Skënderbegasit mjekë ushtarakë, elitë në mjekësinë ushtarake Shqiptare

0
5272
Kol. Luan Nikollari

Kol. Luan Nikollari

Ndonëse nuk kam qene “Skenderbegas”, por, duke pasur mundësinë qe ne një periudhe kohe prej 6 vjetësh te jem drejtor i shëndetesise ne Ministrinë e Mbrojtjes dhe te drejtoj për një kohe relativisht te gjate shërbimin shëndetësor te ushtrisë, kam pasur detyrimin dhe dëshirën qe te njoh nga afër kuadrot e vjetër dhe te rinj te mjekësisë ushtarake. Siç dihet personeli mjekësor për ushtrinë është përzgjedhur sipas periudhave ne disa forma si p.sh.

Kuadro qe mbaronin gjimnazin ne shkollën “Skënderbej” dhe me pas ata qe ishin me rezultate te larta dërgoheshin ne mjekësi, praktike qe vazhdoj qe nga vitet 1960 deri 1990. Pjesa tjetër e personelit mjekësor rekrutohej nga ministria e Mbrojtjes pas mbarimit te Fakultetit te Mjekësisë dhe ku çdo vit një numër mjekesh, farmacistesh dhe stomatologesh kalonte si kontingjent i ushtrisë dhe titullohej oficere aktive.

Nga skenderbegasit, dallohen ata te viteve 1963-1968 qe u dërguan ne shkollën mjekësore (Politeknikumin Mjekësor) dhe shkonin me uniforme ne shkolle mjekësore te Tiranes dhe jetën ushtarake e bënin ne kazerme ne Shkollën Skënderbe si Dr.Agim Zdrava (shokët i thërrisnin “Biri i Regjimentit”) ish shef i shëndetesise se Korpusit Gjirokaster, mjek kardiolog, Dr.Petro Gazeli shef i shëndetesise se DK Delvine, mjek radiolog, Dr. Muhamet Kondi mjek i aviacionit, kardiolog ne Spitalin Ushtarak, Dr. Agron Panariti mjek i marinës mjek infeksionit dhe shef i infektivit ne Spitalin Ushtarak, Dr. Kujtim Karafili mjek okulist e shef i okulistikes ne Spitalin Ushtarak, Dr. Argjir Përmeti mjek dermatolog spitali ushtarak, Dr. Perlat Hodo neurokirurg Spital Ushtarak, Dr. Pellumb Pepi mjek neurolog ne Elbasan, Dr. Nexhmedin Bajraktari, kirurg ne DK Korçe, Dr. Pajtim Çela radiolog ne garnizonin e Elbasanit, Dr. Isuf Zhargu e Ahmet Gjeçi ne DK Kukës, Dr. Viktor Kotani anestesit-reanimator e shef i reanimacionit ne Spitalin Ushtarak, Dr.Xhafer Qamirami kirurg e shef i kirurgjise ne Spitalin Ushtarak, Dr. Ilirian Prifti radiolog e shef i radiologjisë ne Spitalin Ushtarak, Dr. Hasan Ismaili mjek i Përgjithshëm, Gjin Deti nd/mjek ne Pasha-Liman dhe DK Delvine, Dr.Sokrat Kola ne Garnizonin Berat.

Kjo tradite vazhdoj edhe kur politeknikumi mjekësor u transferua ne Vlore. Këta ishin skenderbegasit e vitit 1968-1971 qe u morën ne shkollën Skënderbe e me pas u dërguan ne shkollën e mesme mjekësore “Jani Minga” ne Vlore ku dhe pse shkolle civile, ata vazhduan studimet me uniformen e Skenderbegasit dhe kontrolloheshin për mbarëvajtjen e tyre nga shkolla Skenderbej. Pas mbarimit te shkollës duke bere kursin e oficerit u titulluan oficere aktive dhe si te tille u punuan si nd/mjeke oficere dhe me pas shumica e tyre u dërguan ne Fakultet te Mjekësisë si student ushtarak oficere. Ne këtë grup bëjnë pjese:

1. Kolonel Dr.Eslem Hasanaj, mjek patolog, drejtor i shëndetesise se ushtrise dhe nëndrejtor i Spitalit Ushtarak
2. N.Kol.Dr Murat Bala, patolog, shef i shëndetesise DK Burrel e me pas shef i urgjences se spitalit ushtarak
3. N.Kol.Dr.Rasim Madani, kirurg shef i shëndetesise ne BrK e DK Tropoje, kirurg ne spital ushtarak
4. Major Dr.Valter Sulçe , shef i shëndetesise se BrK Laç e Shkollës Bashkuar
5. Major Dr.Petrit Leka, radiolog, shef i shëndetesise se Br.K.Pogradec
6. Major Dr. Sabri Caka, kirurg, kirurg ne spitalin e Shkodrës (nderuar jete)
7. Dr.Zija Jacaj, mjek bakteriolog ne spitalin ushtarak, me pas pedagog ne Fakultetin e Mjekësisë Tirane sot mjek ne Kanada.
8. Major Dr. Beqir Guri, radiolog, shef shëndetësie ne Kukës dhe me pas mjek dhe shef shëndetësie ne Br e Reagimit te Shpejte dhe Forcat Tokësore ne Zall-Herr ku punon dhe sot si mjek civil
9. Grigor Xarxallo, nd/mjek oficer
10.Asim Olldashi, nd/mjek oficer

