Thënie brilante të Sun Tzu-së, që ju garantojnë fitoren në gjithçka

0
763

Bota.al, 07/04/2016

Sun Tzu është pa asnjë dyshim strategu më i madh ushtarak kinez i historisë, i njohur kryesisht për Artin e Luftës, një traktat për strategjinë ushtarake. Kjo vepër çimentoi trashëgiminë e tij si një figurë legjendare në historinë ushtarake kineze dhe vazhdon të ketë një impakt domethënës në historinë dhe kulturën globale. Shijoni këto thënie të Sun Tzusë, që ju ndihmojnë për të patur sukses kudo.

  • Nuk ka asnjë rast të një vendi që të ketë përfituar nga lufta e zgjatur.
    – Të gjithë luftërat janë të bazuara në mashtrimin. Kështu që, kur mundemi të sulmojmë, duhet të dukemi të pamundur; kur përdorim forcat, duhet të shfaqemi inaktivë; kur jemi pranë, duhet ta bëjmë armikun të mendojë se jemi larg; kur jemi larg, duhet ta bëjmë të besojë se jemi afër.
  • Edhe shpata më e mirë, e zhytur në ujë me kripë do të ndryshket.

  • Nëse njeh armikun dhe njeh vetveten, nuk ke pse të kesh frikë nga rezultati i një mijë betejave. Nëse njeh vetveten, por jo armikun, për çdo fitore do të pësosh edhe një humbje. Nëse nuk njeh as armikun, as vetveten, do të humbësh në çdo betejë.
  • Angazhoji njerëzit me atë që ata presin; është pikërisht ajo që janë në gjendje të pranojnë dhe konfirmon projeksionet e tyre. I fut në modele të parashikueshëm reagimi, duke okupuar mendjet e tyre ndërkohë që ti pret momentin e jashtëzakonshëm – atë që ata nuk munden ta presin.
  • Që të njohësh Armikun tënd, duhet që të bëhesh Armiku yt.
    – Luftëtarët fitimtarë fillimisht fitojnë, dhe pastaj shkojnë në luftë, ndërkohë që luftëtarët humbës fillimisht shkojnë në luftë dhe pastaj kërkojnë të fitojnë.
  • Strategjia pa taktikë është rruga më e ngadaltë drejt fitores. Taktika pa strategji është zhurma përpara humbjes.
  • Fitorja më e madhe është ajo që nuk kërkon betejë.

  • Trajtoji njerëzit e tu ashtu si do të trajtoje bijtë e tu. Dhe ata do të të ndjekin edhe në luginën më të thellë.
  • Kur janë të fortë, shmangi. Nëse janë me moral të lartë, përpiqeu t’i fusësh në depresion. Shfaqu i përulur për t’i mashtruar. Nëse janë të shkujdesur, lodhi. Nëse janë të bashkuar, ndaji. Sulmoji në pikën e dobët. Shfaqu për befasinë e tyre.
  • Planet e tua duhet të jenë të errët e të papenetrueshëm si nata, dhe kur lëviz, lëshohu is rrufe.
  • Njih vetveten dhe do të fitosh gjithë betejat.

Ja cilët janë parimet themelorë të fitores:
1. Fiton ai që di kur të ludtojë dhe kur të mos luftojë.
2. Fiton ai që di si të përballojë edhe forca superiore, edhe forca inferiore.
3. Fiton ai, ushtria e të cilit ka të njëjtin shpirt luftues në të gjithë radhët e veta.
4. Fiton ai që pasi është përgatitur vetë, do ta kapë armikun të papërgatitur.

  • Arti suprem i luftës është të nënshtrosh armikun pa luftuar.
  • Një udhëheqës udhëheq me shembull, jo me forcë.
  • Mbaji miqtë pranë, dhe armiqtë edhe më pranë.
    /bota.al