TA NJOHIM AUTORIN SHABAN PLLANA

0
1321
Shaban Pllana

E përgatiti Prof. Zymer Mehani

(Këto shënime u shkëputën nga libri “333 tercina” (Poezi trevargëshe) të autorit, Shaban Pllana. Botoi “ProkultPress”, Prishtinë, 2016)

Prof. Shaban Pllana u lind në fshatin Halabak, më 1 nëntor 1949, në një familje të ardhur në këtë fshat nga Pllana e Madhe afër Prokuplës. Familja e tij erdhi në këtë fshat, më 1878, atëherë kur ushtria serbe i dëboi nga vatrat e tyre shqiptarët nga më se
720 fshatra e disa qytete.

Katër klasat e shkollës fillore i kreu në fshatin e lindjes, në Halabak, kurse klasat e tjera të shkollës i përfundoi në Lluzhan.
Më pas e kreu Shkollën Normale në Prishtinë në vitin 1971.

Menjëherë pas kryerjes së Normales filloi të punojë si mësimdhënës në vendlindje dhe, në të njëjtën kohë, pa shkëputje nga puna mbaroi studimet në Fakultetin Filozofik-Dega:
Gjuhë shqipe e letërsi.

Prof. Shaban Pllana, veç krijimeve letrare, është edhe mbledhës i apasionuar i krijimtarisë popullore në Trevën e Llapit. Gjer tani nga kjo lëmi ka botuar katër libra:

1. Këngë popullore të Llapit, 1998;
2. Lojëra popullore të Llapit, 2002;
3. Anekdota popullore të Llapit, 2004;
4. Fjalë të urta të Llapit, 2007;

Ka botuar gjithashtu edhe librat:
5. Tercina”, poezi;
6. ”Monografinë e Shkollës Normale të Prishtinës-gjenerata e maturantëve të vitit 1971”, Prishtinë, 2011, bashkautor me Hamdi Thaçin;
7. ”Monografi Familja Pllana Halabaku”, 2011;
8. Buzëqeshja e shkronjave”, 2013;
9. ”333 tercina” (Porezi trevargëshe), Prishtinë 2016.

Ky autor në dorëshkrim ka një numër të konsiderueshëm poezish e tregimesh, të cilat presin për t’u botuar.
Prof. Shaban Pllana, tash si pensionist, pas më se 43 vjetësh pune në arsim, jeton në Besianë me familjen e tij të ngushtë.