Si sot, 1 vit më parë…

0
1001

Ramadan Bigza ka lindur më 21 mars 1952.

Ramadan Bigza ishte një gazetar i njohur sportiv në Shqipëri dhe Greqi, si dhe redaktor në disa gazeta shqiptare në Greqi. Ka shërbyer në gazetën “Jeta e re”, në Radio Shkodra, “Sporti Shqiptar” dhe gazetat shqiptare në Athinë “Gazeta e Athinës”, dhe vitet e fundit në “Albania Press”, si kryeredaktor. U nda nga jeta në Athinë më 28 maj 2016.

Për shkak të një infarkti momental, ditën e shtunë, 28.05.2016, është ndarë nga jeta në Athinë, gazetari Ramadan Bigza.
Ramadan Bigza ishte një gazetar i njohur sportiv në Shqipëri dhe Greqi, si dhe redaktor në disa gazeta shqiptare në Greqi.

Dani ka shërbyer në gazetën Sporti Shqiptar dhe gazetën shqiptare në Athinë, “Gazeta e Athinës”, dhe vitet e fundit punoj deri në mbylljen e saj në gazetën “Albania Press”, si kryeredaktor.

Ramadan Bigza!!!

Nji shok, nji mik, nji koleg, nji vëlla i vertetë, sot mbush 1 vit nga ajo dite e kobëshm,e qe ja mori jeten ne mes te Athines.

1 Vite pa ty fizikisht,po ç’do dite me ty ne kujtes, po ç’do dite hape faqen tane ne fb, vetem hesht, ne kete heshtje te pershendes akoma Dane, nuk dua te besoje qe ti nuk jeton! Kjo jete e pa meshirsheme ta ndali hapin e jetes ne mes te rruges.

Dane ti sot je ne jeten tjeter, pran varrit tane lule dhe lote, ajo pllakë mermeri mbane emerin tane Ramadan Bigza, ai emer vaditet me lotet e bashkeshortes, dy djemve, motrave, nipave dhe mbesave, shokeve dhe miqeve te cilet ti i deshe, po edhe ne te deshem Dane, humori dhe buzqeshja e jote nuk shuhen kurre.

Sot rilexojm ato qe u shkruan per ty o Dane, i lexojm ne sheje respekti dhe homazhi per ty.
Ramadan Bigza është nga qyteti i Shkodrës, ku ka punuar deri në vitin 1990 si korespondent i gazetës më të madhe sportive “Sporti Popullor”.
Pas viteve 90, Dani emigroi në Greqi si shumë shqiptar ku u vendos në Athinë.

Së bashku me Robert Goron ata krijuan një media për të gjithë komunitetin shqiptar në Greqi “Gazeta e Athinës”.

Më pas ai punoi si kryeredaktor në gazetën tjetër të shqiptarëve “Albania Press”.
Me daljen e medias online dhe rrjeteve sociale, i ndjeri Ramadan Bigza ishte mjaft aktiv në analizimin en ngjarjeve nga Shqipëria dhe komentet e tij kanë qenë të pranishme deri pak moment përpara se të pësonte atakun fatal, i cili i mori jetën.

Dani ka lënë dy djem dhe bashkëshorten. Në rrjetet sociale gazetarë nga gjithë vendi kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e Ramadan Bigzës.

Ceremonia mortore do të zhvillohet në qytetin e lindjes, Shkodër, ditën e hënë më 30 maj. Kolegët dhe bashkia pritet të organizojnë edhe një ceremoni homazhesh publike. Dane, Shkodra te priti me dhimje dhe te percodhi nene lumin e loteve te familjareve, shokeve dhe kolegve.

Takimi i fundit me Danen…

Ndihem i privilegjuar qe te pata shok e vëlla, koleg e redaktor, po mbi te gjitha Dane te pata shume te dashur në mardhanjet miqesore.
Sot na mungon fizikisht, po ti jeton ne kujtesen e miqve te shumtë, brenda dhe jashte atdheut.
Pusho ne paqe Ramadan Bigza…

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar, shok e mik i Ramadanit