Si të reagohet kur çika, apo djali dashurohen?

0
299
John Steinbeck

Lis Bukuroca

Shkrimtari i famshëm amerikan, na ofron një vështrim shumë personal dhe shumë të sinqertë të dashurisë: një qëndrim që duhet të kopjohet. Ai ishte një baba shembullor.

Letër nga John Steinbeck djalit të tij 14 vjeçar
Nju Jork, 10 nëntor 1958

I dashur Thom (Tom),

ne e morëm letrën tënde këtë mëngjes. Unë do të përgjigjem nga këndvështrimi im dhe, natyrisht, Elaine (Elen) nga i saj. Së pari – nëse ke rënë në dashuri – është një gjë e bukur, ndoshta më e mira, që mund t’i ndodhë një njeriu. Mos lejo që dikush t’ia ulë vlerën ndjenjave tua ose t’i bëjë ato më pak të rëndësishme.

E dyta, ka shumë lloje të dashurive. E para është egoiste, meskine, posesive, narciste, e cila përdor dashurinë për afirmimin e vetvetes. Ajo është e shëmtuar dhe shtangëse. Tjetra është lirimi i gjithçkaje që është e mirë në ty: mirësi, konsideratë dhe respekt.

Unë nuk jam duke folur vetëm për respektin social me sjellje fisnike, por respektin në kuptimin më të lartë, domethënë pranimi i një personi si njësor (unik) dhe i çmuar.

Dashuria e llojit të parë mund të të bëjë të sëmurë, të vogël dhe të dobët, por ajo e llojit të dytë, mund të të japë forcë, kurajë, mirësi dhe madje edhe mençuri, të cilat as ti nuk e dije, se i kishe.

Ti thua se nuk është një dashuriçkë djaloshare. Nëse e ndien këtë ndjenjë kaq thellë, sigurisht që nuk është e atillë. Por nuk besoj se po më pyet mua se çfarë po ndien ti. Ti e di më mirë se kushdo tjetër. Ti dëshironi ndihmë për të kuptuar se çfarë të bësh me këto ndjenja, dhe unë mund të them këtë:

Shijo këtë dashuri, ji i lumtur dhe mirënjohës që po e përjeton. Objekti i dashurisë është më i miri dhe më i bukuri. Përpiqu të jesh i denjë për të. Nëse e do dikë, nuk ka asgjë të keqe ta thuash atë. Vetëm mos harro se disa njerëz janë shumë të ndrojtur dhe nganjëherë, duhet të marrësh parasysh këtë ndrojtje para se të shprehësh ndjenjat tua.

Vajzat kanë një mundësi për të kuptuar ose për të ndier atë që ti ndien, por ato zakonisht duan edhe ta dëgjojnë t’u thuhet. Ndonjëherë ndodh që për ndonjë arsye, ajo që ndien ti, nuk është e ndërsjellë, por kjo nuk i bën ndjenjat tua më pak të mira, apo më pak të çmueshme. Në fund, unë e njoh këtë ndjenjë, sepse edhe unë e ndiej përsëri atë dhe gëzohem që po e ndien edhe ti.

Ne mezi presim ta takojmë dhe të njohim Susan-ën (Suzanën). Ajo është përzemërsisht e mirëseardhur. Por Elaine do të jetë ajo që do të organizojë gjithçka, sepse është domeni i saj dhe do të jetë e lumtur për t’u kujdesur për ecurinë. Edhe ajo e njeh dashurinë dhe mbase, mund të të ndihmojë më shumë se unë. Dhe mos ki frikë nga humbja. Nëse kjo është gjëja e duhur, do të ndodhë. Gjëja më e rëndësishme është mosnxitimi. Gjërat e bukura nuk zhduken lehtë.

Me gjithë dashurinë time

Babi


John Steinbeck, 1902 – 1968 është shkrimtar amerikan dhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1961.

Nga frëngjishtja Lis Bukuroca

Në jetë duhet të kemi parasysh vetëm emocionet e njerëzve të dashur, jo mendimet e turmës jashtë, që duke u marrë me ngjarjet e huaja, i shpërfill telashet e veta. Kur ty nuk të intereson se çfarë mendon bota, atëherë je vetvetja! Atëherë do të jetosh si mendon ti dhe jo si pret masa. Të pranohet dashuria e bijës dhe djalit, domethënë të pranohet mosha e tyre; të pranohet zhvillimi normal dhe i shëndoshë. Mos pengo dashurinë e fëmijëve. Ata duhet të mësohen para martesës për ruajtjen e bashkëshortësisë dhe familjes.

Si ky baba duhet të reagojë çdo baba që i do fëmijët e vet dhe të çmojë pasionin, dashurinë dhe orientimin edhe seksual të fëmijës! Dikur mendonim se gazohej nëse bija, apo motra dashurohej, sot e kuptojmë se bijat e motrat nuk kishin gazuar me dashurit e tyre, por kishim gazuar ne vëllezërit dhe prindërit me ndalimin e dashurisë.

Ne kemi dy mundësi: ose të mburren me ne fëmijët tanë, ose të mburret me ne turma! Nëse e ruajmë atë ftyrë që mendojmë se e kemi para botës, atëherë do të shohim ma vonë,  se ftyrën e kemi humbur para fëmijëve tanë duke ia ndaluar dashurinë: emocionin më fisnik që ndien njeriu në jetë!

Pra, ose gazohet ndaj botës, ose ndaj fëmijës. Nëse ia ndalon çikës, apo i djalit dashurinë, nuk ke asnjë të drejtë nesër t’i kërkosh një ndihmë, sepse ti ke luftuar dashurinë e saj, tani i vjen asaj apo atij radha të luftojë nevojën tënde për dashuri dhe kujdestari! Sepse ti ke ke mësuar si më i fortoi ka të drejtë! Tash ti je i dobët!

Mos pengo dashurinë e fëmijëve, pse flasin fqinjët e rrethi. Ata flasin e shpifin edhe kur ti nuk bën asgjë! Një ditë ata pushojnë, por ditën tjetër, ndihet krenar fëmija jot me ty, sepse e ke kuptuar dashurinë e tij: rritjen e tij dhe e ke mësuar se dashuria është më  e rëndësishmja në jetë dhe kur  ai ose ajo e bën zgjedhjen, domethënë është ajo ose ai është rritur dhe mund të përballet me jetën vet. Domethënë e ke edukuar si duhet: të jetë i pavarur!

Prindi i mirë jeton kohën e fëmijëve jo kohën e atit të vet! Bota duhet të ecën para, njeriu duhet të ndryshojë, siç ndryshojnë ligjet!

Për tu mos bërë baba i lig, lexo librin „Letër burrave I dhe „Letër burrave II.

Për të kuptuar ecurinë e dashurisë nga lindja deri në vdekje, edhe rreziqet brenda asaj periudhe, lexo librin me poezi: „Shtatë parimet e dashurisë“.

Nëse të intereson erotika, atëherë lexoje romanin „Ngjyrat e dashurisë“.
Me tematikë politike, dashurie dhe lehtë erotike, librin me poezi, “Hijedritat e jetës”.

Ps: Libri KUPTIMI I JETËS me diku 130 rrëfenja me pedagogji praktike, është në përfundim e sipër. Do të ketë pak më shumë se 300 faqe dhe aty gjenden edhe disa zbulime të psikologjisë, që shërbejnë për të kompletuar njeriun e mirë, të lumtur dhe të suksesshëm. Me atë libër synohet edukimi më i mirë dhe më i suksesshëm i fëmijës. Në janar do të publikohet.


 

John Steinbeck on Falling in Love: A 1958 Letter