T O K A . D H E . D I E L L I nga Atdhe Geci

0
561
Atdhe Geci - Fryma e re

T O K A D H E D I E L L I

Jam i provuar për dashurinë ndaj atdheut
i provuar për dashurinë ndaj Shqipërisë
i provuar për dashurinë ndaj Dardanisë
Çamëri, të kam gjak të këngëve në libër!…

Gjuhët e flakëve të jetës s’shuhet, ato i
kam brenda kraharorit. Natyrës sëmurja i
vjen nga dora njeriut dhe nga pakujdesia
kjo botë poetike njeriun e ka mbështetje

Pak njerëz e dinë pse shqiptarët quhen
popull hyjnorë. Marrëdhëniet tona me
perënditë kanë qenë nga prejardhja jonë
të bukurës Lirë i pëlqen shumë dashuria

Në zjarm të shtëpive tona lindën hyjnitë
shqiptarët një zemër e kemi në kraharor
një zemër është e mjaftueshme për një
jetë, dhe e fuqishme të kap kozmosin

Toka ime e shenjtë, toka ime e shtrenjtë
dritë e dielli për ty s’ka për të mbaruar
kohën më me të ardhme e ke përpara
është fat i rrallë që ti e dëgjon heshtjen!…

Shqiptarët janë të zgjuar dhe flasin vetë
kur jam me ju i ndjej ethet e trazimeve
femrat edhe në këtë moshë më shohin
me neps. Perënditë kudo i kemi beqarë

Në të gjitha kohët gjejë pjesë tëjetës së
zgavruar, pjesë të jetës së paplotësuar
varre masive si pasojë luftash të ashpra
përmendore të vogla për rënie të mëdha

Rrallë kthehem në varrezat e proceseve
historike, në konferenca që zvogëluan
atdheut tim, në mungesë të ndërgjegjes
së Europës, vet i vumë zë këngës sonë

Gjuha e bukës që e hamë s’është krejt
shqip, gjuha e bukës që hamë është dhe
gjuhë e huaj; anglisht, gjermanisht, etj…
është gjuhë e bukës nëpër mërgime!…

Jam i provuar për dashurinë ndaj atdheut
i provuar për dashurinë ndaj Shqipërisë
i provuar për dashurinë ndaj Dardanisë
Çamëri, të kam gjak të këngëve në libër!…

Atdhe Geci – Dortmund, 5 dhjetor, 2019