë “nacionalizmit”, dhe IR duhet t’i jetë ngarkuar përgjegjësia e kryesuesit. Edhe këtë funksion e heshtin tifozët e IR, edhe pse e dinë dhe ndonjëri mund të ketë qenë pjesë e atij komisioni.

• Në vitin 1984 mbron doktoratën në Universitet të Prishtinës, me titull: “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983”. Nuk kam informim nëse ndonjë botues e ka botuar, pos nëse ka marrë subvencion financiar, meqë nuk duhet të ketë qenë doktoratë edhe aq akademike…
• Në vitin 1987 emërohet edhe kryeredaktor i revistës “Gjurmime albanologjike”, edhe pse ushtronte një mori funksionesh tjera.
• Ndërsa në vitin 1988 Komiteti Krahinor e cakton për kryetar të dhunshëm të Lidhjes së Shkrimtarëve, që ta disiplinon atë lidhje tashmë të rebeluar. Nuk me besohet që edhe SHKRIMTARI Shefqet Dibrani të mundë ofrojë provë konkrete, që IR ka qenë ndonjëherë shkrimtar (meqë nuk i është publikuar asnjë roman ose përmbledhje novelash, tregimesh, esesh letrare.). Ndërsa, atëherë jam informuar se IR nuk paskësh qenë as anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, por ishte anëtar i Shoqatës së kritikëve e përkthyesve letrar… (Shkrimtarët që kanë qenë aktivë atëherë, duhet t’i kenë “harruar” ato zhvillime, për shkak se i ka përmbyt vërshimi i cunamit rugovist!)

• Në dhjetor 1989, Jusuf Buxhovi e koopton IR në postin e kryetarit (të përjetshëm) të LDK-së, të cilën e kishte themeluar me urdhër të Beogradit nacionalfashist! Fatkeqësisht, “fryma” pengon (dis)kualifikimin e JB për kuadër të shërbimeve të Serbisë, njëherit anashkalohet e vërteta se kuadrot i atyre shërbimeve nuk kanë autonomi për të themeluar parti (nëse nuk kryesojnë shërbimin), por vetëm zbatojnë urdhra të eprorëve…

IR duhet të ketë qenë gjetje interesante e UDB-së së Serbisë (meqë ajo e ushtronte atë shërbim në Kosovë deri në vitin 1974): individ në dukje i urtë, por në përmbajtje tepër egocentrik, operativ dhe autoritar.

Ndërsa janë tepër interesante mitizimet për IR, pasi ato duhet të kenë pas ndikim të madh për ta imponuar ate për lider. Ta zëmë, se partizanët ia kishin vra babain “ballist” (edhe pse përflitet se e kanë vra shqiptarët për hakmarrje, meqë paskësh spiunuar për struktura të Mbretërisë së Jugo-sllavisë; por edhe sikur ta kishin vra partizanët, pse duhet të ketë qenë “ballist”, a nuk mund të thuhet se vetëm plëngprishësit çmojnë për patriotike vullnetarët e angazhuar në strukturat kolaboracioniste të pushuesve fashistë italian e nazist gjerman!)! Miti tjetër, kishte specializuar e doktoruar në Sorbonë (Paris), edhe pse gjatë atyre dy semestrave, njëri duhet t’i ketë ikur duke u informuar, ku do të duhej të përcillte ligjërata (e kam përjetuar një specializim të ngjashëm të Rexhep Ismilit…)! Shumë është zhurmuar se ishte i pari që është rebeluar gjatë debateve me shkrimtarë të Serbisë, e që nuk është e vërtetë.

Ndërsa akoma më interesant është mitizimi i guximit të tij për t’u bërë kryetar i LDK-së! Në fakt, guxim fisnik do të kishte qenë po të guxonte të kundërshtonte kooptimin nga UDBashi JB! Kurse si kryetar i LDK-së, paskësh sjell frymën e pluralizmit politik, kishte përvijuar “rezistencën pacifiste”, është një propagandë, gjithashtu mitizuese. Pluralizmi në Jugosllavi kishte zënë fill dhe praktikohej në kryeqendra tjera të republikave, para se të ndodhte në Prishtinë. Në fakt, në Kosovë kishim një psudopluralizëm, që ricentralizoi komandimin e strukturave, si dukur që i komandonte kryetari i Komitetit Krahinor i Lidhjes Komuniste.

Vetëkuptohet, si marionetë e strukturave të Republikës së Serbisë dhe të RSFJ-së! Ndërsa tani, IR, një si rrahman morinë i mittizuar si i “urtë”, “pacifist”, “demokrat”, po komandonte siç e urdhëronin eprorët e Beogradit! Nërsa më skandalozi është mitizimi mashtrues, se IR kishte ndikuar shumë në kancelaritë e shteteve të fuqishme që ta përkrahnin Kosovën! Por, fatkeqësisht, deri në mars 1999, të gjitha ato kancelari kishin qëndrim pro Serbisë, ishin përcaktuar ta viktimizonin Kosovën, bile angazhoheshin edhe për ta realizuar atë viktimizim…

Ky lloj orkestrimi bëri që turmat injorante ta idhullojnë IR edhe si një lloj profeti, ndërsa edhe intelektualët, të përmbytur nga vërshimi i turmës injorante dhe nga lufta speciale e shërbimeve armiqësore, u rreshtua pas tij, si dikur pas Titos, rreshtimet pas Fadil Hoxhës, Mahmut Bakallit, Rrahman Morinës, Azem Vllasit…

Ndonjë zë diskreditues kundër diktatorit “demokrat” IR, si ai i Azem Shkrelit, i shprehur në letrën prej rreth 50 faqe tekst, mbytej nga zhurma propagandistike dhe lufta speciale.

