S’KA MË KOHË !!!

0
1150

O shqiptarë:

Ju lutem shumë o shqiptarët e mi: ka ardhur koha që, një herë e përgjithmonë t’i themi Serbisë Kriminele STOP! Të reagojmë, sa nuk është tepër vonë!

Shkruan: Engjëll KOLIQI, Stubëll, janar 2017

Të ardhur nga Karpatet, serbosllavët që, si barbarë që ishin, kishin ikur nga rusët e të tjerët, të cilët s’i duronin më. Kishin gjetur shpëtimin në mikpritjen shembullore mes ilirikëve dardanë, që më vonë u quajtën albano-shqiptarë. Duke shfrytëzuar mikëpritjen shembullore dhe butësinë iliriko-arbërore të mbështjellur në shenjtëri, barbaria serbiane tërbohej gjithnjë e më shumë dhe zgjërohej në trojet tona. Meqë fara jonë gjithnjë ikte nga telashet e barbarive, gurët e kufinjve u shtynë shumë në jug të Mollës së Kuqe, nga atje ku ishte vendlindja e figurës sonë historike, Konstantinit të Madh (Shën Konstantinit).

U dasht të kalojmë shumë sfida e vështirësi, nën dhunën gjakatare serbiane, për t’u çliruar përfundimisht në fund të shekullit që lamë pas nga zgjedha e tyre e kuqëluar me gjakun arbëror, vit pas viti e shekull pas shekulli. Për këtë liri, me shumë devocion iu përkulemi çlirimtarëve tanë arbërorë, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga të gjitha viset shqiptare edhe nga diaspora, duke mos harruar edhe koalicionin ndërkombëtar, që nëpërmes Aleancës së NATOS, përfundimisht, na e sollën lirinë.

Nga shumë qarqe botërore, sidomos nga ato sllave e pikërisht serbët thonin se shqiptarët e Kosovës e fituan njëfarë lirie e njëfarë shteti, por vështirë do e mbajnë e mbrojnë. Duke parë e duke studiuar, ngadalë e gjakftohtë, rrethanat e kohës, po del se vërtetë e kemi të vështirë ta stabilizojmë dhe ta ruajmë shtetin e Kosovës.

Po ndodhin shumë të papritura të padëshiruara, ndër ne e rreth nesh, që na bëjnë të dyshojmë në stabilitetin dhe në sovranitetin e plotë të shtetit të Kosovës. Kur duan bandat serbiane, me barbaritë e tyre krijojnë telashe dhe tollovi në Kuvendin e Kosovës, ku përfaqësohen me njëfarë “liste serbe” të komanduar dhe të dirigjuar nga Beogradi. Kur duan ata, na i bllokojnë rrugët e nuk na lënë të kalojmë në pjesë, brënda shtetit tonë.

Kur duan na i arrestojnë, edhe jashtë vendit çlirimtarët tanë dhe kërkojnë të ekstradohen në Beograd, siç është tani rasti me heroin e gjallë Ramush Haradinaj. Kur duan “na ngrehin për kërpeshi” këtu e në Bruksel, për të biseduar, në emër të “normalizimit të marrëdhënieve” bisedime e formalitete që iu nevojiten atyre për integrim në Bashkimin Europian. Shpesh dhe hypin mbi vithet e pelës plakë me emrin Rusi, për t’u ulur e krekosur kaluar mbi shpinën e mazit të saj që quhet Putin. Krekosen me mburrje e me kërcënime.

Është një rregull i pashkruar, por e vërtetë që gjithnjë ndodhë me farën serbiane: të gjitha luftërat në front i kanë humbur e gjithmonë në tavolina bisedimesh e marrëveshjesh kanë dalur fitues. Po, se ata e duan vendin e tyre, të marrur e plaçkitur nga të tjerët dhe dijnë të bëjnë politikë, me një diplomaci perfekte mashtruese. Dijnë të hedhin valle diplomatike mes Perëndimit dhe Lindjes, duke ngritur çmimin, për t’u integruar në Bashkimin Europian e, njokohësisht, për t’u shërbyer intereseve ekspansioniste të Rusisë në Ballkan.

Me këto lojëra të rrezikshme e mashtruese, serbianët po rrezikojnë shumë seriozisht paqen në Ballkan, mjerisht duke përdorur edhe njerëz të hapsirave tona arbërore. Për këto lojëra të rrezikshme na flasin, në njërën anë ushtrimet përgatitore të luftëtarëve kosovarë të “Shtetit Islamik” në Krushevc, përfshi edhe deklaratat e Mulla Shefqet Krasniqit se “Ramushin nuk duhet mbrojtur as përkrahur se është antiislamik e antiturk” e në anën tjetër, deklaratat e zyrtarëve serbianë se “shqiptarët janë terroristë islamikë” etj., deri te deklarata përkëdhelëse e Kriminelit Putin se “Kosova i plotëson të gjitha standardet për vetëvendosje”.

Kur t’i kemi parasysh të gjitha këto, duhet shpejtuar në një vendim historik, për të shpëtuar Shtetin e Kosovës dhe shqiptarizmën në trojet dardane. Cili duhet të jetë ai vendim i shpejtë? Duhet të jetë vendimi për ndërprerjen e menjëhershme e bisedimeve me Serbinë, respektivisht kushtëzimi i tyre me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe me vazhdimin e bisedimeve si palë shtetërore, për normalizim të marrëdhënieve fqinjësore, respektivisht bisedime për kultivimin e një fqinjësie të mirë mes dy shteteve tona.

Pra, në tavolinën e bisedimeve duhet të vëhen dy flamuj: Flamuri i Kosovës dhe Flamuri i Serbisë. Atëherë bisedimet mund të zhvillohen në Prishtinë e në Beograd e jo në Bruksel, të shpenzohen paratë e buxhetit shtetëror.