T(h)ika e sulltanit synon edhe Kalanë e Shkodrës

0
1037
Kalaja Rozafa

Nga: NEXHAT HAZIRI, më: 27 JANAR 2017BotaSot.info

Ideja e ndërtimit të xhamisë në Kalanë e Shkodrës mbi monumentin e shpallur si monument kulture kishë-xhami që ndodhet në kalanë Rozafa, është një atak i drejtëpërdrejtë në historinë shqiptare, dhe është një strategji përverse që ka për qëllim, jo vetëm legjitimimin e propogandës fanatike islame të frymës haxhiqamiliste, se gjoja perandoria osmane nuk ishte pushtuese, por erdhi për të vënë rend dhe ligj, por edhe mohimin e vetë egzistimit të shqiptarëve para pushtimit osman.

Pas Prizrenit dhe kërkesës për ndërtimin e xhamisë në kalanë e këtij qyteti, që ka ndezur opinionin me kundërthënje të ashpëra, një epizod i njëjtë këto ditë është shpërfaqur edhe në qytetin e konsideruar si djep i kulturës shqiptare dhe qendër e qytetërimit tone europërendimor, në Shkodrën e humanistëve dhe mendimtarëve të shquar si Marin Barleti, Marin Biçkemi, Gjon Gazullit, të famlartit, homerit shqiptar Gjergj Fishtës, e shumë personaliteteve dhe patriotëve të mëdhenj nga ky qytet, që lanë gjurmë në historinë kombëtare, në rrugëtimin tonë për liri dhe pavarësi kombëtare.

Dhe kjo tendencë nuk është se po e dëgjojmë për herë të parë, kjo është bërë diçka e përditshme, sidomos në Kosovë, dhe na e rikujtonë një imam të xhindosur vehabist të një xhami në Prizren, Irfan Sali, i cili krejtë hapur promovonë ide antikombëtare, duke deklaruar se para ardhjes së turqëve në Ballkan, në Kosovë nuk kishe as 1% shqiptarë, dhe të tjerë fatkeqësisht jo të paktë.

Dhe kjo tendencë shihet qartë edhe te projekti i lanësuar tashmë ditëve të fundit në qytetin e Shkodrës për ndërtimin e një xhami, mbi themelet e një kishe katolike, Kisha e Shën Shtjefnit, që i takon periudhës para invadimit otoman në Ballkan, dhe aq më bizare kjo xhami do të mbajë emrin e kriminelit më të egër që njehë historia e shqiptarëve nën pushtimin otoman, Sulltan Mehmet Fatihut, i cili vrau, masakroi, përdhunoi, deportoi, dhjetëra mijëra shqiptarë në ekspeditat e tij ndëshkuese ndaj popullit tonë për mos bindje dhe kryengritje kundër perandosirë së tij pushtuese. Për fat të keq, emrin e këtij krimineli e mbanë edhe xhamia e madhe në Prishtinë, në kryeqytetetin Kosovës, Republikës së dytë shqiptare në Ballkan.

Dhe kjo xhami, projekti i së cilës do të financohej nga organizata qeveritare turke “TIKA”, e cila është shëndrruar në thikë, me anë së cilës po behët prerje “cezarjane” e historisë shqiptare në periudhat para dhe gjatë pushtimit otoman në trojet shqiptare, konform interesave të Turqisë dhe rehabilitimit të periudhës 500 vjeçre të sundimit turk tek ne, dhe po ashtu është shëndrruar në mjet për të shtrirë ndikimin sa më të madhë në Kosovë dhe në Shqipëri, politika diktatoriale e presidentit aktual turk Rexhep Taip Erdoganit.

Imami i Myftisë së Shkodres, Muhamed Sytari, inicuesi i këtij projekti, sigurisht me direktivë edhe nga qarqet turke të influencuara nga qeveria diktatoriale e neo–Sulltanit Rexhep Taip Erdoganit, ndërtimi i kësaj xhamie, sipas tij konsederohet si e rëndësishme për trashigiminë tonë shpirtërore dhe kombëtare. Çfarë marrëzie i ketij sejmeni të Sulltan Erdoganit, që më së paku mund t’i thuash mos u bën si Gomari i Babatasit. Për shqiptarët, trashigimia e pushtuesve, të çfardo elementi qofte, kurrë nuk mund të bëhët trashigimi shpirtërore e as kombëtare, pra as kjo xhami që dikur ishte dhe konsiderohet edhe sot, sinonim një pjesë të errët dhe të dhimbëshme të historisë së shqiptarëve nën pushtimin otoman, dhe që ishte ndertuar dhunshëm, si mjetë për asimilim jo vetëm fetar por edhe kombëtar të shqiptarëve.

Pa dashur ta bëjë historianin, për shumë kë, pra edhe për mua, është e pakuptueshme, çfarë i shtyn imamët shqiptarë, që më aq zell, si puna e këtij Muhamed Sytarit, por edhe të paudhëve të tjerë, në përpjekjet e tyre për ta rehabilituar një pushtues dhe trashigiminë e tij apo të sajë, siç ishte perandoria osmane. Me këto veprime të tyre antikombëatre, po dëshmojnë se mund të jenë, apo më mirë të themi janë në sherbim të çdo kujtë, dreqit e t’birit, por jo në shërbim të shqiptarëve dhe komunitetit fetar që ata përfaqsojnë, pra edhe me këto ide për të ndertuar xhami në kala, siç është ajo në Prizren dhe kjo në Shkodër.

Sigurisht, jo për nevojat e njerëzve për t’i kryer ritet tyre fetare, pasi ka xhami të mjaftueshme gjithandej qytetit, në këtë rast në Shkodrës, por edhe në atë të Prizrenit, si rezultat i investimeve të pakontrolluara turko-arabe, që tashmë janë kthyer në problem si stimulus të islamit radikal në vitet e fundit. Mos vallë, këto në kala, larg syrit të opinionit do t’ua bëjnë më të lehtë për t’i zhvilluar doktrinat e tyre fundamentaliste, për t’i indoktrinuar të rinjtë me idetë erdoganiste për Shqipërinë dhe Kosovën si çifligje të Turqisë, për t’i indoktrinuar shqiptarët e besimit islam me idenë e një kalifati islamik në trojet shqiptare, apo edhe për të rekrutuar xhihadistë për luftë në emër të All-llahut në Tokat e Shamit gjithandej shkretirës arabe.

Këto ide nuk i kontribojnë forcimit të hartmonisë ndërfetare të shqiptarët, siç është ndertimi i xhamisë në kalanë e Shkodrës, që është një provokim jo vetëm për qytetarët e Shkodrës, por për gjithë shqiptarët në përgjithësi ashtu siç ishte edhe treni serb që tentoj të hyjë në Kosovë, me mbi shkrimin “Kosova është Serbi”. Prandaj si i tillë, qeveria shqiptare, kryeministri Rama duhet ta shpallë të papranueshëm, dhe këtë t’ia përcjellë edhe “vellaut të madh” Erdogan, pasi ky i fundit një ditë mund të kërkojë nga kryeministri Rama, që të bëhet “synet” për të mos shkuar në atë dynja (botën tjetër) si “kaurr”.