TRASHËGIMIA

0
861

PROF. DR. ALFRED XHOMO
1938 -2008
homazh me rasti e 10-vjetorit te ndarjes nga jeta

. ESE .
NGA
FASLLI HALITI

Parcelat eksperimentale të Institutit të Kërkimeve Bujqësore «Ivan Miçurin», për krijimin e kultivarëve ose llojeve të reja të grurit, krijonin një dekor të bukur të blertë në periferi të qytetit të Lushnjës.Gruri diku ishte rud, diku me hala, diku i gjatë, diku i shkurtër, diku i butë, diku duro ose i forte që i rezistonte lagështisë, rrëzimit nga shirat me erëra të forta.

Së bashku me krijimin e Institutin të Kërkimeve Bujqësore në qytetin tone, në vitin 1956, erdhi dhe filloi punën shkencore në sektorin e krijimit të llojeve të reja, agronomi i ri Alfred Xhomo i cili sapo kishte mbaruar studimet shkëlqyeshëm në Institutin e
Lartë Bujqësor të Kamzës.

Kjo qendër shkencore u vendos në ndërtesën e ish shkollës bujqësore amerikane dhe ish spitalit gjerman gjatë viteve të Luftës, ndërtesë kjo me bukuri të mahnitshme, për banorët e qytetit. Por nuk ishte vetëm ndërtesa ajo që i mahniste banorët e qytetit fushor me bukurinë dhe arkitekturën e saj, por dhe mjedisi rreth saj me pemë frutore, dekorative:

Prof. Dok. Alfred Xhomo me bashkëshorten, kolege,
Dok. Zhaneta Xhomon

portokalle, mandarina,bajame, shegë; me një llojë dardhe së cilës, specialistët e frutikulturës i kishin dhënë formën një kandelabre, pas të cilave vinin palmat, trëndafilat, e një mori lulesh. Thuhej se kopshti i kësaj qendre shkencore të kujtonte kopshtet e varura të Semiramidës së Babilonisë. Ne banorët e thjeshtë, por të uritur për të bukurën, nëse nuk i njihnim kopshtet e Semiramidës, njihninm, kopshtin dhe mjediset e Qendrës shkencore të qytetit tonë dhe, të tilla i përfytyronim edhe kopshtet e varura të vetë Semiramidës. Dhe së bashku me parcelat eksperimentale të grurit e të kulturave të tjera, tabloja e Qendrës shkencore, jo vetëm plotësohej, dukej edhe më e përsosur, e epërme se sa Kopshtet e varura të Semiramidës; në optikën tonë ajo ishte mrekullia e tetë e botës.

* * *

Specialisti i huaj, i grurit Maljani, së bashku me specialistët vendas i la zyrat dhe u nis për të parë fushat eksperimentale të «Institutit të Kërkimeve Bujqësore» në Lushnjë. Ishte shumë korioz t’i shihte, sepse bashkëpunëtorët e tij të ardhur më parë për vizitë, i kishin folur shumë mirë për këto fusha…

Agronomi i ri Alfred Xhomo. kishte dëgjuar për këtë profesor të shquar, kishte lexuar artikujt e tij nëpër revistat spanjolle, italiane, gjermane, franceze. Dhe ja tani e kishte fare pranë; bërrylet e tyre, gati, takoheshin me njeri-tjetrin. E kishte përfytyruar jo kështu të zakonshëm në pamje… Por llojet e tij kërkoheshin e mbilleshin kudo nëpër botë. Pikërisht kjo e bënte agronomin e ri Alfred Xhomo ta përfytyronte atë si një njeri jo si gjithë të tjerët.

Pasi specialisti i huaj pa morinë e kallinjve u shpreh se, specialisti i llojeve të grurit,veç anës shkencore, aftësisë për të bërë e ndjekur eksperimentet, duhej të kishte intuitë dhe sy të mprehtë. Ai duhet të dallonte kallirin më të mirë midis morisë së kallinjve të zakonshëm. Ai duhet të dallojë kallirin më të veçantë mes morisë së kallinjve të zakonshëm, gjë që agronomi i ri Alfred Xhomo, si specialist i kultivarëve, llojeve të reja të grurit e ndjente se i kishte këto dy të dhëna apo cilësi, kjo ishte dhe arsyeja që ai e vlerësoi si një postulatë këtë thënie të profesorit të shquar të grurit dhe e shënoi atë në bllokun e tij, ku përshkruante çdo ditë ndryshimet që vinte re në parcelat e tij eksperimentale.

S’linte pa shënuar, sidomos, ngjyrën që merrte gruri. I jepte shumë rëndësi ngjyrës që tregonte gjendjen shëndetësore të grurit. Vatrat e verdha të grurit, agronomi i trajtonte me një dozë më të madhe plehu, me qëllim që të unifarmizonte ngjyrën. Dhe kur e shihte grurin që merrte ngjyrën e shëndetshme të gjelbër, agronomi i ri gëzohej si ai mjeku kur ia del t’i kthejë shëndetin pacientit.

Mes fushës eksperimentale ai po merrte çdo ditë e më shumë hijen e princit, mes eksperimententuesve…

Befas profesor Maljani tha:

«Eksperimentet e mia i ndjek djali im dhe një zbatues i talentuar. Djali im nuk ka as intuitën as syrin e mprehtë, kurse zbatuesi im i ka të dyja: syrin e mprehtë dhe intuitën e thellë.
Midis gjithë asaj morie kallinjsh të fushës eksperimentale, ai arrin të dallojë kallirin që na duhet…

Kupohet !.

Pasurinë, do t’ia lë trashëgim djalit tim
Zbatuesit tim do t’i lë trashigim eksperimentet, shkencën, do t’i lë, pra, pasurinë e patundshme që nuk shteron.
Kapitali bën firo, kurse shkenca ka hap të gjatë, ajo ecën, bën përpara, sidomos kur e lë në duar të sigurta…»

Këto impresione të mbajtura në takimin mes fushës eksperimentale të grurit me profesorin e huaj, si krijues e si shok i agronomit të ri Alfred Xhomo, i dërgova për botim në gazetën lokale.
Redaktori i gazetës lokale, e lexoi esenë time. U mendua pak dhe me entuziazëm, siç m’u duk mua tha: Bukur, drejt e ka Profesor Maljani. Më pa në sy dhe me buzën në gaz më tha për së dyti: Mirë, drejt, e ka specialisti i shquar; paret të birit, shkencën më të aftit.

Mirë.Pasi ta përgatis shkrimin për botim, do t’ia paraqes kryeredaktorit të gazetës i cili vendos për botimin ose për mosbotimin e një shkrimi. Kryeredaktori pasi e lexoi shkrimin.

Duke vënë dhe ai buzën në gaz tha:
Mirë, drejt, e ka specialisti i shquar; «Paret do t’ia lë djalit, kurse shkencën do t’ia lë trashigim më të aftit: zbatuesi tim».
Por kjo ndodh në kapitalizëm, kurse ne jemi në socializëm shoku redaktor.
Dhe vuri kryqin shkrimit.

Tetor 2018