“STONE CASTLE” E KOSOVËS DREJT BUBQIT TË KRUJËS

0
368
Stone Castle, KS

Soldariteti humanitar panshqiptar e ndërkontinental për të prekurit nga Tërmeti i Nëntorit në Durrës e Thumanë me rrethina i kalon kufijtë e shteteve, dete e oqeaneve, duke lehtësuar dhimbjet e mëdha, peshën e rëndë të tragjedisë, nevojen e gjithanshme për ndihma nga buka e ditës tek ringritja e shtëpive të jetesës të të damtuarëve. Ndaj ndihmat e ditëve të para të pas-tragjedisë së Tërmetit kanë e marrin rëndësi të vecantë, meritojnë vlerësime e nderime prej të gjithëve. Dhe të Parët janë të Shumtë dhe ata po shtohen cdo orë e ditë për ditë, nga Bregdeti në Alpet Shqiptare, nga Kosova në Amerikë, nga Vatikani në Vendet Arabe.

Këto ditë drejt Shqipërisë kanë ardhë ndihma dhe nga kompania e mirënjohur “Stone Castle” në Kosovë me pronar shqiptaro-amerikanin Rrustem Gecaj-Nderi i Kombit, të cilat janë dërguar në Bubq – për të prekurit nga Tërmeti i Nëntorit. Bubqi është Njësi Administrative e Bashkisë së Krujës, fqinje me Thumanën e me Fushë-Krujën (qyteti me rrethina).

Kjo ndihmë për Bubqin është në nderin e traditen e “Stone Castle” për t’u gjendur aty ku Shqiptarët e Kombi Shqiptar kanë ma shumë nevojë, kudo e kurdoherë që Koha e Historia i thërret për solidaritete të tilla shqiptarët e mirë e bizneset e mëdha shqiptare. / Rali LURA /

Dërgoi për publikim, Ramiz Lushaj, gazetar