Tonin Toma
Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.
Jeta eshte nje liber i hapur, ku cdo dite lexon nje flete.
Ndonjehere heshtja eshte me elokuente se fjalet.
Çdo njeri eshte nje cope budalla per te pakten pese minuta ne dite, zgjuarsi eshte te mos e kaloni kete kufi.
Te studiosh pa menduar eshte e kote, te mendosh pa studiuar eshte e rrezikshme.
Vdekje nuk ka. Ajo nuk ekziston. Kur trupi fizik nuk funksionon më, shpirti e lë dhe vazhdon me jetuar diku tjetër.
Tri detyrat më të rënda të kësaj bote janë: ta shpërblesh urrejtjen me dashuri, pranimi i të pamundshmës dhe thënia-unë isha gabim.
Vuajtje me te madhe s’ka kur kohen e lumtur ne mjerim kujton…!
Miq te mire nuk jane ata qe dine shume, por ata qe te duan shume.
Mrekullia nuk eshte asnjehere kur e perjeton, vetem kujtesa e ben te tille.
Fjalët e keqëdashësit janë si qymyri, që edhe po s´të dogjën, të nxijnë.
Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet.
Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
Ai që kërcënohet, rrallëherë hakmirret
Ai që ngutet, çdoherë vonohet
Ai që premton shumë, bën pak
Ai që s’bindet, nuk din të komandojë
Ai që nuk e don babanë dhe nënën, ai nuk e don askend
Ai që s’durohet si njeri, s’durohet as si shok, as si kolegë, as si bashkëpunëtor e as si fqi
Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin
Ai që s’punon si burrë, rrin e qan si grua
Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet
Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet
Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t’dalë kodër
Ai që ta don të mirën, të flet, ai që s’ta don, vetëm të shikon
Ai që thotë “unë jam unë”, ai hup gjithkun
Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall
Ajo që s’arrihet, duket më e ëmbël
Ajo që s’të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve
Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mytë as ta falë
Butësia mund të fitojë gjithçka, përveç pasurisë
Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo
Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt
E vetmja rrugë që të çon te dituria është puna
Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me deshirë
Një punë e bukur është më e dobishme, se një mijë fjalë të bukura
Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta nga koha përbëhet
Mos u prish me vellanë për punë te shokut, sepse shoqeria zhduket, vëllazeria mbeteT
Vetëm puna i pengon njerëzit që të mos mendojnë për gjëra të këqija.
Më mirë është të meritosh e mos të fitosh, sesa të fitosh e të mos meritosh
Trupi shërohet me të punuar, mendja me të mësuar…
Me mirë është të luftosh dhe ta humbësh betejën, sesa të mos luftosh asnjeherë
Politika s’eshte asgje tjeter, pos mjeshteri e rrenes ne çastin e duhur
Budallën mos e vet se t’kallxon vet
Buka në bark, forca në shtat
Buka s’ka turp
Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën
Bukë e kripë e zemër
Bukë e qepë dhe shëndet
Buka prej qielli s’vjen
Bukuria dhe pasuria s’janë përgjithmonë
Bukuria dhe mençuria nuk shkojnë bashkë
Bukuria e gruas duket në mëngjes
Bukuria një ditë, veprat një jetë
Bukuria të habitë, bukuria të koritë
Burgu është varr për së gjalli
Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë
Burgu për burra është
Burrat besojnë se bota është e krijuar vetëm për ta
Burrë i mirë në sofër të huaj mos u bën
Burri lidhet për fjalet, kau për brinjtë
Burri me dy gra, këmishën pa la
Burri në shtëpi, si kërcu i zi
Burri një herë ka lindur, një herë edhe do të vdesë
Burri për gruan është si çatia për shtëpinë
Burri s’matet me pëllëmbë por me zemër
Dërgoi për publikim Gjin Musa, gazetar