Telegram ngushllimi i Shoqatës se Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” me rastin e kalimit në amshim të Kapidan Nikollë Gjomarkajt

0
588

E nderuar familje Gjomarkaj
Te nderuar shqiptarë kudo që jeni

Me rastin e kalimitë në amshim të kapidan Nikollë Gjomarkajt djalit më të vogël të kapidan Gjon Marka Gjoni,idealistit që e theu perdën e hekurt komuniste ne Shqipëri dhe ju bashku babait dhe vellait në Itali e më pasë ne Amerik, drejtuesit per një kohë të gjatë të organit të Blokut Kombtar Indipendent Kapidan Nikollë Gjomarkajt ju shprehim ngushllime te sinqerta me fjalën tradicionale Mirditore Zoti ju laft shnosh.

Kur komunizmi e pushton Shqipërinë Nikolla ishte në moshën 17-vjeçare. Ai në këtë moshë fillon të provoi mbi kurriz vuajtjet e regjimit komunist.Nikolla, së bashku me antarë të tjerë të familjes me gratëdhe fëmijë internohet në kampin e punës së deyrueshme në Berat. Ai më vonë transferohet në kampet e tjera të punës, si: Uznovë, Kuçovë, Shijak, Valias. Sikur të mos mjaftonin këto vuajtje, Nikolla provon sërish vuajte të reja në kampet famkeqe të internimit në Tepelenë dhe Turan, në rrethin e Gramshit në Elbasan.

Ne këto kampe famkeqe te komunizmit që ishinë kampe shfarosëse kapidan Nikoll Gjomarkajt i vdes lokja, nëna, dhe gruaja e vëllait kapidan Mark Gjon Markut, por aji gjen forc dhe arratiset nga ferri komunistë ku pasë shume peripecive te kaluara dhe veshtirsive të shumta mbërrin në Itali dhe i bashkohet aktivitetit kombtar të Blokut Kombtarë Indipendent që udhehiqet nga vëllai i ti i dytë Kapidan Ndue Gjon Marku, ku një rolë aktiv me këshilla dhe sugjerime e kishte edhe babai i ti kapidan Gjon Marka Gjoni.

Gjatë gjithë aktivitetit të Blokutë Kombtarë Indipendent kapidan Nikoll Gjomarku e udheheqi pjesën më të ndishme të saj revistën politike Lajmtari i të Merguemit që ishte organ i Blokut Kombtarë Indipendent.

Në kët revist që u botua disa vite aty u paraqitën përveq aktivitete të Blokut Kombtarë Indipendent edhe analiza politike, të periudhës kohore, lufta e pakompromisë kundër komunizmitë dhe sjelljen e demokracisë në Shqipëri,hapatë që do ti merrnin partit politike në Shqipëri pasë qlirimitë të Shqipëris, bashkpunimi në mesë të organizatave atdhetare shqiptare në mërgim dhe shumë materiale të tjera.E nderuara familje Gjomarkaj kudo që jeni bëhuni të fortë për humbjen e Kapidan Nikoll Gjomarkajt, këti pinjolli me të rijë të kapidan Gjon Marka Gjonit i cili shkoi pasë traditës shekullore te kapidanëve te Mirditës duke vazhduarë gjatë gjithe jetës aktivitetin kombtarë pa pushuarë asnjëher.

Ne emër të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë Trojet e Arbrit pritni ngushllimet tona te sinqerta dhe vellazerore dhe besojm që shpirti i kapidan Nikoll Gjomarkajt tju bashkohet shpirtrave të vëllezërve dhe babait të tij që punuan dhe luftuan për një Shqipëri të shqiptarëve.
Zoti ju laftë shendosh!

Në emër të Shoqatës së Intelektualëve Gjithshqiptarë “Trojet e Arbrit”

Nue Oroshi, Kryetar