Pra, edhe sot e kësaj dite ca rugovistë të mërdhezur, si ky SHKRIMTARI Shefqet Dibrani, nuk duan ta pranojnë të vërtetën e hidhur, se të gjitha qeveritë e shteteve perëndimore, deri në mars 1999 përkrahnin përcaktimin pushtues të Millosheviqit (dhe IR si “pacifist” – si mjet më praktik kundër luftës çlirimtare), nuk e përkrahnin fare çlirimin e Kosovës. Ishte sekret publik që edhe krye-pushtetarët e Uashingtonit, Brukselit, Parisit, Londrës, Berilit, Romës… i kishin dhënë leje Millosheviqit ta shtypte Kryengritjen çlirimtare të UÇK-së deri në pranverë 1999. Por, meqë nuk ia doli, DGSE-ja franceze ia doli të komplotonte, duke e imponuar Rambujen për vendmbatje të Konferencës ndërkombëtare, ku do të merrej vendimi për “zgjidhje” – Kosova të mbetej nën Serbi, me një autonomi të zgjeruar dhe të mbikëqyrur nga Bashkësia “ndërkombëtare”…

Kishim edhe OJQ, si qenefhanja serbofile “shën egidio” (Romë) e pseudokatolikëve fundamentalistë, që angazhoheshin për ta afirmuar IR për “pacifist”, ose si “zyra” e sebofilëve Kisinxher e Iglaberger…
Sektaristët nuk i sqaron dot. Ata vazhdojnë të zhurmojnë se ndërhyrja e NATOs ndodhi për evitim të “katastrofës humanitare” dhe ndodhi për hir të gurut (hindus) Ibrahim Rugova!

As për mitin se IR ishte president i Republikës së Kosovës para çlirimit ishte president i Republikës së Kosovës (bile as nuk ngjante), nuk mund të ofron askush prova konkrete; ai asnjëherë nuk e ka ushtrua atë përgjegjësi, qoftë duke firmos vetëm ndonjë urdhër e dekret, siç bëjnë rëndom presidentët.

Edhe miti i përçarjes në mes të “presidentit” IR dhe “kryeministrit” Bujar Bukoshi, ishte simulim – fragment i skenarit beogradas, që turmat injorante të kishin çfarë të mbllaçitnin. Në një takim me BB në vitin 1995 e pata diskredituar si simulim atë “armiqësim”, duke argumentuar se nuk kishin pas ndonjë arsye konkrete, që të armiqësoheshin, meqë asnjëherë nuk ishin ulë as 5 minuta, në cilësi të atyre funksioneve, për të diskutuar ndonjë vendimmarrje shtetërore. (Bukoshi e pat pranuar që vërtet nuk kishin biseduar ndonjëherë për ndonjë vendimmarrje…)

Të neveritshme janë pseudoarsyetimet e propagandistëve rugovistë për “zgjedhje të lira”, në fund të marsit 1998, pasi kishte plasë Kryengritja e armatosur në Drenicë (as për ato zgjedhje nuk ka vendim të firmosur e të protokolluar nga “presidenti” IR!), “marrëveshja” e IR me kryeministrin serb, në fund të prillit 1999, për “qeveri kalimtare” (me gjasë, Prof. Fehmi Agani ishte viktimë, për shkak se refuzoi që të ishte “kryeministër”, por asnjë rugovist nuk e vajton Aganin, si vrasjet tjera “politike”), e sidomos pseudoarsyetimi i kërkesës së “presidentit” IR për të ndërprerë NATO bombardimet…!!!

Edhe mitin për ndershmëri të IR e demanton fakti se ende, – as rugovisti i mërdhezur dhe shumë i informuar, Daja Sali (Rexhaj), – nuk po ofrohen prova kush e pagoi vilën në Velani të Prishtinës dhe kush e financoi që ajo të zmadhohej (më i madhi pallat nga të tjerët, që i kanë liderucët në Kosovë)! Edhe nëse do të ishte financim nga “populli”, siç propagandohej se financohej “rezidenca presidenciale”, aspak fisnike përvetësimi i saj! Dhe shih marrëzinë e radhës, pjellë bastarde e rugovizmit, qeveria e Kosovës paskësh punësuar 12 veta që ta “mirëmbajnë” atë pallat (ndoshta ende paguhet qiraja prej 10 mijë euro në muaj, meqë na qenkësh “rezidencë presidenciale”!)!
Etj., etj.

Rasti Hashim Thaçi

Rasti i “hashimit”*) ka ngjashmëri të madhe me rastin e IR, vetëm se dallimin e kanë kushtëzuar koha dhe rrethana tjera.
Por, për të mos e tejzgjatur këtë shqyrtim, po e le për vazhdimin tjetër.


*) Zhargoni “hashim” përdorët në Drenicë, për të mos përdor emërtimin shqip për penisin, prandaj i shkon po kaq mirë, sa edhe pseudonimi “gjarpni”.

[ Uroj t’i bëjnë korrekturë drejtshkrimore, para se ta publikojnë gazetat e portale. ]