SYZA DIELLI

0
197
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

E kisha mashtruar Veten: me Gra besnike, raki rrushi, dhe Dy shtama me verë te Zonjës Di. Syzat e Gruas Besnike, që pas vdekjes time klinike në Voskopojë (2000). Dhe, Ringjalljes, pas një aksidenti komunikacioni rrugës në për në Korçë, pa shenja jete e paralajmërova Luftën guerile (2001) në Maqedoni?! Paprtimas, në Kopësht: E zbulova, se: Unë, nuk kisha pasur nevojë për syza të dudumëve qorra për ta parë Veten dhe Shtetin e “përbashkët”, po për syza Dielli.

Dhe, të gjitha syzat: që, i trashëgova nga Gruaja ime besnike, erdhi koha t’’i hudhë në kontenierëtt e bërllokut, në “Bit-Pazar (Shkup).

Sot, Botën, dhe Libart e mi artistik i shoh me syza Dielli Vdekjes klinike (2000) , dhe Ringjalljen, po të asaj Dite në Koerçë, Dhunti hyjnore, apo Natyrore : që, kur u ktheva në Shkup: njerëzit i shihja me nga dy koka.?! Edhe, me një lëvizje të kokës anash, i shihja me nga një kokë në trup. Dhunti hyjnore, apo Natyrore?!

Edhe, gjatë kohë: rrugës, në taverna, institucione të shtetit “përbashkët”, i shihja njerëzit me nga Dy koka. Edhe shkallët e Qendrës Tregtare, te “Parku i Grave”, në Shkup, që hipja dhe zbrisja gati përditë në kohë Pandemie me Koronavirus Porosi Qeveritare: mos dil në rrugë pa maskë, laj duart me sapun, dy metra largë edhe me Gruan Besnike. Shkak, që fillova t’i përdor edhe syzat e Gruas time besnike. E hapja laptopin dhe punoja me ditë dhe netë mes xhindeve dhe Nuses me pashterkë të kuqe, gjithë Natën e gjatë më hudhnin dorë më dorë mbi çati të shtëpive dhe majë lisave, dhe pak para Agimit më kthenin mes Nanës dhe Babait, në shtrat.

Gjatë kësaj kohe me xhinde, Nuses me pashterkë të kuqe, Njerkës dhe Grave besnike me masa Qeveritare, i publokova edhe disa libra me pozi e prozë. Ku ta di Uë: Ndoshta, edhe me nga Dy-Tri koka?! Njërën, në Shkup. Tjetrën në Prishtinë. Dhe, të tretën në Tiranë.

Përderisa, një ditë: Unë, si zakonisht në Kopësht e përdora Laptopin pa syza. E pashë, Veten me Tri koka. Dhe, kisha qenë gabim. Gjithë jetën: që, nga shkolla e mesme në Shkup, studimeve në Prishtinë, dhe jetës në Shkup, nuk kisha përdorë syza dudumësh, perveçse atyre të Diellit (zeza), që e ndërronin ngjyrën sipas rrezeve të Diellit, brenda dhe jashtë në Natyrë.

Sot, Botën dhe Librat e mi i shoh me syza Dielli…