SKËNDER BERISHA, MË 12 LARCOR (MARS) 2020 KALOJ NË PËRJETËSI, VEPRIMTARIA PËR ATDHE E BËNË TË PËRJETSHËM

0
328
Skënder Berisha - Abas Fejzullahu - Reshit Berisha

Një foto kujtim Skënder Berisha në të djathtë në mes Abas Fejzullahi dhe Reshit Berisha babai i Skënderit majtas në vitet 1990

Nga Abas Fejzullahi

Sot, më 2021-03-12 mbushen një vit që kaloj në përjetësi i pa harruari Skënder Reshit Berisha, veprimtar i çështjes kombëtare në përgjithësi dhe luftëtar me armë në dorë, për lirinë dhe pavarësin e Kosovës në veçanti.

Po të renditen të gjitha kujtimet lidhur me jetën dhe veprimtarinë e Skënder Berishës gjatë rrjedhave politike dhe historike nënë pushtimin e Serbisë, s’do të mjaftonin me qindra faqe të shkruara. Me këtë rast po i përmendim disa prej tyre si dëshmi për veprimtarinë e tij për çështjen kombëtare, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ishte përkrahës e organizator i grevare në IT. “Printeks” në Prizren në përkrahje të Grevave të xehtarëve (Minatorëve) të Trepçës në vitin 1989, Ju priu punëtorëve në shkuarjen këmbë në Prishtinë në mbrojtje aso kohe të Autonomisë së KSA të Kosovës që Serbia më vonë e pezulloi dhe me ushtri e polici, ku vrau shumë kundërshtues(demostrues) anë e këndë Kosovës të të gjitha moshave, u burgos për këtë veprimtari ku dhe në burg gjatë hetuesisë ja vran vëllain Xhemajli Berishën, më 1989-04-06, profesor i lëndëve ekonomike në Gjimnaz dhe Akademin Pedagogjike në Prizren, tani më hero emrin e të cilit e mban Shtëpia e kulturës në Prizren.

Pas daljes nga burgu vazhdoi veprimtarin atdhetare, ishte kryesuesi i këshillit njësimtarë për themelimin e LDK-së në Prizren më 1990 me rrethinë, që aso kohe ishte Lëvizje gjithëpopullore, anëtar i kryesisë së LDK-së dega në Prizren, i zgjedhur kuvendar i Kuvendit në zgjedhjet e vitit 1992 për Kuvendin e R.K, përkrahës i aksionit gjithëpopullor për Pajtimin e Gjaqeve, i aksionit gjithëpopullor “Familja ndihmon familjen” – “FNF”, bashkë me Salajdin Brahen, organizator e bashkëpunues me institucionet e RK, në përgatitjet për mbrojtje.

Me armë në dor luftoi në radhët e UÇK-së në ZOP deri në përfundimin e luftës, ishte bashkëpunues edhe me organizatat e fshehta (ilegale) i dërgoi armë Adem Jasharit në momentet kuar ato i mungonin dhe pas përfundimit të luftës ishte në shërbim në TMK në G2 në Prizren ku ishte i nderuar si epror nga bashkëluftëtarët dhe ushtarët tjerë dhe nga shokë e bashkëveprimtar jo vetem në Prizre e rrethinë por edhe në viset tjera të Kosovës deri sa ndrroj jetë dhe kaloi në përjetësi.

I qoftë i lehtë dheu i atdheut, dhe i shërbeft përherë si roje dhe mbuloje në ruajtjen e kujtimeve dhe nderimeve tek bashkëveprimtarët e tij dhe veprimtarija e tij atdhetare u shërbeft si shembull gjeneratave të reja …