Si sot 29 vjet ma pare ne nji te djele janari shkodranet vrane FRIGEN STALINISTO-HOXHIANE!

0
668

Gjergj Jozef Kola

Si sot ne nji te djele janari te 29 vjeteve ma pare Rinia shkodrane doli ne rruget e qytetit e vrau FRIGEN.

Ishte ajo friga e ndaj monstres stalinisto-hoxhiane qe u terhoq zvarre neper rrugen e projektueme nga gjeniu i artit shkodran: Kole Indromeno.
Per te gjithe pjesmarresit ishte kjo nji dite e permasave mitologjike, ishte dita kur titanet shqiptare u zgjidhen dhe shperthyen portat e ferrit te dikatures komuniste.

Si cdo ndertese e re edhe ky akt i nalte demokracijet pati Martirin e vet. Rini Monajka humbi jeten shtate vjet ma vone ne Villach te Austrise si pasoje e torturave shpirtnore dhe fizike. Askush nuk u denue per kete, askush nuk doli para gjyqit per dhunen e perdorur ndaj demostruesve paqesore te Shkodres se Janarit 1990.

Shume vjet ma vone u shkrue drama “Kometa e Lirise” dhe ajo pati nji fillim mjaft entuziast, sikur te ishte nji “Rückspiegelung” i demokracise shqiptare. Perpjekjet e dy miqve te Monajkes dhe te demokracise shqiptare Gjergj Leqejza dhe Bruno Shllaku me e vu ne skene ishin mjaft pozitive, porse si vete natyra e demokracise shqiptare, ata u dorezuen qe ne pengesat e para…

Gjate ketyne 27 vjeteve demokraci ne teatrin e qytetit e Shkodres nuk ka mbete autor apo regjizor ballkanas pa hype ne skene herojt e martiret e vet, vetem per herojt e martiret shkodrane ende nuk asht hape rruga.

Keshtu Herojt dhe Martiret mbi te cilet i jane afrue veprat dramatike Teatrit te Shkodres, si Gjergj Kastrioti – Skanderbeg, Nane Tereza, Rini Monajka, Martin Camaj, Arshi Pipa, Prenke Jakova, Frano Illia etj jane denigrue publikisht nga drejtuesit ose jane kalue ne kalendat greke. Keto drama, simbas kritikes serioze shqiptare ( Vasil Marku, Qendrim Rijani, Bruno Shllaku, Ndoc Selimi, Jozef Radi) dhe te huej (Hans Joachim Langsch, Hans Huber, Erika Camaj, Zuzane Finger), ndryshe nga ata qe vihen sot ne skenat shqiptare, kane nji stil dhe gjuhe krejt moderne dhe jane krijue jashte te gjitha skemave te realsocializmit.

Tallavaja qe ka mbulue institucionet shqiptare te politikes, te shtetit dhe te kultures nuk asht nji ure e qendrueshme per ne Europe, shume shume ajo asht nji kanal qe te hjedh ne llomin e historise.

Asgja nuk e pregatite nji kombe shpirtnisht ma mire se DRAMAT e tija ne rrugen e gjate te bashkjeteses me kombet e qytetnuem.

Kështu perkujtojme sot martirin e pare te demokracise shqiptare, Rini Monajken ne heshtje me nji qiri ne katedralen e qyteti te Shkodres dhe te Villachut, me shprese se ne janarin e ardhshem per 30 vjetorin e rrezimit te Stalinit Ai ka me hype ne skenen e Teatrit te qyteti, te cilit i fali jeten….

E nese kjo nuk arrihet atehere stalinucet e vegjel qe kane marre peng institucionet e shtetit dhe te artit shqiptar kane fitue betejen e pare ate te perdhosjes se demokracise, sepse luften per demokraci nuk kane me e fitue kurre…

Gjergj Jozef Kola
Wien, Janar 2019.