Një grup tjetër skenderbegas te shkollës mjekësore te Vlorës te viteve 1970-1974 qe ne dallim nga te paret ishin kontingjent i ushtrisë por studimet i ndiqnin civile si dhe ne te tjerët.

1. N.Kol.Dr. Kujtim Alimeri, radiolog, shef shëndetësie ne Forcat Detare ne Pasha Liman dhe Durrës sot radiolog ne Spital Ushtarak dhe një periudhe dhe shef i radiologjisë te Spitalit Ushtarak qendror Universitar.
2. N.Kol.Dr.Gezim Guri, shef shëndetësie dhe mjek i shkollës Skënderbe me pas shef radiologjie e radiolog ne spitalin ushtarak Tirane
3. Dr.Vangjel Note, mjek dentist ne korpusin e Pukës dhe me pas ne garnizonin Durrës
4. Janul Spiro, doktor dentist ne DK Korçe
5. Sherif Hoxha, nd/dentist oficer, (nderuar jete)
6. Nuh Tushi, nd/mjek dentist.

Edhe me pas, unë pata rastin qe te “te pres” Skenderbegas te viteve kur dhe unë kryeja studimet ne Shkollën Mjekësore “Jani Minga” ne Vlore ne degën farmaci 1972-1976 kur ne vitin 1975 erdhën disa nxënës kokëqethur dhe “arrakate” qe ne i shikonim me çudi por na thane qe këta janë skenderbegas dhe unë i shikoja me admirim dhe ndonëse dy vjet pas nesh ishim shoke e miq dhe miqësinë e ruajmë edhe sot ne mundësitë e punës dhe komunikimit.

Skenderbegas te këtyre viteve 1975-1978 janë

1. N.Kol. Dr. Sami Koçeku, kirurg i përgjithshëm dhe një periudhe dhe nëndrejtor i Spitalit ushtarak Qendror Universitar
2. Dr.Valentin Cani, mjek radiolog, jashtë vendit
3. Dr.Arben Ruca, mjek kirurg, aktualisht mjek kirurg ne Itali
4. Arben Bërballa, mjek veteriner ne BFU ne Reshen, aktualisht ne aktivitet privat.
5. Ftim Diko Zeqo, nd.mjek e futbollist i KF Partizani.

Cikli i Skenderbegasve ne mjekësi mbyllet me tre skenderbeagsit e fundit qe u dërguan ne Fakultetin e Mjekësisë, Dr. Fatos Jaho mjek neuropsikiatër Dr. Fatos Olldashi, mjek neurokirurg dhe Dr. Dritan Çela, mjek kirurg e shef i Kirurgjise Nr.1 ne Spitalin Ushtarak e sot Spitalin Universitar te Traumës

Nga gjithë ky kontingjent qe përmendem me sipër vlen te theksohet se te gjithë këta kuadro qe përfunduan studimet ne mjekësi, farmaci e stomatologji dhe qe plotësonin kuadrot e mjekësisë ushtarake, te gjithë padyshim ishin nxënës e studente me rezultate shume te larta. Te gjithë u bene kuadro te spikatur dhe qe dallonin nga pjesa tjetër e personelit mjekësor te Forcave te Armatosura sikurse shihet dhe ne detyrat e pozicionet qe jane përmendur me siper.

Për vete edukimin ushtarak ata dalloheshin për disipline te larte, profesionalisht te përgatitur dhe qe punuan dhe punojnë me mjaft përkushtim si elite e mjekësisë ushtarake Shqiptare. Kuadro te devotshëm qe kane lënë një emër te mire ne historinë e mjekësisë ushtarake Shqiptare.

Kam bindjen se ka dhe shume kuadro te tjerë te mjekësisë nga shkolla Skënderbe dhe unë kërkoj ndjese qe mund te mos i kemi thënë te gjithë kjo dhe për vete mundësitë dhe njohjet qe kam pasur.

Kolonel (r) Prof.Asc. Dr. Luan Nikollari
Mjek Epidemiolog, ish drejtor i shëndetesise se Forcave te Armatosura.